Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazetarët njoftojnë protestë, Rama: Nuk lejoj më të shkelni normat etike sy më sy në praninë time
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Gazetarët njoftojnë protestë, Rama: Nuk lejoj më të shkelni normat etike sy më sy në praninë time
KryesorePolitike

Gazetarët njoftojnë protestë, Rama: Nuk lejoj më të shkelni normat etike sy më sy në praninë time

Published: July 3, 2022
Shpërndaje

Disa gazetarë kanë paralajmëruar një protestë përballë Kryeministrisë më 4 korrik. Shkak është bërë vendimi që kryeministri Rama mori ndaj një reporteri, të cilit i ndaloi pjesëmarrjen në konferencat e tij për 3 muaj.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama ka paralajmëruar gazetarët se në praninë e tij, ai.nuk do lejojë që “të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike”.

“E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave, që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s’mund të plotësohet.

- Publicitet -

Jemi tërhequr nga përpjekja për ta normuar ligjërisht lirinë e shpifjes dhe të fyerjes, që në epokën e rrjeteve sociale ka marrë përmasa katastrofike! Nuk e kemi bërë as nga frika, as nga presionet po si reagim konstruktiv ndaj kërkesës së komunitetit mediatik për vetërregullim. Ku është vetërregullimi?

Nejse, do ta presim pa shpresë se do vijë! Por ndërkohë nuk ka për të ndodhur që të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë time.

E kam ndryshuar ka kohë qasjen time, jo se janë zhdukur kazanët po se kam reaguar ndaj kritikave. Por ja që asgjë s’ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi!

Si përfundim: Shpifni, gënjeni, sajoni, shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”, po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur!”, shkruan Rama në Twitter.

Si përfundim: Shpifni,gënjeni,sajoni,shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”,po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur!

— Edi Rama (@ediramaal) July 3, 2022

Reporterit në fjalë iu ndalua hyrja 3 muaj, pas pyetjes që i bëri ministres Olta Xhaçka gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ju: Në 29 prill ka hyrë në fuqi Kodi i ri Etik për Këshillin e Ministrave, i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjësve të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik në shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?”.

Rama: Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në riedukim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

Gazetari: Kodi Etik për çfarë është bërë? Kodi Etik a do zbatohet apo jo, nuk e kuptoj se çfarë ka këtu, ju e keni thënë që do ketë sanksione, e keni thënë kur keni prezantuar kabinetin e ri qeveritar.

Rama: Kjo është një tjetër shkelje e Kodit Etik të gazetarit në një konferencë shtypi, që vazhdon me mikrofon dhe mban fjalime, dhe po të them që siç e pe me Ambrozian, komunikimi ishte perfekt… për pyetje të përsëritura pa asnjë etikë, ka një proces që quhet rieduktim, tre muaj, përgjigjen e radhës do ta marrësh pas tre muajsh, në konferencën e tetorit je i mirëpritur dhe shpresoj dhe i riedukuar për të marrë përgjigje.

j.l./dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • Spak says:
    July 3, 2022 at 9:45 am

    Keta nuk jane gazetare! Jane berishiate,kukullat e kriminelit me te madh shqiptar! Nuk e kuptoj se si mund te pyetet nje grua,ministre, me kete cinizem! Ky qen i Saliut..!

    Reply
    • Rebus says:
      July 3, 2022 at 11:57 am

      Kulmi kush derdellit per etike dhe na ben moral qe ne cdo 2-3 fjale o tallet,o fyen,o kercenon cilindo qe ka perpara!
      Te te vije turp o kryeminister se ti je njeriu me i papershtatshem ne bote,qe mund te mburret se zbaton kodin etik!
      Pikerishjt fjalori yt prej rrugacesh ka bere qe lufta politike ne vend te qendroje e ndezur i ne asnje vend tjetyer ne bote!
      Ti je nje kryeministetr(qe mos te paste as hasdmi),qe nuk ben dhe nuk pranon dialog,keshilla,kritika,akuza etj,se i hidhesh ne fyt cdo njeriu qe t’i ben ato!
      Mallkuar qofsh o kryeminister,qe po e SUNDON KETE POPULL SI DIKTATOR!

