Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama paralajmëron masa represive penale dhe administrative ndaj protestuesve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rama paralajmëron masa represive penale dhe administrative ndaj protestuesve
AnalizaLajmi i funditPolitike

Rama paralajmëron masa represive penale dhe administrative ndaj protestuesve

Published: October 20, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi uljen e mundshme të moshës së përgjegjësisë penale, masa për t’i detyruar protestuesit të paguajnë dëmet dhe ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Ai akuzoi mediat, grupet politike dhe aktorë të huaj se po shfrytëzojnë pakënaqësitë e të rinjve për të destabilizuar vendin nëpërmjet ‘luftës hibride’.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të martën në mëngjes një paketë të re masash penale dhe administrative në përgjigje të protestave antiqeveritare që kanë përfshirë Shqipërinë prej më shumë se një jave, duke hedhur poshtë akuzat për dhunë disproporcionale të policisë dhe duke fajësuar grupe ekstremiste, mediat dhe aktorë të huaj për përshkallëzimin e përplasjeve.

Në një takim me drejtues të institucioneve arsimore, Rama deklaroi se protestat, të cilat nisën si shprehje e pakënaqësive qytetare, ishin shndërruar në një përpjekje të organizuar për të destabilizuar vendin dhe për të penguar procesin e integrimit europian.

- Publicitet -

Sipas tij, pjesëmarrja e nxënësve dhe studentëve po përdoret për të krijuar përshtypjen se protestat janë një lëvizje për arsimin, ndërsa dhuna, pretendoi ai, ushtrohet nga grupe të organizuara, ku përfshihen edhe të rinj të radikalizuar politikisht.

“Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është një liri kushtetuese e pamohueshme për askënd,” tha Rama. “Këtu nuk flasim për ushtrimin e të drejtës kushtetuese për të protestuar, këtu flasim për ushtrimin e dhunës”, shtoi ai.

Kryeministri pretendoi se mes personave të përfshirë në përplasjet me policinë kishte të rinj të maskuar, të paguar dhe të sjellë nga periferitë, por nuk paraqiti prova në mbështetje të këtyre akuzave.

Ai pranoi se pakënaqësitë që kanë nxitur protestat janë reale, duke përmendur koston e lartë të jetesës, vështirësitë e strehimit dhe pasigurinë për të ardhmen. Megjithatë, Rama pretendoi se këto shqetësime po shfrytëzoheshin nga grupe të interesuara për rrëzimin e qeverisë.

“Është një luftë hibride e cila natyrisht funksionon deri në këtë masë sepse bazohet tek shqetësime reale, jo tek fantazira”, deklaroi ai.

Rama akuzoi gjithashtu aktorë të huaj për nxitjen e trazirave, duke pretenduar se qëllimi i tyre është destabilizimi i Shqipërisë dhe frenimi i negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Paketa e masave dhe përgjegjësia e prindërve

Prej një jave, Tirana dhe qytete të tjera të vendit janë përfshirë nga një valë protestash të studentëve dhe nxënësve të shkollave, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për korrupsionin e përhapur, mungesën e perspektivës për të rinjtë dhe rritjen e kostos së jetesës. Protesta janë përshkallëzuar në përleshje mes të rinjëve dhe policisë. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe koktej molotov, ndërsa policia është kundërpërgjigjur gaz lotsjellës, autobote me ujë dhe plumba gome për të shpërndarë turmat.

Në përgjigje të dhunës dhe dëmtimeve të pronës gjatë protestave, Rama njoftoi se qeveria po përgatit një paketë masash që nuk do të kufizohet vetëm te përgjegjësia penale.

Sipas tij, personat që dëmtojnë pronën publike dhe private duhet të detyrohen të paguajnë kostot e riparimit, ndërsa përgjegjësia financiare mund të shtrihet edhe te prindërit e të miturve të përfshirë në incidente.

“Kush shkatërron duhet të paguajë”, deklaroi Rama, duke paralajmëruar se shteti do të kërkojë dëmshpërblimin për çdo dëmtim të pronës publike.

Sipas Ramës, qeveria po shqyrton edhe mundësinë e uljes së moshës së përgjegjësisë penale, një ndryshim që mund të ketë pasoja të rëndësishme për mënyrën se si sistemi i drejtësisë trajton fëmijët në konflikt me ligjin.

