Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
Lajmi i funditPolitike

Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Published: September 22, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Shtetet e Bashkuara lirimin nga detyra të shefes së shërbimit sekret, Vlora Hyseni, duke thënë se përgjegjësia përpara drejtësisë është individuale

Kryeministri Edi Rama njoftoi të martën nga Shtetet e Bashkuara shkarkimin e drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, vetëm pak orë pasi Gjykata e Posaçme vendosi ndaj saj masën e arrestit shtëpiak dhe atë të pezullimit nga detyra për veprat penale të nxjerrjes së sekretit shtetëror dhe përkrahjes së autorit të krimit.

I ndodhur në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në mbledhjen e asamblesë së OKB, Rama apeloi mes rreshtash përmes një statusi në platformën X që përgjegjësia indivuduale e Hysenit të mos i faturohej forcës së tij qeverisëse.

- Publicitet -

“…pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë,” shkroi Rama në X.

Shmangia e përgjegjësive për bashkëpunëtorët e ngushtë apo vartësit që përballen me drejtësinë për akuza korrupsioni apo lidhje me krimin e organizuar ka qenë një qëndrim konstant i kryeministrit Edi Rama gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, në raste të rralla si ai i ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, mazhoranca e drejtuar prej tij ka përdorur kartonët parlamentarë për të bllokuar kërkesat e Prokurorisë së Posaçme.

Pas një karriere që u mbyll me shkarkim në institucionet e inteligjencës së Kosovës, Vlora Hyseni u rekrutua nga vetë kryeministri Edi Rama fillimisht si këshilltare e tij për sigurinë dhe më pas si shefe e shërbimit sekret shqiptar.

Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi Hysenin, Rama vlerësoi punën e saj në krye të SHISH.

Gjatë prezantimit të emrit të saj si drejtuese e SHISH në vitin 2023, Rama publikisht shprehu besimin në përgatitjen dhe eksperiencën e saj dhe në “respektin që gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës” dhe tha se këto tipare përbënin “një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.

Emërimi i Hysenit u kundërshtua për shkak të pikëpytetjeve mbi karrierën e saj në Kosovë, ku ishte shkarkuar nga detyra për arsye të paqarta.

B.Gjoka / Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
31 Comments
  • Realist says:
    September 22, 2026 at 2:03 pm

    Ore zotri po vetem Linda te ngelur pa u kapur

    Reply
    • Anonymous says:
      September 22, 2026 at 8:17 pm

      Mos ji kaq i sigurt.

      Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    September 22, 2026 at 2:12 pm

    Vijon saga me zyrtare te larte te Rames qe ikin njeri pas tjetrit (a tjetres) ne dyert e drejtesise.
    Ikin e zevedesohen me tjere rishtare qe u lene vendit tjereve per tu perplas edhe ata vete te drejtesia.
    Vetem Rama si gjeli maj ketij plehu te ikurisht te drejtesia nuk iken. Ai nuk di gje se c’bejne keta bashkepunetoret e tij te afert zevendeskryeministra, ministra, zyrtare te larte policie e deri dhe drejtuese SHISH.
    Rama qendron ashtu i paster e i pa sperkatur fare nga gjithe ky llum perreth tij.
    Se pergjegjesia eshte personale – thote me te drejte Rama – ata duhet te perballen vete me drejtesine!
    Por ama ka dhe nje pergjegjesi tjeter, pergjegjesia politike e ketij Rame qe i ka graduar e i gradon keta llum qe sot jane ne duart e drejtesise. Por kete lloj pergjegjesie Rama nuk e njeh, si i pa pergjegjshem qe eshte.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 22, 2026 at 2:36 pm

