Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama nga Kievi: Vendet e Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë banesat në Irpin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama nga Kievi: Vendet e Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë banesat në Irpin
Politike

Rama nga Kievi: Vendet e Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë banesat në Irpin

Published: June 15, 2022
Shpërndaje

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë ndërtesat e banimit në Irpin, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë shtypi të mërkurën në Kiev.

“Ne e pamë Irpin, Borodianka me sytë tanë. Më vjen mirë që pranuat propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet tona dhe për të ndërtuar një lagje ose shtëpi të ndara në Irpin nga vendet tona”, tha ai duke iu drejtuar Zelenskit.

“Ne duam ta bëjmë këtë në një mënyrë ballkanike, pa burokraci të panevojshme”, tha kryeministri i Shqipërisë.

- Publicitet -

“Ndihem i privilegjuar së bashku me Dritanin dhe Dimitrin i cili për arsye objektive nuk mundi të ishte me ne si kryeministra të 3 vendeve të natos nga vendet e ballkanit që gjendemi këtu me ju e të dëshmojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë për ju dhe për popullin ukrainas. Siç ua thashë personalisht hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është aspak e mjaftueshme por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës tuaj. Jam mjaft mirënjohës për mikrpitjen bujare dhe dëshirën për të ndarë me ne një pjesë të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin.

Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet e fëmijët.  BE dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa shumë burokraci dhe të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerave.  BE e shumë të tjerë janë tashmë pjesë e kësaj përpjekjeje. Le të jemi të parët që e bëjmë këtë dhe kjo ndoshta do përshpejtojë përpjekjet e të tjerëve. Jemi këtu të shprehim mbështetjen e plotë që BE ti japë Ukrainës statusin e vendit kandidat”, tha Rama.

“Nuk duhet të spekuplojnë që BE nuk e ka mbajtur fjalën për ne. këto janë dy çështje krejt të ndara. Ne nuk jemi të kënaqur me BE, por ndërkohë jemi plotësisht të angazhuar ndaj rrugëtimit evropian. Nga ana tjetër e kuptojmë plotësisht këtë dëshirë të zgjarrtë të Ukrainës. Kur të merrni statusin do të përballeni me realitetin. Nga ana jonë keni mbështetje. Jam krenar të ndaj me ju që Shqipëria si anëtare e KS, është tejet e priviligjuar ti japë zë rreth asaj tryeze shqetësimeve dhe kërkesave të popullit ukrainas për paqe”, shtoi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se kishte rreth 10,000 refugjatë ukrainas në Mal të Zi, duke shtuar se vendi i tij ndjehej sikur “po priste njerëz vendas”.

“Ju keni miq. Na besoni, ne kemi pasur përvojë të ngjashme 30 vjet më parë. Ne e dimë se çfarë është lufta, agresioni dhe krimet e luftës”, tha Abazoviç.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mirel says:
    June 15, 2022 at 6:44 pm

    Solidaritet dhe ndihme konkrete brenda mundesive per Ukrainen. Bravo.

    Reply
  • Boss says:
    June 15, 2022 at 9:06 pm

    Ne skemi mundesi te ushqejme njerzit tane dhe ky drogaxhi psikopat do te rrembej leket tona dhe tia jap Ukraines qe e kemi Armike

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    June 15, 2022 at 10:06 pm

    Nje mundesi me shum qe ju premton Edi Rama. Urojme qe lufta te pushoje sa me pare e te mos vriten njerze te riej nga te dy palet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
  • Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  • Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  • Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, s’e kam pirë ujin me lekët e shtetit
  • Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. Artan on Përtej Kushnerit dhe zogjve
  2. Artan on VIDEO: Përplasje fizike në ambjentet e GJKKO, vëllezërit gjakosin të pandehurin brenda kafazit
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI dhe HORRI on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. Dashi on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  5. Ethem Lalaj on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?