Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama nga Budapesti: Për Shqipërinë nuk bën dallim kush vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, mundësi e madhe për Evropën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama nga Budapesti: Për Shqipërinë nuk bën dallim kush vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, mundësi e madhe për Evropën
Lajmi i funditPolitike

Rama nga Budapesti: Për Shqipërinë nuk bën dallim kush vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, mundësi e madhe për Evropën

Published: November 7, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet në SHBA dhe krizën politike në Gjermani gjatë një deklarate për gazetarët në Budapest, ku ndodhet për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Europian.

“Jam më i gjati mes gjithë këtyre, por përfaqësoj një vend të vogël”, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se: “S’më takon mua të flas për gjëra të tilla kaq të mëdha si ajo që po ndodh në Gjermani apo SHBA”.

Megjithatë, Kryeministri theksoi se zgjedhjet në SHBA mund të jetë një mundësi për të riformësuar shumë gjëra dhe për ta parë botën paksa ndryshe.

- Publicitet -

Ai u shpreh se Europa po bëhet më e vjetër dhe ka nevojë për më shumë energji për të vendosur në lëvizje gjërat.

Edi Rama: Unë jam më i gjati mes gjithë këtyre por përfaqësoj një vend të vogël. S’më takon mua të flas për gjëra të tilla kaq të mëdha si ajo që po ndodh në Gjermani apo SHBA. Në fund të fundit të fundit, besoj se Gjermania, SHBA-të, të gjitha këto vende të mëdha janë mjaftueshëm të forta për të kapërcyer të tilla situata. Kjo do të ndihmojë gjermanët të bëjnë më shumë dhe të kuptojnë se kanë një vend të madh.

Besoj se ajo çfarë është thënë dhe diskutuar përpara zgjedhjeve europiane shkoj shumë larg, ajo që ndodhi në zgjedhjet në SHBA mund të jetë një mundësi për të riformësuar shumë gjëra, për ta parë botën paksa ndryshe, për ta parë Europën paksa ndryshe. Europa po bëhet më e vjetër, ka nevojë për më shumë energji dhe më pak rregullime, ndoshta është mundësi për të vendosur në lëvizje gjërat.

SHBA-të janë SHBA, dhe në fund të fundit mendoj se SHBA-të janë të të forta se çdo kush që është në Shtëpinë e Bardhë nga njëra anë dhe nga ana tjetër ajo që ndodhi në SHBA mund të jetë një gjë shumë e mirë për Europën.

Për kryeministrin Rama fitorja e Donald Trump nuk përbën asnjë ndryshim, pasi sic u shpreh ai shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë dhe kushdo të jetë në Shtëpinë e Bardhë nuk bën dallim.

“Për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë, sepse asgjë nuk ndryshon. Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë, kështu që kushdo që të jetë në Shtëpinë e Bardhën  nuk bën dallim të madh për ne. SHBA janë SHBA. Ne jemi shumë më pak të prekur nga ky emocion”, tha Rama.

Rama u shpreh se fitorja e Donald Trump nuk duhet parë si diçka shqetësuese, pasi mund të jetë diçka e mirë për Evropën.

“Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm. Përvoja më thotë që kur ishte president dhe të gjithë thonin se NATO do të bëhej më e dobët, NATO u bë më e fortë.

Kështu që le të shohim dhe të mos bëhemi histerik para se të shohim realitetin. SHBA janë SHBA dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërish e keqe për Evropën, mund të jetë me e mirë për Evropën”, u shpreh kryeministri.

I pyetur se çfarë do ti thotë Presidentit të Ukrainës, Rama u përgjigj: Zelenskyt ja kam thënë, nuk është për tu shqetësuar për shkak të tij, por për të reflektuar dhe për të bërë shumë më tepër për të  pasur një Evropë më të fortë. Kur u zgjidh herën e parë të gjithë po dridheshin se ndoshta NATOs do ti vinte fundi, por NATO u bë më e fortë. Ajo që ka ndodhur në SHBA nuk duhet ta shohim shqetësuese. Mund të jetë një mundësi e madhe për ti bërë gjerat ndryshe për ne dhe botën.

Pjesë nga komunikimi me gazetarët

-Samiti i tjetër i komunitetit është në Shqipëri. Cilat janë objektivat, ndryshimi i klimës, të tjera?