    OK,K.MINISTËR:
    -Reagimi Juaj na ngrohu.Bëmat e berishizmit na tmerruan..burg..burg..burg.! Jo djumë për V.Hysenin,Por për Ju..si në 1997,21 janar e KO.!
    -MENDOVE TË BËJE DREJTËSINË 2016 PËR POPULLIN E VUAJTUR,POR AJO U BË PËR PARABURGIME TË SOCIALISTVE DHE POPULLIT FUKARA,PA PROVA E GJYQE MBI 65 % MË SHUMË SE NË SHTETET E BE..
    ..NDËRSA JANË TË LIRË TË KORRUPTUARIT NON GRATA ME NGA 60 VILA DHE URDHËR VRASËSIT NË GËRDEC,21 JANAR,LOBIESIT,EMBARGOT,RENTIERËT,TË FLORIRIT,1991,96,97,98,SHITSIT E DETIT,mbi 22.000 të vrar në Shqipëri,mbi 200 në Tropojë.!
    MARRËZI..
    Dhe,nuk po përmëndim krimet e bëra prej Tij e Lulit në Kosovë,Si shkaktarët e burgimit të A.Thaçit me shok të UÇK.!
    Z.KM,MOS MENDO SE BËRE DREJTËSI PËR POPULLIN..
    ..MOS MENDO SE VËNDI DO INTEGROHET NË BE ME SALIUN & DRRJTËSINË E PLEPAVE TË TIJ 92..ME PPE TË F. BELERVE GREK..!
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
    • K R says:
      September 22, 2026 at 4:10 pm

      Hahahaaa 🙂
      O Zoot

      Reply
    • Anonymous says:
      September 22, 2026 at 5:26 pm

      Idiotizmi i pafund si universi. Problemi i vetem eshte qe ky budallai jo vetem voton po sic ka shkruar vete ketu, ka dhe nja 100 vete qe votojne si ky dhe sipas ketij.

      Reply
    • Anonymous says:
      September 23, 2026 at 5:03 pm

      Gjynaf ky, shume rende. Ka ndonke te aferm kety ta mbledhi

      Reply
  • Detari says:
    September 22, 2026 at 2:45 pm

    Eshte ajo qe tha arbeni, rama do leshoje njerez tani qe plasi skandali i cifutit ron jefet.

    Reply
  • Rexha says:
    September 22, 2026 at 2:53 pm

    Pasi ja shkarkuanë, Rama e shkarkoj!

    Reply
  • I lir says:
    September 22, 2026 at 2:54 pm

    Hahaha. “Te perballet vete me drejtesine”. Shume e sakte. Po pse te mos perballej vete me drejtesine edhe Balluku me Karçanaj ? A mund ta spiegoje pse ??????

    Reply
  • ILIRI says:
    September 22, 2026 at 2:57 pm

    SA BUKUR SHKRUAN MOR AMAN, GJUHEN BRISK…. BILBIL

    Reply
  • Ela says:
    September 22, 2026 at 3:01 pm

    Po belinden?

    Reply
    • Po tajaren? says:
      September 23, 2026 at 5:22 am

      Mos ja trazo ish-zëvëndësit kryepalloshit se qelbin dynjanë. Mos provo t’i shtrëngosh dorën asnjërit prej tyre se të fusin virusin e pashërueshëm të hajdutllikut. Para se tu shpërndajnë tendera miqve e stërrmiqve të ryre, zëvëndëse si kjo lubia rrinë me orë të tëra para pasqirës dhe i bëjnl leshrat sa lsrt poshtë me bigudina. Palkoshi i rri nga prapa dhe i bën freks. Dikur kur Igli i ftof n’Tajare ishte ke Lazio palloshi i bënte tifozklëk e i fërshëllente. Nuk bëhesh kollaj nga hiçi drejtor sportiv i një vendi si Italia po nuk pate mbështetje të fortë, jo vetëm financiare. Rrethi i hajdutllëkut sa vjen e ngushtohet sapo disa prej të inkriminuarve u dalin lidhjet miqësore apo farefisnore. Dhe ja ku jemi sot. SPAK-u i ka të dy nën hetim. Ke koka e peshkut nuk guxon. Vëshrirë ta gjejnë se noton në ujra të turbullta.