      Reply
      • Injorim says:
        July 3, 2022 at 8:29 pm

        Po profesor ashtu jane berishiote, kushdo mendon apo i kundervihet rames eshte berishiot, nderkohe qe rama na vjedhe pronat dhe as qe behet fjale te riktheje ato qe kane grabitur shoket e tij berishiste. Akoma mendoni sala berisha meta dhe askush per interesat e veta dhe te analizoje faktet se cfare ndodh perreth?!

        Per me dimin tim gazetaret duhet ta bojkotojne te tere konferencat e tij boshe e plot propagande 3D pa pike aktiviteti vetem mashtrime e fjale boshe si satelitet per fermeret e si blockchaini per eAlbania, idiotesira qe ulerasin paaftesine e atyre qe i mendojne dhe papergjegjshmerine e atyre qe i firmosin.
        Shqiperia po vuan tashme dhe per punetore amatore se per profesioniste as qe behet fjale, kurse ky hajdut profesionist dhe harbut na tregon perralla nga ERTV.
        Injorojeni!

        Reply
  • Tironsi says:
    July 3, 2022 at 9:56 am

    Ç’është kjo histori? Kushdo që nuk ka bythë për të punuar në profesion shumë lehtë merr një mikrofon dhe bëhet gazetar. Dhe çfarë gazetari. Nuk flet nga mëndja e tij por me mëndtë e pronarit që i trajton si skllevër përndryshe hiqet nga puna.
    Çfarë lesh gazetarësh janë këta me pyetje pa kuptim, që hiqen si trimosha dhe flasin kodra pas bregut vetëm për t’ju bërë përshtypje pronarëve.
    Masa që Z.Rama mori kundrejt atij gazetarit pykë më diell eshte shumë e drejtë.

    Reply
  • info analitike says:
    July 3, 2022 at 10:09 am

    Kush ii përcakton normat etike, nje psikopat i çertifikuar qe shan e fyen këdo që nuk i shkon sipas isos?
    Ai shërbëtori i dikurshëm tashmë është kthyer në tiran.

    Reply
    • Drenova says:
      July 3, 2022 at 12:01 pm

      Nuk ka nevoje te beni proteste para kryeministrise ne mes te diellit se keshtu demtoni veten!
      Veprimi i juaj me i mire do te ishte,qe t’i kunderpergjigjeshit mases ndeshkimore qe Rama i dha kolegut tuaj me riedukim,ju te BOJKOTONI TE GJITHA LAJMET QE PERMENDET EMRI I RAMES!
      Kjo gje jo vetem do t’i djege shume ketij sharlatani,por edhe do beje buje ne tere boten dhe do hyje ne historine e gazetariose boterore!
      Keshtu duhet t’u pergjigjeni DIKTATOREVE!

      Reply
    • Mali says:
      July 3, 2022 at 2:28 pm

      LUMJA TI MOJ SHQIPERI
      KE LIDER NJE SOKOL DJAL
      NUK KA TRU PER TE PUNUAR
      CAN DERRASA VEC ME FJALE

      Reply
  • Vk says:
    July 3, 2022 at 10:34 am

    Ne cdo vend te botes gazetari ben punen e padronit prandaj mos beni sikur se dini.

    Reply
    • Ti tjesht nje Qyrrash i Foltores se Non Grates... says:
      July 3, 2022 at 11:08 am

