Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama njofton ndarjen e AKSHI-t në dy pjesë: Nisim një fazë të re të transformimit dixhital
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama njofton ndarjen e AKSHI-t në dy pjesë: Nisim një fazë të re të transformimit dixhital
Lajmi i funditPolitike

Rama njofton ndarjen e AKSHI-t në dy pjesë: Nisim një fazë të re të transformimit dixhital

Published: May 31, 2026
Shpërndaje

Ndërsa foli për kompaninë “Albanian Digital Solutions”, të cilën e konsideroi një kapitull të ri për të ardhmen digjitale, kryeministri Edi Rama tha në “Shënimet e Javës” se AKSHI do të ndahet në dy pjesë.

Sipas tij AKSHI do të jetë drejtuesi, rregullatori dhe monitoruesi i cilësisë, ndërsa “Albanian Digital Solutions”, ADS-ja, do të jetë praktikisht truri që do të prodhojë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhjet e nevojshme dhe, nga ana tjetër, do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve tona.

“Këtë javë prezantuam edhe një kompani të re publike, “Albanian Digital Solutions”, një kompani të re publike që shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar.

- Publicitet -

Pas ndërtimit të platformave dhe pastaj dixhitalizimit të mbi 1200 shërbimeve publike, të cilat jepen prej disa vitesh tashmë drejtpërdrejt nga celulari apo kompjuteri përmes e-Albania-s, sot kemi hedhur një tjetër hap për të hyrë në një etapë ku tanimë kapacitetet e reja teknologjike do të na japin mundësinë që të transformojmë thellësisht edhe qeverisjen elektronike të vendit, duke krijuar, në shërbim të këtij qëllimi, një kompani publike që do të jetë një qendër ekselence për talentet shqiptare të teknologjisë dhe që do të mbulojë sferën publike të nevojave dhe të inovacionit në shërbimet publike, të inovacionit në qeverisjen e vendit në të dyja nivelet dhe të inovacionit në shërbim të një transformimi të jashtëzakonshëm.

Sot kemi një rritje të ndjeshme të aplikimeve për programet e inovacionit. Mbi 1100 aplikime kanë ardhur vetëm në ciklin e fundit të granteve për programin “Startup Albania” dhe të gjitha këto na tregojnë se kemi fituar gradualisht një terren ku e kemi nisur edhe në këtë pikë nga fundi i fundit dhe sot kemi një vend në hartën europiane dhe globale të inovacionit për sa i përket sektorit publik, por kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara dhe kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara në sektorin privat”, tha Rama.

“Kemi nevojë të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e reja të teknologjisë edhe në qeverisje, gjë që, faktikisht, e kemi nisur dhe do ta vazhdojmë me intensitet edhe falë kësaj ndarjeje të AKSHI-t në dy pjesë. AKSHI do të jetë drejtuesi, rregullatori dhe monitoruesi i cilësisë, ndërsa “Albanian Digital Solutions”, ADS-ja, do të jetë praktikisht truri që do të prodhojë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhjet e nevojshme dhe, nga ana tjetër, do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve tona”, shtoi kreu i qeverisë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    May 31, 2026 at 9:30 am

    E ka per vete.Ky eshte nje kalama i rritur,qe i ka rene ne dore pushteti.Eshte si ata mbreterit dhe sulltanet e mesjetes,qe merrnin ne dore fatin e popujve,pa hequr leckat nga bytha.Sulltan Mehmet pushtuesi u be sulltan 12 vjec.
    Edi Rama ka zhvillimin mendor te nje 12 vjecari te llastuar.Eshte nje Mimoza llastica.

    Reply
    • Asd says:
      May 31, 2026 at 10:24 am

      Sakte!

      Reply
  • Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret says:
    May 31, 2026 at 9:44 am

    AKSH-ija duhet kullandrisur me 2 drejtore se me nje si der sot nuk vidhet ne ato kuota sa u ka caktuar norme qeveria.

    Reply
  • Skema e radhës says:
    May 31, 2026 at 10:53 am

    Sot-News postoi paradite një artikull ku shpjegohej qartë se skema manipuluese me ADS-në është akoma dhe më e rrezikshme se AKSHI, por me sa duket moderatorit të atjeshëm dikush “ja shkuli veshin” dhe ky artikull çuditërisht nuk gjendet më në arkiv. Është e njëjta metodë që përdorin një grusht laperash të punësuar me ner me thon si moderatorë, kur disa artikuj i kyçin me dryn dhe disa të tjera ua censurojnë komentet.

    Reply
    • Link says:
      May 31, 2026 at 8:59 pm

      Per kete e kishe fjalen?

      https://sot.com.al/aktualitet/strofke-per-militante-rroga-marramendese-dublim-me-akshi-n-dhe-partneritete-me-oligarkine-e-tik-ut-cfare-fshihet/

      Reply
  • Ela says:
    May 31, 2026 at 11:34 am

    Llafe Z Rama
    Nuk e dime Cfare do na ofrosh
    Te shofim

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    May 31, 2026 at 12:58 pm

    Dmth pegeren do e ndash pergjysem.

    Reply
  • Aldrin says:
    May 31, 2026 at 1:32 pm

    Dmth nuk mjaftonte NJe Aksh per te vjedhur.
    Duhen 2?

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    May 31, 2026 at 3:36 pm

    Seç dëgjova një llaf për Ethemin. E vërtetë apo gënjeshtër? Është dixhitalizuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?