      Reply
  • Precizim says:
    September 22, 2026 at 3:11 pm

    Aaaaaa bukur. Pergjegjesia eshte personale. Po ky ska pergjegjesi qe e ngriti kete cucen e Kosoves dhe e pruri ne Tirane, kur Albini e kishte hequr nga posti, dhe ky e mori keshilltare dhe me pas e emeroi ne krye te SHISH. Albin Kurti mund te jete kushdo, kjo nuk eshte çeshtja e tij, por Kryeministri i Shqiperise nuk mund ti bente karshillek Kryeministrit te Kosoves, presuposohet qe te jete vellai i tij. Supozohet se ku ka bese ai qe bertet Besa, Besa…

    Reply
  • Vlora 97 says:
    September 22, 2026 at 3:17 pm

    Ky s eshte njeri
    Nje neveri mbi dy këmbë

    Reply
  • Troç says:
    September 22, 2026 at 3:22 pm

    Nuk është dyshim, por prerje e fletëarestit. Kur pritet fletëarresti, koha e dyshimit ka mbaruar me kohë e me vakt.

    1. Fillimisht lind dyshimi
    2. Pas dyshimit fillojnë hetimet.
    3. Nëse gjatë hetimeve rezultojnë fakte të sigurta se ka pasur shkelje ligjore ndërmerret masa paraprake.
    4. Se me burg, apo arrest shtëpie, këtë e vendos organi përkatës.

    Kryeministri nuk është as hetues dhe as prokuror. E ka deklaruar dhe vetë me gojën e tij.

    Kudo në botë kryeminidtei i rri larg çështjeve që nuk janë nën kompetencat e tij.

    Në demokraci, tre shtyllat e shtetit (legjislativi, gjyqësori dhe ekzekutivi) duhet të jenë të pavarura nga njëra-tjetra.

    Çfarë e djeg kryepalloshin që i fut hundët pothuajse kudo, në çdo çështje, duke filluar nga ato ligjore, shoqërore, e duke mbaruar me ato hajdutore?

    BALLUKET janë balluke.
    Me to merret BERBERI dhe jo EDVERI

    Reply
  • demo says:
    September 22, 2026 at 3:34 pm

    Vertetohet Bindja ime e qendrueshme se SPAK eshte i vetmi Institucion,qe punon 24 ore ne kete Shtet te kapur nga kryemafiozi me larot e larat.Nqs,Zace Islami me klubin e avokateve perfolin SPAK,pse nuk arreston Edi Ramen me Belinda Ballukun,athere i jepni SPAK nje ushtri me Forca te nderhyrjes shpejte dhe nje LIGJ TE FORTE,qe te shpalle te jashtligjshem mbrojtjen ne Parlament me Imunitet Parlamentar per kryeministrin,ministrat,deputetet e akuzuar per vjedhje dhe krime te tjera .
    Vertetohet edhe njehere Bindja ime se Albin Kurti eshte Shtetari i Kosoves,qe ka ndertuar Shtet.Deviza e qeverrisjes se Albin Kurtit eshte:Une nuk vjedh popullin tim.O Partite e Kosoves!Behuni bashke rreth Albin Kurtit votoni Presidentin e Republikes, dhe pastaj bejeni copa ate nen te gjykates kushtetuese qe kerkon 2\3 e deputeteve ne Parlament. Ajo klecke eshte nje pengese ,qe te mos kete kurre Qeverri Kosova.

    Reply
  • Kryeministri Gonxhja says:
    September 22, 2026 at 3:34 pm

    Nga te perballet?? Nga Aberbajxhini i Donald Trapit?
    Spaku pse nuk priti kthimin apo ta arrestonte para daljes nga territori?
    Po Belane pse nuk e arreston???

    Reply
  • Beni says:
    September 22, 2026 at 3:40 pm

    Spak duhet ti kërkojë gjykatës urdhër arresti për kokën e organizatës kriminale edvin rama menjëherë pasi të zbresi në rinas

    Reply
  • demo says:
    September 22, 2026 at 3:45 pm

    Edvin ke ne dispozicion krejt te paangazhuar,Vjosa Osmanin.