 Kryeministri Edi Rama: Po. Po marrim stafetën këtu për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri gjysmën e parë të vitit që vjen, dhe sigurisht ka shumë gjëra për të diskutuar. Ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve evropiane, sigurisht, por ka edhe çështje të tjera për të diskutuar. Ne jemi shumë krenarë që të kemi mundësi që ta mikpresim këtë takim.

 -Pyetje lidhur me zgjedhjen e Presidentit  të ri të Amerikës.

 Kryeministri Edi Rama: Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta, jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm. Përvoja më thotë që kur ishte president dhe të gjithë thonin se NATO do të bëhej më e dobët, NATO-ja u bë më e fortë. Kështu që, le të shohim dhe le të mos bëhemi histerikë përpara se të shohim realitetin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërisht diçka e keqe për Evropën. Mund të jetë një gjë shumë e mirë për Evropën.

 -Po çfarë do t’i thoni Zelenskit sot, kur të vijë? Çfarë do t’i thoni të atij?

Kryeministri Edi Rama: Ja kam thënë, mendoj që nuk është domosdoshmërisht diçka për t’u shqetësuar për shkak të tij, por diçka për të reflektuar, për të bërë shumë më tepër për të pasur një Evropë shumë më të fortë. Kur u zgjodh herën e parë, të gjithë po dridheshin, sepse ndoshta NATO-s do t’i vinte fundit, por NATO-ja u bë më e fortë.

Ndaj, nuk mendoj se ajo çfarë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është diçka që duhet ta shohim si shqetësuese. Në të kundërt, mund të jetë një mundësi e madhe për të bërë gjërat ndryshe për ne dhe për botën.

 -Po lidhur me stabilitetin në Gjermani, me rënien e koalicionit?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, unë jam Kryeministri i Shqipërisë. Jam më i gjati mes tyre, por përfaqësoj një vend të vogël, kështu që nuk më takon mua të mendoj për të gjitha gjërat e mëdha. Për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë, sepse asgjë nuk ndryshon. Shqiptarët janë komuniteti më pro-amerikan në Evropë, kështu që kushdo të jetë në Shtëpinë e Bardhë, nuk bën ndonjë dallim të madh, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu që ne jemi shumë më pak të prekur nga këto lloj emocionesh, sepse për ne është e njëjta gjë.

-Si e shihni propozimin për migrantët?

Kryeministri Edi Rama: Pyesni Giorgia se po vjen tani.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Detari says:
    November 7, 2024 at 11:36 am

    bithelepires pa karakter, si shumica e popullit sqiptar.

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    November 7, 2024 at 12:37 pm

    Histeriku bertet: mos u beni histerike! E qyfyre qe ka kjo bote!

    Reply
    • pilo Lala says:
      November 7, 2024 at 12:59 pm

      Europa e ka kuptuar qe mendja e Edit ne planin Nderkombetar, eshte nje ze i mencur qe e ka te qarte si i shkojne punet Europes.
      Artikulimi i tij eshte shume i sakte, i drejtperdrejte, prandaj te gjithe e duan prane, te kembejne opinione, perfshire drejtuesit e Gjermanise, Frances, dhe ftesa e vecante sot e bere nga Urban.
      Disave nuk ju besohet qe kjo po ndodh, por eshte e vertete, nuk mohohet.
      Sot Edi Rama me marrveshjen me Italine per refugjatet po i jep leksion Europes si te veproj me emigrantet.
      Strategjia e Edi Rames me emigrantet ka filluar me marrveshjen me Angline, ku u nenshkrua qe cdo refugjat nga Shqiperia do te riatdhesohej, dhe ne fakt numri i refugjateve nga Shqiperia ne Angli ka nje renje rreth 60%.
      Nderkohe modeli i Shengjinit, po studjohet nga Keshilli Europes, te ndertohet nje kamp model si ai i Gjadrit, dhe te aplikohet ne disa venda jashte BE, por afer me Europen. Ne listen e vendeve te propozuara jane Egjypti, Turqia, dhe nje vend tjeter i papercaktuar ne veri te Afrikes.

      Reply
      • Pensionist i Michiganit says:
        November 7, 2024 at 1:32 pm

        Pilooo, bjeri shkurt, se nuk je ne mbledhje partije ketu, he te keqen, kujdes mos djeg pilafin.

