Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama paralajmëron bizneset: Çlironi hapësirat, keni afat deri më 31 korrik, më pas…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama paralajmëron bizneset: Çlironi hapësirat, keni afat deri më 31 korrik, më pas…
Lajmi i funditPolitike

Rama paralajmëron bizneset: Çlironi hapësirat, keni afat deri më 31 korrik, më pas…

Published: July 25, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama njoftuar sot nisjen e një aksioni, që ai e cilëson si përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga objektet e bizneseve anë rrugës.

Rama shkruan se bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri më 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë, përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, por jo materialet në oborret e tyre të përparme.

Ai shton se gardhet po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet nga ARRSH.

- Publicitet -

Sipas Ramës, mbajtja buzë rrugëve e objekteve nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Gjithashtu Rama thotë se tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës

Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH.

Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur.

Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Kajmakëria rilindjotase says:
    July 25, 2025 at 10:04 am

    Hajt se vetëm për “përpjekje” është fjala. Po ta kishte kaq seriozisht qysh me mandatin e parë, hapësirat publike nuk do kishte shanc askush jo t’i bllokonte, por as t’a kalonte ndermend. Po kështu është kur keqbërësi t’i ha kumbullat pas shpine. Faji i mbetet atij.

    Reply
  • Jim says:
    July 25, 2025 at 11:05 am

    Eshte bere c’eshte bere, rendesi ka te rregullohen. Po keta njerez ne pushtet qendror e lokal i kane lene, patjeter te lidhura me korrupsion, por me mire vone se kurre.

    Reply
  • demo says:
    July 25, 2025 at 11:52 am

    E kam thene edhe me pare.Fill pas fitores PUBLICITARE te 11 Majit,Edi Rames i kane ardhur mente per se mbari.Ka filluar te beje Shtet.C`qe ky ilac qe beri Mrekulline!?Jepjani me rregull,sipas orarit.Jete te gjate doktorit qe beri mrekulline.

    Reply
  • ce says:
    July 25, 2025 at 2:25 pm

    Dakord me rruget o Gjigand se jane kthyer ne magazina gerdallash ne akset kryesore qe te neverisin udhetimin nga rropsat qe sheh rrugeve ne kontrast te plote me rruget e Austrise me gjelberim fantastik anash dhe pamje magjike . Por pa mbaruar me pastrimin e qytetit nga ndertimet mbi trotuar , ndertimet brenda blloqeve te banimit qe i.kane zene frymen publikut si ne Lagjen 12 Durres tek 30 vjetori deri tek dyqan llulesh mbi trotuar apo market mbi trotuar nuk duhet te shkohet tek rruget se harrohet problemi i.madh me cmendurite e bllokimit te trotuareve duke lene vetem 70cm rruge per kalimtaret kurse 4m trotuar per dyqanin pa leje, turpi i botes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. xha.sadiku on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?