Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Gjermanisë, pasi ditën e enjte, më datë 3 Nëntor 2022, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Scholz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjithçka është parashikuar të nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit, ndërsa pjesëmarrës, përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor, pritet të jetë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Sipas agjendës, ky samiti do të ndahet në dy pjesë, ndërsa fokusin kryesor pritet të marrë edhe situata aktuale energjitike, për të krijuar mundësinë e një bashkëpunimi më të gjerë mes vendeve europiane dhe atyre të rajonit.
Gjithashtu në diskutim do të jenë edhe disa marrëveshje, ndër to ajo që parashikon lëvizjen e lirë me kartë identiteti si dhe njohjen e diplomave mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
j.l./ dita

Me shume eshte takuar Rama me lideret boterore se Berisha me Bashen .
Si duroj e qëndroj deri tani mbyllur brënda vëndit, turisti profesionist non stop i nivelit global, Edi Rama. Le të vej me vrap me çarterin në dispozicion me suitën e oborrtarëve e konkubinave të oborrit mbretëror në Berlin, ti jap ca mësime për të zgjidhur problemet e brëndshme nuses BE si dhëndrr kollovar që është, sapo futur në gjirin e saj dhe ajo, nusja BE të bëj sevap, 80 miljon euro i dha për energjin dhëndrrit që do ti mar për të menaxhuar specialisti i oborrit mbretëror të dinastis Rama, kusari profesionist Ilir Beqja, edhe ca miljona të tjera subvencione për thesin e dhëndrrit kollovar në këtë takim të rëndësishëm në kuadrin e nismës së Berlinit. O burra daj Sholci i nuses BE, ma mbani me pekuli dhëndrrin, paguajeni mirë sikurse ka kërkuar haptazi , që të deportoj edhe skllevër të tjerë shqipëtar që të rinohet Gjermania e plakur dhe të punojnë për kapitalistat gjermanë që kan ngelur mangut me fuqin punëtore.
Sot bota e kusarisë është bër ndërkombëtare dhe zanat i kryeministrave, presidentëve përveç oligarkëve që e kan profesion dhe Edi Rama është pjesë integrale e rëndësishme e kësj bote dhe ndihet si veshka në mes të dhjamit, madje në avangard të kësaj bote kriminale. Edhe lufta në Ukrainë është stisje e tyre makabre për të shtuar grabitjet e miljarrda fukarenjve të botës nga një grusht kusarësh qeveritarë e biznesmenë. Takim i ri, miljarda të tjera për kusarin Edi Rama dhe kusarët e tjerë që mblidhen në Berlin, grabitje të reja për shqipëtarët e të gjithë popujt e Europës që ata qeverisin, sebepi , lufta në Ukrain që ata vetë me dinakri, në bashkpunim me kapitalistët oligark rus të Putinit e nisën dhe po u vete mbar , vetëm kusari Edi Rama u vodhi fukarenjëve se bëhet luftë moreeee…. 460 miljon euro mbi vjedhjen normale që do të bënte po të mos kishte luftë.
Udhë të mbar turistit profesionist non stop i nivelit global Edi Rama dhe mos u kthefsh më se je mallkim i shqipëtarëve.