Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshimin e rregullave në vijën bregdetare, për të parandaluar babëzinë me shezllonet që janë kthyer në problem për mijëra turistë, teksa abuzojnë edhe me çmimet.
Rama tha se do të marrë fund koha kur një person thotë “e dua këtë plazhin për “beach bar” dhe për shezllone”, duke shtuar se edhe hotelet do ta kenë të kufizuar numrin e shezlloneve në bazë të dhomave.
“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardh një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur. Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon”, u shpreh Rama në “podcastin” e tij.
Kryeministri tha se do të marrë fund edhe bllokimi i rrugës buzë detit nga subjektet private.
“Nuk mund ti çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhen në plazh. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa. U krijua një volum i madh dhe pritshmëria dhe o burra të gjithë me shezllone. Ata shezllonet këtë vit e bënë me sukses kryerjen e misionit të tyre të ardhjes në majë të hundës të të gjithë popullit”, vijoi Rama.
Rama bëri me dije se bashkitë do menaxhojnë hapësira plazhi me çmim tavan. Vec plazhit publik, hapësira plazhi do të marrin edhe bashkitë të cilat do të vendosin shezllone e ngrenë çadra me një çmim tavan të detyruar.
“Do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira e të vendosin bashkitë çadra. Aty ku është e arsyeshme e shezlloneve, por me çmim tavan të detyruar. E kemi filluar prej disa vitesh, këtë vit e shtymë më përpara. Lezha është model se është polic ai kryetari I bashkisë së Lezhës. Shakaja është gjysma e së vërtetës”, tha Rama.
i.b./dita
Ky e mban llafnë
Po mire mor kryeminister po ku ishe 11 vjet qe s’e ke pare kete situate qe po ja merzit jeten qytetareve dhe turisteve prej 20 vitesh nga te fortet e plazhit qe ju duket toka e shtetit si toka e babes. U desh te vriten ne Velipoje per shesllone 2 vellezer qe te merren masa. Ishalla do ta realizosh se shezllonet kane pushtuar plazhin deri tek uji si ne asnje vend tjeter te planetit. Vetem nje nga shijaku qe ka pushtuar plazhin e Lalezit vendos cdo vit 300 shesllone dhe paguan as 1/10 ten e asaj qe duhet te paguaje se paguan nen dore policet bashkiake sekseret verore te plazhit. Beje sa me pare dhe do hysh ne histori dhe mos e bej si Enveri qe kur ishte ne fundin e tij ne vitet 1982 e mori vesh krejt rastesisht se populli i Tiranes dhe i gjithe shqiperise ne qytet duhet te vendose shishen e qumeshtit ne radhe ne 12 te nates dhe te shkoje nja 3 here gjate nates te shohe radhen dhe ne oren 5 kur vinte qumeshti gjysma nuk mernin dot nje shishe qumesht megjithese kishin 4 ore duke pritur kurse kos mernin vetem 12 vete se 2 arka me kos vinin.A nuk kishte Enver Hoxha njerez per ti treguar per kete cnenduri qe ndodhte cdo dite ne vendin me te *lulezuar* te Europes.
Une nuk them qe Rama eshte i keq dhe Berisha ka qene i mire! Le t’jua leme komentuesve injoranteve berishiane te cilet mendojne se te vjedhesh eshte me krim se te vrasesh, te vrasesh njerez te pafajshem dhe te thuash se do te vrisja prape! Nuk e kuptoj ne se krim me te madh se te vrasesh te tradhetosh atdhene!
O Spak idioti, te vjedhesh nuk eshte krim fare, me kusht qe te jesh ripjelles
Lere mbas nja 5 vitesh kete reformen o mjekercjap, jo kaq shpejt tak-fap mbas 12 vjet qeverisjeje.
Sulltanpiktor!Ke 12 vite qe ke deklaruar ligjetisht ,se ne plazhe 20 per qind e bregtetit do te jete piblike.Kur do ta mbash kete premtim!?