      Ti ore AnalisT i “paster” si qelibari…
      Ti Shkruan budallalleqe dhe gomarlleqe!
      Gazetat shqiptare jane plot e per plot me “gazetare” militante, njerez moraliasht te pavlere, njerez qe shpifin e trillojne per 100 € qe iu fusin nder xhepa…
      Ku kemi arritur keshtu?
      Gazetaret me nivelin e tyre jane tregues i barometrit social: po qene gazetaret Llum, eshte po aq edhe shoqeria se ciles u perlasin..
      Ja, bie fjala: Ti ore i pacipe qe llomotit ketu gjepura korruptive e te pamoralta, Foltorja e felliqur dhe qesharake, doktori mafioz, Lirke Floriri, Monika dhe Klanet e tyre politiko-sociale te mire-organizuara deri ne kriminalitet e deri ne gazeta e televizione, Juve te Tere cfare Jeni..?!?!….. Cfare jeni Juve?
      Ta them une: Juve te tere jeni Jashteqitja erekundermonjese e kombit!
      ..Dhe Jeni edhe hipokrite te “sofistikuar”..,, dhe derdhni lot krokodili per Rinine qe po braktis Shqiperine…: Nje Gje eshte e Qarte mbi Perse-ne e largimit te Rinise:: Je juve shkaktaret e zhgeniimit te Madh:: njerezit Ju urrejne sepse ju doktoret dhe Iliret mashtruat vodhet pa meshire dhe doni te Perjetoni Pushtetet Tuaja te Pista permes krimit politik e shteteror…
      PRANDAJ JU DOKTORE, LIRKE TE FLORINJTE, JUVE MONIKAT E ZEZA, QEROHUNI DHE ZHDUKUNI ORE TE PAUDHER E KRIMINELE!

      Reply
  • Soreto says:
    July 3, 2022 at 10:41 am

    Gazetar ky??? Ky qenka kokra e gomarit, injorant dhe provokator i ulet dhe i ndyre. Me sa di une, mamane e ketij e takon nje biznesmen diten per diell, pa pranine e ketij kulishit te Sales.

    Reply
    • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
      July 3, 2022 at 11:46 am

      Soorrogato!
      Shume mire e di ti,qe ‘Mamane e ketij ‘Gazetar-zagarit’ e takon nje biznesMo0n,por dhe une e di qe mamane tende te Arxhides,te Lindes,te Salees te EDvinit te Xhaçkes te spiroP..te gridave Sumave i takon 30 vjet damir FAZLLIQI qe mbasi u derdh spermen ne goje pastaj ua perdor gojen si uturak e gurmazin si mzorre 4e btrashe…

      Reply
  • sapa says:
    July 3, 2022 at 12:08 pm

    Mire e ka Rama.Gazetari duhet te beje vetem pyetje qe nuk demtojne imazhin e qeverise perndryshe veprojme si Lukashenko!

    Reply
    • Soreto says:
      July 3, 2022 at 5:22 pm

      Hahaha. Mamaja ime eshte ne ate bote o legen. Mamaja e ketij njihet si shalehapese. Pse i del ne mbrojtje, apo ta ka fut Argita fort.

      Reply
  • alphade says:
    July 3, 2022 at 12:33 pm

    Bytha Saliut eshte tranformuar goje te
    disa gazetareve qe shpirtin ia kane shi-
    tur parase se Vicidolasit ! Mallkim infi-
    nit……!

    Reply
  • alphade says:
    July 3, 2022 at 12:45 pm

    Para Saliut, njeriut te urryer “Non Grata”
    disa gazetaruce te medias rrine ose si
    pula te lagura ose si servile te neverit-
    shem ndersa para KM behen trimosha
    te ndyre ! Te gjithe keta gazetare qe
    mbeshtesin Qoftelargun e Vicidolit Ame-
    rika dihet t’i fute ne Listen e Zeze qe kemba e tyre dhe familiareve te tyre te
    mos shkelin jo vetem ne Amerika por
    edhe ne Europen e Civilizuar ! Le te shkojne
    te “flejne dhe te zgjohen” me Ariun Rus !!!

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    July 3, 2022 at 1:03 pm

    Ne nje vend normal ai gazetari pas asaj pyetjes do te kishte perfunduar me dhembe te thyer nga burri i ministres. Po te ishte ne ndonje vend nordik do ta kishte rrahur gruaja e tij dhe do ta kishte divorcuar.
    Debil i lig!