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    September 22, 2026 at 3:56 pm

    Perseri do pyes Noter Begen ky delirant i rrezikshem. Nuk e kupton se marrezite e tij po e cojne Shqiperine ne katastrofe. Ne kolektivin e Sherbimit Informativ Shteteror ka profesioniste dhe njerez me integritet moral, prej te cileve mund te nxjerre pa asnje medyshje tri kandidatura qe te miratohen ne Kuvendin e Shqiperise, pastaj te cohen te Noteri i Diellzes.

    Reply
  • Gjergj says:
    September 22, 2026 at 4:20 pm

    Mbaroi puné edhe me kété, kaq e ka ky klloun.
    Kush dhe pse u zgjodh pikérisht zonja e shkarkuar si „rrezik i sigurisé kombétare“ nga kryeministri Albin Kurti, pér tu béré shefe e SHISH né Tirané?
    Çfaré e „kualifikon“ zonjén né fjalé, pa asnjé çertifikaté sigurie, si kandidate e besueshme pér drejtimin e SHISH?
    Jané lidhjet e saj me Baton Haxhiun, i njohur miré atje nga vjen se kujt i shérben, arsyeja e afrimit té saj né postet mé té réndésishme té shtetit shqiptar?
    Me njé té réné té lapsit, kllouni mendon se mbarojé puné.
    Klloun,,,vetém sa ka filluar loja, mos i harxho baterité kaq shpejt se do té té duhen.
    Cénimi i sigurisé kombétare dhe kthimi i institucioneve shqiptare né fole pér kontigjentin kriminal dhe fole agjentésh té UDB, éshté vepra juaj. Natyrisht qé do dalin tani ata té qofteve nga bodrumi dhe do mundohen té mohojné gjithçka, por njé gjé éshté e qarté,,,,NÉSE SHTETI SHQIPTAR, DO KISHTE NJERÉZ TÉ PÉRGJEGJSHÉM NÉ KRYE TÉ INSTITUCIONEVE TÉ SIGURISÉ,,,,ZOTROTE DO SHKRUANTE SOT NGA QELIA.
    ATY ÉSHTÉ VÉNDI PÉR NJERÉZ SI JU.
    Vetém prit dhe ca.

    Reply
  • Ver Llapa says:
    September 22, 2026 at 6:46 pm

    Dje në Michigan shumë shqiptarë ishin vënë barrikadë në hyrje të një ndërtese si shenjë proteste. Në atë ndërtesë do mbante fjalimthin vogëlshtor NJERIU ME SHALLVARE. Fjalimth ky i pregstitur më parë nga kalemxhiu (lexo: zorraxhiu) i tij personal. Njeriun me shallvare ju lutem mos e ngatarroni me sivllaun e tij kryeboshkiak, NJERIUN QË QESH, se atij i ka humbur vula qysh kur e përzunë me shqelma për në Utrecht. Protestuesit mbanin në duar parulla të shumta. Vetëm një televizion e shfaqi pritjen “aq miqësore” që u bë prej protestuesve jashtë ndërtesës. Asnjë prej tyre nuk u lejua të hynte në sallë. Do ishte turpi më i madh për njeriun me shallvare. Do ta demaskonin keq, si para të sahanlëpirësve të pranishëm, po ashtu dhe para kamerave. Do ja nxirrnin komplet bojën. Pjesmarrja në atë takim qeshsrak ishte selektive. Ishin vetëm persona të kaluar në filtrin partiak, njerëz pa identitet, pa moral, verremlinj të pështirë. Nja dy idiotër të dobishëm, me surretër prej fshatari të rëndomtë, ishin ngujuar në reshtin e parë dhe mezi po prisnin njeriyn me shallvare. Sapo iu afrua e bënë fytytën si bithë qaramane. Me sy të përmalluar u orvatën ta preknin, ta përkëdhelnin, po ti kishte lejuar ishin gati ta puthnin dhe në ballë. Skenar sa qesharak, po aq dhe poshtërues. Debilat e mahnitur të Çorrushit i përgjëroheshin haptazi njeriut me poture. Skenat e Kim Joung-un it të Koresë së Veriut mes tufës së fëmijëve qaramanë nuk ishte gjë para tragjikomedisë me kryeregjizor karagjozin me shallvare.

