Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama nga Kuvendi: Do propozojmë taksim zero për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama nga Kuvendi: Do propozojmë taksim zero për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra
KryesorePolitike

Rama nga Kuvendi: Do propozojmë taksim zero për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra

Published: June 16, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare për t’u përballur me ato që deklaroi më herët gjatë seancës deputetja demokrate Jorida Tabaku  rreth raportit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021.

Rama ka reaguar pas deklaratave të deputetes së PD-së Jorida Tabaku, e cila përmendi faturën e arbitrazhit ndaj Becchetit, inflacionin, ikjen e shqiptarëve dhe tha se “para se të bëjmë liderat në Kiev e çdo qytet tjetër të botës, lideri duhet bërë këtu, vendimet e rëndësishme duhen marrë këtu”.

“Zonja Tabaku nuk e kuptova pse e ulët befas nivelin e komunikimit duke folur për budalliqe sepse minimumi besoj, shifrat dhe faktet meritojnë konsensus pastaj interpretimet janë çështjes tjetër. Këtu e mora fjalën se dëgjova një shifër nga ato që ju prodhoni 380 mln euro fatura arbitrazhi, 385. Ku është kjo faturë? nëse më tregoni faturën faktike, jo hamendje dhe konkluzione të bazuara mbi hamendje. Ju nuk mund t’i thoni dot parlamentit dhe publikut që ka një faturë 385 mln euro për arbitrazhe që qeveria po e paguan. Qeveria pavarësisht se në mënyrë të përsëritur, bashkërisht ju, mbase dhe personalisht keni lajmëruar se po paguhet një marifetçi i madh si ai që e përdorët edhe për të çoroditur njerëzit para zgjedhjeve, unë po ju them që zero, asnjë qindarkë nuk i është paguar as Becchetti, as dikujt tjetër. Zero, por jo vetëm zero, ndërkohë ballafaqimi vazhdon. Vazhdon në çdo hapësirë ku ka mundësi të zhvillohet një ballafaqim legal. Keqardhje për këtë zonja Tabaku se ju dhe lexoni shumë dhe mbani shumë shënime dhe për një njeri që lexon shumë dhe mban shumë shënime të flasë për 385 mln euro që faktikisht nuk ekzistojnë është pak e sikletshme”, tha Rama.

- Publicitet -

Rama tha se shumë shpejt do të propozohet taksim zero për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra.

“Nuk ka në rajon taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe së shpejti, pas pak ditësh do të sjellim propozimin për të zeruar deri në 500 mijë lekë”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Pinoku says:
    June 16, 2022 at 11:31 am

    Me kete taksimin zero deri ne nje fashe perfitojne nje pjese e njerezve ne kurriz te te tjereve qe nuk perfitojne asgje nga keto politika ekonomike harbute te qeverise tende ore pinok. Kjo i shtyn dhe bizneset private per te bere mashtrim me deklarimin e pagave (duke i ulur nen fashen 50000) ne menyre qe te perfitojne nga taksimi jot i pavlere . Me pak fjale rrit informalitetin sic e ke bere deri tani i ndershmi e ha mashtruesi perfiton . Kete punen e Begetit e di qe ti si jep leke por ai po ti merr me stil dhe ti ore mashtrues e di fort mire . Gjitha ka per ti marre koker me kokerr. Mjer ky popull qe e mbyten sharlatanet si ne pozite ashtu dhe ne opozite .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • GJKKO refuzon pesë kërkesat e Erion Veliajt
  • Sekuestro 150 milionë euro pasuri, SPAK godet perandorinë financiare të emrave të trafikut ndërkombëtar
  • Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  • Rasti Koçeku dhe Rama

Komentet e Fundit

  1. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  2. Vlora Vlora on Rasti Koçeku dhe Rama
  3. Vlora Vlora on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  4. Aldrin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. ¿? on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?