    Reply
  • Thirrje "kazanit" mediatik që të bojkotoj për një javë sundimtarin e egërsuar vetëm nga një pyetje dhe publikisht , simbas Kodeve të tij, dënon gazetarët. says:
    July 3, 2022 at 3:09 pm

    Pyetja qe me vënd, pyetje që ka edhe përgjigjen, ky individ, hajdut ordiner, për të vjedhur , u bë kryeministër dhe me dhëmb e thonjë do të shqyej çdo raund zgjedhjesh në vënd që të mos e heqin si kryeministër se nuk vjedh më miljardat si po vjedh tani me ngritjen e çmimeve,

    bën Kode etike me natyrë gebelsiane propagandistike për budallenjtë shqipëtarë ku hipokrizia, tallja primitive dhe e trashë është në themel, ……….o zot na ruajt nga mëndët e kresë…. nuk lejohen, sipas këtij Pseudo Kodi të takohen me biznesmenë ministreshat patronazhiste të tij vetëm për vetëm se mund të joshen dhe të kompromentohen nga horrat biznesmenë dhe bjen në mëkat ,

    për këtë neni i kodbërsit tonë, ah sa i mënçëm që është, ka një klauzolë, mund të takohen vetëm në prani të dy punonjësve të administratës që do të vigjëlojnë rrotull ministreshës patronazhiste duke rujtur “virgjërinë” e saj dhe shpëtuar nga mëkati.

    Po mir o njerëz, këta dy punonjës a nuk janë rraca e patronazhistëve kusarë të Edi Ramës që mëkatojnë për ditë bashkë me ministren Xhaçka apo Belinda Balluku apo me vetë Napoleonin kodbërs tonin polikusarin Edi Rama, prandaj,

    pyetja e gazetarit qe e drejtë dhe i tha troç që Kodin e propagandës gebelsiane të etikës ministrore hidhe në hale dhe nuk bind asnjëri që është me mënd, është

    vetëm një kozmetikë mediatike, për të mbulur pa ja arritur qëllimit , shtresën e trashë të fekaleve të kusarisë, korrupsionit dhe krimit të gjithanshëm që mbulojn dhe kullojn neveritshëm në të tërë staturën dekorative shik të ministreshave dhe të vetë atij , kreut kaposh të ministreshave Edi Ramës.

    I lumtë gazetarit që për fat të keq është i Syrit të njeriut që i ka punuar të 99 -at gazetarëve dhe gazetave.

    Kodi i etikës ministrore është një paçavure e njëjtë me Këshillimin kombëtar, jan elemente me natyrë gebelsiane të propagandës mashtruese deri në krim me natyrë antiinstitucionale të sharlatanit që na sundon.

    Në qoftë se vërtet gazetarët duan ti japin një flackë sundimtarit ton që nuk është diktator thjeshtë, por është diktator i marrosur nga sëmundja psiqike e kusarisë, le të bojkotojnë , të paktën një javë dhe të mos paraqiten në daljet e tij gebelsiane mediatike, le të bojkotojnë in bllok çdo lajm që ka të bëj me sundimtarin e Kodeve groteske dhe tallse etike, le të mos kemi në ekrane surratin e shëmtuar të këtij përbuzësi deri në patologji të medias që anatenmon në çdo dalje me gjuhën e nëpërkës mediat e lira që thonë të vërtetën e frikshme të kusari qevrisjes së tij që nuk pushon asnjë sekondë, madje kur ngacmohet si në rastin e fundit , instiktet shtazarake të kusarisë së tij bëhen më agresive me parimin,

    “ju më kundërshtoni mua o popull bajgë, unë prej hundësh do tu mar shpirtin ” sikurse

    bëri në protestën e fundit për ngritjen e çmimeve ku horri hakmarrës dhe i marrosur urdhëroj ngritjen e çmimeve të karburantit deri tej edhe absurditetit të hajdutërisë në 260,0 L/litrin megjthëse në bursën ndërkombëtare çmimi i karburantit kishte rën dukshëm, ngritje e çmimeve që haptazi ishte mesazh domethënës që, i shprehur me fjalorin elektoral në tërmetin zgjedhor ramian të Dibrës, do të ishte:

    “Ju ndyrësira popull që protestoni posht zyrës time, unë do tu q…. të gjith robtë e shtëpisë me ngritje çmimesh sa të dua dhe kur të dua unë, sikur edhe 500 000 të mblidheni, unë nuk pyes për ju o vemje popull por do tu rjep lëkurën me patronazhistët e mij biznesmenë”