Me sa kuptova do ja heqim lenes e ja japim prenes
Po hiqja privatit jepja bashkise me sa duket po mbarojne hapsirat per ku me vjedh bashkia dhe po duan te futin duart aty ku ka me vjedh
Po mir z.km asnje fjale per plazh te lire apo kjo nuk sjell para por vetem liri ndersa ti kerkon vetem para
Un isha kete vit ne jug asnje meter plazh i lire çadren qe kisha me vete as qe e nxorra nga makina
Mund te them qe jugu eshte det privat dhe un skam ndermend te bej me pushime ne det privat (te njetit mendimi ishin dhe italianet qe takova atje)
Nje gje doli ne pah propaganda jote doli lakuriq qe sezonin nuk e prishi keqinformimi dhe dizinformata si trumbetoje ti ne korrik por babzia jo e privatit por e shtetit qe ka dhene krejt detin privatit dhe ata shezllone te gjithe e dine sesi dhe sa jan paguar per me marre leje
O sulltan. Nga Vlora e turizmit elitar ju flasim. Lagja Cole kati i trete. Na premtove uje ne cezma (ne qendrat urbane) para 5-6 vjetesh, kur te kishim deputet ne Parlament. Ndonje ide se kur do e mbash premtimin ? Na erdhen femijet per pushime. Lame nam duke u lare me sapllak, si me kohen e pordhes. Ndonje shprese, apo …. shtyu çi qi t’ëmen. Jemi te paduruar ne vlonjetet…
Fjale i ka,ky nuk ben zap halabeket rrugeve te Tiranes me makina luxoze e di bej zao plazhet, mos te flasim per Salihin qe sfidon shtetin diten per diell vdo dite e ky i rru trapin.
Te mos kete hotele ne buze te detit, o qelbesire e ndyre e Vucicit. Hotele ka aq shume sa nuk ka ngelur vije bregdetare bosh.
Dhe me aq hotele e restorante sa jane eshte zene hapesira, per cfare hapesire te “lire” flet o maskara qe e shkaterrove gjithe bregdetin me politiken tende te krimineleve dhe banditeve te Rilindjes.
Vija bregdetare duhet te jete bosh. E lire. Eshte prone publike, dhe jo e jotja, o kerme e Vucicit
Nuk ke ti te drejta te japesh mendime dhe ide si duhet, po ke pergjegjesine te largosh gjithe kellirat zaptuese, dhe te japesh llogari per demet qe i ke shkaktuar dhe vendit, dhe popullit me pislleqet e tua Rilindjote
Pata fatin te pushoje disa dite ne plazhet e Vlores .Kalova mire dhe u mbrekullova me menyren se si i kalova keto dite.Bashke me shokun tim ,familjarishte, zgjodhem plazhin e Zvernecit .Me vete morem ato c’na duheshin per oret qe do te qendronim ne plazh .Paguam nje cader dyshe per zonjat. Ne burrat shtruam peshqiret e trash dhe dy stola te vegjel .Mbas dy ditesh i kerkuam pronarit te na i spostonte shezlonet dhe te mbetej vetem cadra .Zonjat kerkonin qe te shtriheshin e te merrnin kontaktin me reren sic benim ne . Pronari ,nje djal Skelar ,na e kundershtoje propozimin me pretekstin se keshtu jane regullat e plazhit . Per te mos e ofenduar i tham.Te kujtohet si e kemi bere plazhin kur ishim te vegjel . Zhyteshim ne reren kristal dhe mbulonim koken me kanatjere per tu mbrojtur nga dielli . Kur kishim shtronim ndonje cope carcaf. Kjo cadra eshte e mjaftushme per kushtet e reres . Duke qendruar ne shezlona nuk marrim kontak me reren dhe vlerat qe ajo transmeton ne trupin e njeriut . Mblodhi supet dhe nuk na kundershtoje . Ne i paguanim regullishte cadren si dhe ndonje pije gjate kohes se qendrimit .E keshtu kaluam nje jave pa e kuptuar duke perfituar anet shendetsore te reres se nxehte per trupin dhe kockat .