“Është një opsion që ne do ta studiojmë. Po e studiojmë dhe do ta shohim nëse do të duhet ta ulim moshën për dënimin penal”, deklaroi ai.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur ndërhyrjet e policisë gjatë protestave, përfshirë ndalimin e të miturve dhe përdorimin e forcës ndaj demonstruesve, kanë shkaktuar reagime nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe shoqatat e gazetarëve.

Rama kërkon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Një tjetër masë e paralajmëruar nga kryeministri është ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç.

Rama deklaroi se qeveria po studion përvojat ndërkombëtare për të përcaktuar mënyrën e zbatimit të një kufizimi të tillë, duke argumentuar se platformat digjitale po ndikojnë negativisht në sjelljen dhe zhvillimin social të të rinjve.

Ai veçoi TikTok-un dhe algoritmet e rrjeteve sociale, të cilat, sipas tij, i ekspozojnë fëmijët ndaj përmbajtjeve që nxisin agresivitetin dhe radikalizimin.

“Jam i bindur që duhet”, tha Rama për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, duke shtuar se mbetet për t’u përcaktuar mënyra e realizimit të kësaj mase.

Kryeministri e lidhi pjesëmarrjen e disa të miturve në incidentet e dhunshme me ndikimin e platformave digjitale, ndërsa u kërkoi drejtuesve të shkollave të dokumentojnë ngjarjet e ditëve të fundit përmes ditarëve të përditshëm.

Sipas tij, këto shënime do të shërbejnë për të identifikuar nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psikologjike dhe programe të posaçme ndërhyrjeje.

Mediat dhe kundërshtarët politikë në shënjestër

Një pjesë e konsiderueshme e fjalimit të Ramës iu kushtua sulmeve ndaj mediave dhe zërave kritikë, të cilët kryeministri i akuzoi se po nxisin protestat për interesa politike dhe ekonomike.

“Edhe më keq sesa agresioni i gurëve është agresioni i mediave”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, një pjesë e mediave janë rreshtuar në një front që synon ta kthejë pakënaqësinë sociale në një lëvizje të dhunshme për rrëzimin e qeverisë.

Ai pretendoi se raportimet për përdorimin e forcës nga policia krijojnë një perceptim të deformuar të realitetit dhe shërbejnë për të amplifikuar tensionet.

Kryeministri sulmoi gjithashtu pedagogë dhe intelektualë që kanë mbështetur protestat ose i kanë krahasuar ato me lëvizjen studentore që çoi në rrëzimin e regjimit komunist në fillim të viteve 1990.

Rama i lidhi trazirat aktuale edhe me protestat e mëparshme kundër projektit turistik të lidhur me Jared Kushner në Zvërnec, duke pretenduar se grupe të interesuara për destabilizimin e vendit ishin përfshirë në atë lëvizje.

“Dihej që kur nën puplat e flamengove u fshehën edhe duart që sot kanë dalë haptas”, deklaroi ai, duke iu referuar simbolikës së protestave për mbrojtjen e peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë.

Megjithëse përsëriti se qeveria është e gatshme të dialogojë me qytetarët për pakënaqësitë e tyre, Rama përjashtoi mundësinë që protestat të imponojnë largimin e tij nga pushteti.

Ai këmbënguli se policia ka treguar vetëpërmbajtje dhe paralajmëroi se shteti do të përdorë instrumentet ligjore kundër personave përgjegjës për dhunën dhe dëmtimet e pronës.

—-

FOTO: Kryeministri Edi Rama gjatë seancës që rrëzoi kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut. Foto: LSA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Jeta says:
    October 20, 2026 at 3:50 pm

    Va,hdo jepu dru, o Ramoviç. Se ke gjet dele popull qe te cilit ua zhdep dru fëmijët dhe pastaj ua burgos.
    Va,hdo epu dru shqiptarve se keta kane dele te durueshme!

    Reply
  • Vl says:
    October 20, 2026 at 3:57 pm

    Ike naltmadhni po te dridhet toka n’en kembe
    TQR

    Reply
  • Gjergj says:
    October 20, 2026 at 4:52 pm

    Kllouni po pérundon si ai qé i thonin,,,,,,TA KESH MIK, TÉ PRISH PUNÉ,,,,,TA KESH ARMIK, TÉ HA MUNÉ.
    Ata qé e zgjodhén, e financuan dhe e mbéshtetén pér ta sjellé né até karrike,,déshironin asgjé mé pak sesa shkatérrimin e shqiptaréve.
    Nuk do ia dalén dot.!!!