    Reply
  • Albi says:
    July 3, 2022 at 4:15 pm

    Po ca ja fusni pordhes! Pyetja eshte me se legjitime! A e ke miratuar kodin e etikes? Po! Shkruhet aty qe perjashtohen bashkeshortet? Jo! Atehere ne cfare rrethanash e takon? A konsiderohet shkelje?
    Cfare kuptimi ka kodi? A eshte per te parandaluar takimet ku shkembehen interesa? Po! Si ja ben ministrja ne kete rast? Duhet te mjaftohemi me fjalen e ministres qe nuk shkemben interesa?
    Ky eshte rasti tipik qe e shumezon me zero gjithe kodin e etikes!
    Sepse edhe biznesmenet kane te drejte te ankohen – “Pse, vetem burri i ministres mund te perfitoje nga shkembimi i interesave me ministren? Burre me i mire se ne eshte ai?”
    He pra, cfare pergjigje do i jape Rama e Xhaçka kesaj situate?
    Per aq kohe sa pergjigjja eshte “ti po shkel etiken me kete pyetje” do te thote qe nuk ka asnje argument per tu pergjigjur!
    Tjeter rast i nje republike bananesh!

    Reply
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    July 3, 2022 at 5:31 pm

    E dime te gjithe qe gazetaret jane hale, provokudes dhe shpifes, gjobvenes, mos me sjelle shembuj nga programet ne TV qe jene kthyer ne bordello dhe mut si Cani & CO, por ama po qe per “etike” Ed Droga mban rekord

    Reply
    • alphade says:
      July 3, 2022 at 7:33 pm

      Konet e Sali Vicidolit , edhe pa dhembe ne goje perpiqen te
      kafshojne me helmin e tyre te ZI,
      Por megjithate konet marten kone
      pa dhembe e pa kafshime ! Nuk
      e shpetoni dot “NON GRATA-n” nga fundi i pashmangeshem :
      Burgun dhe konfiskim te pasurise
      familjare dhe klanit te tij duke perfishire ketu edhe blogeren qe
      na e paska vene pasurine me “djerrsen” e saj dhe jo me parate
      e Zenushit jaran ….!
      Amerika do te ishte mire te fuste
      ne Listen e Zeze te gjitha ato media e gazetarucet e tyre qe i jane bashkuar Qoftelargut te Vici-
      dolit, njeriut me te urryer te Kombit shqiptar…! Pekajt, krastat,
      fejzite, mecajt, dedajt, collaket,
      shkullaket dhe te gjithe “kapucijt
      e zinj te medias vizive dhe te shkruar te futen ne “Blacklist”
      perjetesisht ….,! Antiamerikanozmi
      nuk ka dhe nuk duhet te kete vend ne Shqiperi e ne te gjitha trojet shqiptare ! Partia e Sali Vici-
      dolit duhet te nxirret jasht Ligjit,
      idem si “Agimi i Arte” grek..,,,,!

      Reply
  • alphade says:
    July 3, 2022 at 6:37 pm

    Komenti im ….

    Reply
  • alphade says:
    July 3, 2022 at 9:24 pm

    Kujdes , Edhe gazeten tuaj “DITA” qe
    deri “dje” ishte e pavarur “sot” eshte
    akaparuar nga hafijet e Qoftelargut te
    Vicidolit ! Kjo konstatohet nga fakti qe
    sapo evidentojme krimet mafioze te
    “Non Gtata-s” komentet e mia nuk
    pasquerohen ne gazeten tuaj ..,.. !
    Any-way !