        Reply
  • mali says:
    November 7, 2024 at 12:48 pm

    Shqiperine e ka ne rregull,tani I mbeti rradha t’i jape mend europes c’fare duhet te beje.
    I thekur per t’u dukur para gazetareve.

    Reply
  • demo says:
    November 7, 2024 at 1:13 pm

    Ku te nxe Gjermania me SHBAne tyja reeee!Jaaalla ay sateliti qe ka dale nga Sisitemi Diellor,,zbulofte ndonje Planet andej nga Harusha Madhe,,VETEM PER TY.
    Hem thote nuk jap dot mend,,Hem jep mend.

    Reply
  • Artan says:
    November 7, 2024 at 1:25 pm

    E kam kapur pak komunizmin,po lexova qe popullit i thuhej se ishte i vogel per nje udheheqes aq te madh si Enveri,qe meritonte te ishte udheheqesi i Kines,madje mbare botes.Edhe shallvaregjeri eshte shume i madh per ate popull aq te vogel,e meriton te jete udheheqesi i Indise dhe mbare Azise.

    Reply
  • Laçamia first... says:
    November 7, 2024 at 2:44 pm

    Aman o demo jo ke arusha e madhe, as ke e vogla, se e kanë gabzherin e madh ato do na e kollofisin satelitin si ngjalë lalzi.

    Ndryshe nga fanari i vjetër ndriçues që u shkërmoq si kalá prej rëre, ky i riu e ka vendin në hënë. 💫 Wow, hëna, hapësirë pa fund, bollëk, atje mund tê shesë e të blejë pa problem male, fusha, liqene, e çfarë t’i zërë syri e çfarë t’i kapë imagjinata. Që nga hëna ky goxha satelit sa një zdap do ndriçonte e do e furnizonte gjithë botën me “receta pa fund”, e kështu njerëzia (e sidomos journalizmi) do shpëtonte një herë e përgjithmonë nga padituria.

    Reply
  • Aldrinp says:
    November 7, 2024 at 2:58 pm

    Vetem nese e mban si gje te rendesishme ate fjalimin qe mbajti ne Ukraine ku pajtoi Rusine me Ukrainen,, dhe …Lufta Mbaroi
    Pervoja i thote, qe kur ishte Tramp per here te pare Nato u be me e forte.
    Mua nuk me ka “thene gje” pervoja per kete. Me sa di une Tramp punoi “fort”, sic e thone keto kurvat elitare te Tirones, qe te degradonte Naton.
    Nga pervoja, jo me tha pervoja, e para kjo
    E dyta, Rama nuk eshte fytyra e Natos, qe i ka kaluar ne kurriz gjithe hallet dhe lufterat e Natos.
    Tjeter e ben strategjine dhe politiken e Natos, tjeter gje ka perjetuar Rama. Pra, nuk i tha pervoja.. se nuk i flet pervoja njeriu ne shqip, po nuk ka targat te marri persiper detyrat dhe misionet e Natos. As ka ushtruar mandat si i Natos ne ndonje mision nderkombetar.
    Fakt eshte qe Serbia ka mprehur armet, dhe qipot vazhdojne akoma luften kunder Enver Hoxhes.
    Satirike te medhenj, per bese.
    Dale sa te kercasi, pastaj do thone “duhet gjuhe diplomatike” sa te falet gjysma e Shqiperise ne fillim, pastaj e gjitha.
    Serbet nuk i duan shqiptaret, do i qerrojne sic kane bere me pare, asgje nuk ka ndryshyar

    Reply
  • mali says:
    November 7, 2024 at 4:55 pm

    Pa shikoni foton : koke me koke tre …..
    Ku turku e greku u heq grabashka nga ana e vet sepse per kete e kane votuar popujt.
    Ky toni ri si i dhjere ne breke se eshte I pa afte te mbroje vendin e vet .
    Ne trurin e tij punon vetem te shese nga shqiperia .

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    November 7, 2024 at 9:22 pm

    Mali , qen i qelbur , zagar i fëlliqur , mut muti që vetëm zeher nxjerr nga goja , q.ftë India ç’të përmban pragu .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Shifrat e një Shqipërie që po tkurret: Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?