    Reply
  • Populli says:
    October 20, 2026 at 4:53 pm

    Nuk te shqeteson fakti o Rame qe gjithe keshilli yt i bedelave vjedhin dhe ti je dirigjenti. Kete pune e beri Saiu para teje dhe zoterote erdhe me premtime dhe vecse u bere mbrojtes per hajdutet.Bode Ruli Imami,Pollo,Bregu,Tritan preshi,e shume te tjere me Sali baben ne krye ishin per ne burg. Cfare bere ju dhe poste te reja dhe me pas krijove tufen tende.me hajdut te rinj qe iu doli frika se nuk denohej njeri. Zoterote e permend fjalen korrupsion por lukunin e hajduteve nuk e permend se je kryetari i tyre.Te me japi zoti force ne qender tek bishti i kalit ju var te dyve edhe ty edhe bajgen Sali. Paturpesia me madhe eshte kur Salih del per dite ne tv kur dihet boterisht qe eshte hajdut mashtrues maskara vrases edhe sot kishin dal ne protest Gita si cita edhe kokerjepuri Malltez. Se cafre padrejtesie kerkojne vetem zoti e di ne nje kohe qe keta rrogetar kane miliarda.

    Reply
  • Pedagogu protestues says:
    October 20, 2026 at 5:01 pm

    Qeveri dhe shtet policor dhe kriminal ndaj popullit te tij.

    Reply
  • Pedagogik says:
    October 20, 2026 at 5:03 pm

    Qeveri dhe shtet kriminal që vret rininë e vendit të vet.

    Reply
  • demo says:
    October 20, 2026 at 7:15 pm

    Eshte SUPERSTIZIOZ DHE PARANOJAK si gjithe te lajthiturit nga trute e kokes.Ka mbushur doren me verore,nuska,mos e haje syri.Te hengerte mortja o Fatos si te hengri,qe vajte e more mu ne picket te semes na e solle damllane..Kurre nuk e tregove kush tu qep ore e minute te merrje djallin ne qeverri,.Prandaj Zoti ta mori shpirtin,se nxorre djallin nga shishja dhe kurre nuk tregove kush te shtyri.

    Reply
  • L says:
    October 20, 2026 at 7:34 pm

    Po mire te denohen te gjithe ata qe demtojne pronen, po te paret jane ata qe demtojne femijet e gjakut te tyre, pastaj ata qe u kane vjedhur gjakun, mundin, te ardhmen dhe pronat e shqipareve dhe jam mese dakord qe duhet te demshperblejne ata dhe gjithe farefisi i tyre gjithshka te vjedhur e te demtuar.. pastaj mund te flisni per demet e ketyre diteve, por ne kuader ligjor dhe njerezor.
    Si mund te flisni per lenien pa arsim publik te femijeve qe protestojne???
    Si mund te shkoni deri ne ate poshtersi e te flisni per trajtim psicologjik neper shkolla.. pse jo me trajtim te detyruar..
    Shkolla eshte e drejte njerezore dhe fondamentale, nuk eshte burg o psikiatri!!!

    Larg duart nga femijet shqipetar!

    Reply
  • QG says:
    October 20, 2026 at 9:47 pm

    Si, pronto caporale!

    Reply
  • Esati says:
    October 20, 2026 at 10:43 pm

    Keto masa nuk kane fuqi retroaktive. Dhe nese nje i ri nuk ka me sa te paguaje, prindi nuk ka detyrim ligjor te paguaje. Masa boshe, njelloj si ajo puna qe “nuk hip dot ne avion per tre vjet”

    Reply
  • L says:
    October 21, 2026 at 7:41 am

    Pasi u mesojne mesuesve si e c’fare tu mesojne femijeve ne lenden e historise, do ti shnderroje ne spiune e shkaterrimtar te femijeve shqiptare.
    Kjo eshte shume e rende.
    Pasi shkaterruan arsimimin publik, do qe mbi rrenojat e tij te ndertoje burgje-psikiatrik.
    Mesuesi eshte misionar dhe per femijet eshte nje prind i dyte. Si nje prind i dyte deshiron te formoje te rinj me karaktere te forte e te shendetshem, jo kriminela, frikacake apo te semure mendore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?