    Reply
  • ROBERT VEVECKA says:
    July 3, 2022 at 10:07 pm

    Cfare kerkon me shume te besh , ti o Edi Rama . Ta marin vesh te gjithe Shqiptaret ,me keq si ky gazetari e pesova une ne Wiene te Austrise .Ishte salla plot me Euro deputete ,te derguar me sherbim nga Brukseli . Austriaku qe drejtonte mbledhjen tha : Te paret kane te drejte te pyesin z Rama do jene Eurodeputet ,dhe pastaj po doli koha do pyesni ju privatet ,se Z Edi Rama do mari avionin e fundit per ne Tirane . Mbaruan shpejt pyetjet Euro deputetet pastaj tha drejtuesi Austriak pyesni ju privatet . Isha personalisht i pari qe ngrita doren per pyetje Rama me pa dhe sma vari fare por dy here pyeti nje studente dhe nje lap vlonjat . Ndonese une ishja i pari per ngritjen e dores ku tentova te bej pyetjen o pari , ku te gjithe eurodepueteve i ra ne sy ngula kembe , plus dhe gazetareve qe ishin te gjithe te huaj dhe kishin ardhe me sherbim. Kur e pa Rama vendosmerine time me tha ::: ty sta jap fjalen fare per pyetje ,ste jap pergjigje ,me nje ton te ashper si diktator dhe car i te gjithe botes .Ngula kembe natyrisht me edukate ,jo per Ramen por per ambjentin dhe respektin e atyre burrave dhe zonjave Eurodeputete . Nuk pati shanc Rama te fitonte kondra meje . Sinqerisht u habita ndaj qendrimit te tije dhe mendova pervec qe ky eshte diktator , mjere ata qe drejton ai ne shqiperi ,por si nuk ka turp se ul edukaten dhe personalitetin e tij si individ , por aq me keq eshte kryeministri qe perfaqeson Shtetin Shqiptar ???!! Ku une mendoj dhe kam te drejte besoj i bera vetem keto dy pyetje . 1 Hapni dosjet e sigurimit sidomos per politikanet ,se na mbytet ata drejtojne ,dhe pyetja e dyte ishte duhet te zbatosni kushtetuten posacerisht per pronat , dhe ceshtja e pronave varfereron ekonomine Shqiptare , eshte kusht nga Brukseli per integrimin ne BE dhe si ka mundesi mos haroni ju se Shqiperia eshte anetare ne NATO ??? U nxi , u nevrikos humbi llogjiken dhe …….. Do shkruaj per ate mbledhje ne gazete dhe si nuk i erdhi turp para shume eurodeputeteve te bente Rama skandale e jo une ,per te sinjalizuar ose sqaruar Shqiptaret kush car na drejton dhe brutalitein tja tregoje ministrave te vet e jo mua personalisht . Prandaj ndodhi dhe kjo mendje madhesi e Rames me kete gazetarin ,dhe nuk ishte e rastesishme nga ana e Rames , por ky tip mos e them ate fjalen qe meriton ……Te kujtohet z Rama ,sot po te shkruaj legal Z Rama se me njeh shume mire .

    Reply
  • alphade says:
    July 3, 2022 at 10:21 pm

    I kerkoj ndjese redaksise “Dita” per skepticizmin
    qe tregova ndaj saj…..!

    Reply
  • am says:
    July 3, 2022 at 11:11 pm

    Akuzat e ngritura ndaj ministres jane batare me komandim nga partia e dhjerjes si qindra syresh gjate gjithe kohes. Dhe kete partia e dhjerjes e realizon pikerisht me hajvane te tille qe ne vazhdim ne pjesen e dyte te filmit papritmas behen kandidate per deputete. I kerkuan komisjon parlamentit se ato mender komisjone i perdorin qe te tregojne qe jane gjalle. parlamenti nuk e dha, dhe tani kane filluar sulmin nen brez bijte saliut. Taktika eshte e njejta. Diskretito duke shpifur nepermjet gazetave qe emri i personit te lidhet me lloj lloj te paqenash. Fiks si nepunesit e sigurimit te shtetit ne kohen e dulles.

    Reply
  • popull says:
    July 4, 2022 at 1:48 pm

    Pyetja e gazetarit me duket me vend dhe etike. Na lodhen qeveritaret e ashtuquajtur te majte apo te djathte me hipokrizine e tyre, me sjelljen e tyre me dy standarte. Ata veprojne sipas shprehjes “beni si them une, mos beni si bej une”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?