Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Nga Shtëpia e Fëmijëve te pallati i ri i Sportit dhe Biblioteka Kombëtare, ja projektet që priten të zbatohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama: Nga Shtëpia e Fëmijëve te pallati i ri i Sportit dhe Biblioteka Kombëtare, ja projektet që priten të zbatohen
AktualitetPolitike

Rama: Nga Shtëpia e Fëmijëve te pallati i ri i Sportit dhe Biblioteka Kombëtare, ja projektet që priten të zbatohen

Published: January 29, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se me këtë projekt do të krijojnë kushte më të mira për fëmijët që janë jetimë.

Ai përmendi edhe disa projekte të tjera nga pallati i ri i sportit, Bibliotekën Kombëtare dhe vepra të tjera.

- Publicitet -

Duke e cilësuar Shqipërinë si një pikë referimi për arkitektët, kryeministri tha se arkitektët e rinj të vendit kanë mundësinë të mësojnë nga “mjeshtrit” e huaj.

“Një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës është fakti se arritëm të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve që janë tanimë në një fazë të avancuar dhe një pjesë e tyre janë gati të marrin lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna.

Falë këtij procesi do të kemi një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të re, Bibliotekën Kombëtare, një mjedis i shumë nevojshëm prej vitesh, si dhe një tjetër vepër të spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por të arkitekturës bashkëkohore. 

Do të kemi po ashtu një kompleks të ri zyrash për administratën dhe një numër të konsiderueshëm institucionesh. Do të kemi Pallatin e ri të Sportit, një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen e jurisë, si dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik.

Ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët, si dhe për korpusin e ri të inspektoriateve, dhe dua të falënderoj kryeinspektorin që për 10 vite rrjesht drejtoi një institucion që lindi nga hiçi.

Ndërkohë që zhvillohen projekte dhe lidhen marrëveshje të reja dhe Shqipëria është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës, Shqipëria është njëkohësisht edhe një universitet i hapur që i jep mundësi arkitektëve të rinj që, përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, të marrin dije dhe të përfitojnë eksperienca që nuk i ofron asnjë praktikë pune”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?