    Reply
  • Patriot says:
    September 22, 2026 at 7:51 pm

    O gjigande, kur te vishe silly me vete Visho Ajazi K….. sepse eshte I vetmi burre me 2 mbiemra qe ti e mbrojte me zjarre

    Reply
  • Flamingo says:
    September 22, 2026 at 7:52 pm

    Ketij K*RMinistri i duhet çpuar goma e avionit, te mos vije me ne Shqiperi.

    Reply
  • Anonymous says:
    September 22, 2026 at 8:17 pm

    Dhe si zakonishf ky Ponc Pilat ben ate qe di te beje me mire. Zvarranik i ndyre.

    Reply
  • nastradini says:
    September 23, 2026 at 4:13 am

    A ESHTE “MARRE” ARRESTIMI I VLORES NGA KOSOVA?

    sepse:

    “…pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë…” shkroi Rama në X.

    Kur Gjykata e Posacme e Kosoves ne Hage doli me vendim unanim per denimin e Hashim Thacit dhe bashkepuntoreve te tij, kameleoni mashtrues Edi Rama deklaroi se nuk e njeh vendimin e kesaj Gjykate te votuar nga Parlamenti kosovar. Ishte AI, kameleoni Edi Rama qe bindi Hashim Thacin te firmose per krijimin e Gjykates se Posacme te Kosoves ne Hage, ishte po ky kameleon enverist qe shkruajti MARRE per vendimin e kesaj Gjykate te Hages dhe tani hiqet si DASHNOR i Drejtesise, kur vetem po te kujtosh si urdheroi SPAK dhe GJKKO per arrestimin e Fredi Belerit, njesoj si Drejtesia e Putinit ne Rusi, ngrihet pyetja:

    CFARE KRYEMINISTRI PLEHER ESHTE KY?

    Reply
  • Po tajaren? says:
    September 23, 2026 at 5:24 am

    Mos ja trazo ish-zëvëndësit kryepalloshit se qelbin dynjanë. Mos provo t’i shtrëngosh dorën asnjërit prej tyre se të fusin virusin e pashërueshëm të hajdutllikut. Para se tu shpërndajnë tendera miqve e stërrmiqve të tyre, zëvëndëse si kjo lubia rrinë me orë të tëra para pasqirës dhe i bëjnë leshrat sa lart-poshtë me bigudina. Palkoshi i rri nga prapa dhe i bën freks. Dikur kur Igli i ftof n’Tajare ishte ke Lazio palloshi i bënte tifozklëk e i fërshëllente. Nuk bëhesh kollaj nga hiçi drejtor sportiv i një vendi si Italia po nuk pate mbështetje të fortë, jo vetëm financiare. Rrethi i hajdutllëkut sa vjen e ngushtohet sapo disa prej të inkriminuarve u dalin lidhjet miqësore apo farefisnore. Dhe ja ku jemi sot. SPAK-u i ka të dy nën hetim. Ke koka e peshkut nuk guxon. Vëshrirë ta gjejnë se noton në ujra të turbullta.

    Reply
  • I lir says:
    September 23, 2026 at 9:26 am

    Edhe sa persona ke perpara per tu perballur edhe ti ?

    Reply
  • i lir says:
    September 23, 2026 at 3:03 pm

    NGRIHUNI JU O TE MUNDUAR, JU SKLLEVER, TE URET ANEMBANE. NA BUCET GJAKU I TURBULLUAR, SDUAM PADRONE EDHE TIRANE., ………

    Reply
  • Dudumi says:
    September 23, 2026 at 6:50 pm

    Te gjitha rrugët të çojnë në, Romë ishte proverbi latin. Edhe këtu, të gjithë të arrestuarit të çojnë tek Rama. Ai i promovoi, se këta nuk vijnë nga strukturat socialiste. Janë prurjet e shefit. Po ngushtohet gryka e shishes dhe s’do jetë çudi që Spak të kërkojë pezullimin e Tapit. Atij që është në majën e grykës se, shishes. Lajmi i keq në gjithë këtë histori të mirë do jetë se gati me menget e perveshura per td përfituar eshte doktorr Murtaja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?