Po ja beje pyetjen K/M . Kur vije ne Vlore, gjate rinise, a ishin te kenaqur qytetaret me plazhin qe benin? Shezlona qe okupojne reren e kristalt nuk kishte .Sishin te nevojshem per terenin ranor .Cadrat padyshim jane te domozdoshme per moshat e vogla dhe te rriturit . C’duhen shezlonat ? Pronari ne Zvernec na shpjegoje se ato jane me detyrim per ne dhe perbejne nje kosto qe e kemi te veshtire te shlyejn veten per 3 muaj qe frekuentohen . Shteti na ve taksa per paisjet qe vendosim . Pra hapin element te pa dobishem per te fituar nga pushuesi . Per cudi ne inter-net, hidhen pamje nga plazhet me emer te botes, me reren e kristalt e te pafundme . Nuk shikojme tangerllekun e shqiptarve qe me nje rroge apo pensjon, te pa krahesueshem me boten ,te paisin plazhet me kete komoditet te sforcuar .Kjo metode duhet te fshihet nga detyrimet e shtetit dhe ti japim pazheve tona thjeshtesine e pranushme per nivelin e jeteses dhe kushteve te terenit . Nuk them pse duhen shezlona ne plazhet me gure e zhavor. Apo mjete plus ne zona qe sjane te pershtatcme per tu rehatuar. K/M ine i di keto probleme.Eshte i bredhur dhe ka pare dicka me shume se ata qe e detyrojne te nxjerri urdheresa te tilla .Plazhet ne radhe te pare duhen te jene ne perputhje me kerkesat e qytetarve shqiptaree me pas per ata turise qe vizitojne Shqiperine . Nuk mendoje se turistet, qe vijne, kerkojne keto tangerlleqet qe ne mbushim plazhet . Per turiste elitar te botes le ti hedhin parat ata qe kane e tu jepet nje pjese e vogel per tu shfrytezuar ne bregdetin tone . Vuri vesh ketyre komenteve se do te vije dita qe te tjeret do ti peshtirin ato qe kemi bere deri tani .Regullo infrastrukturen e plazheve dhe levizjet neper destinacjonet qe kerkojne turistet e qytetaret shqiptare.Mungojne linjat urbane e inter urbane dhe ato imbulojne batakcinjte me taksi .Nje taksi per 2 km te mer 10 evro.As ne shtetin me te pasur te botes taksija ste merr kete vlere . Nga Vlora perte shkuar ne drejtim te Rivjeres jo me pak se 100-150evro. Keto e shume te tjera jane marrezira te kushteve qe na imponojne shoqerite private qe operojne gjate sezonit turistike.
prap gabim eshte.ne perendim eshte komuna qe menaxhon cadrat,skane lidhje as hotelet,as baret,as restorantet.ne cadra qe ti i paguan…mund te marresh dhe ushqim me vete e ste thote njeri gje.isha ne gji te lalzit sivjet …te lura2…dhe ai hoteli me 5 yje sja maj men emrin edhe pse ishte 1km larg kishte gjithe ato cadra…gjysmat bosh.ktu edhe robt qe kane shpi prenotojn per 3 ose 4 muaj….dhe jo vetem ata qe jane ne plazh…une e kom plazhin 60 km larg..po po ma kerciti mund ta prenotoj cadren per 6 muaj…ska t boje fare hoteli,bari ,restoranti…vetem ne shqiperi ndodhin kto gjera.
Ik ore pirdhu se na cave by…n. je jashte realitetit komplet ose ben shejtan budallane. Te tjerat i kane shkruar te tjeret me lart..
Jepja bashkise qe te majmen mire ca soj sekretaresh partie.Kam pervoje nga kovaleshenca kete vit.Parate ndaheshin midis biletarit e shefit sepse asnje pushues nuk merrte fature. Jepi o i madh qe te shendoshen mire kodoshat
Ore akoma do jet ne pushtet ky, na I ka shpifur ..
Keto qe shkruan sot z.kryeminister ,ti kam skryar per 12 vjet rresht ketu ne komentet e gazetes nerume,.
Tani qe te erdhen ty syte dhe veshet,mua me hiken fare.Nuk jam as per plazh.
Te rrofshin sheslongat me sheslongaxhijt se skuterre i bere plazhet kto 12 vjet.Ato turiste qe thua se jane shtuar,,Une shoh kilen e domateve.Kilja domates sivjet ishte normale,,500 leke kg,,vjet qe kishte turiste me shumice vajti 1500 leke.
Nexhmia 1 vit para se te vdiste e mori vesh qe nuk kishtepas qumesh ne dyqan. Je 30 vjet para afatit,40 vjet para zotimit.
Demo, Rama eshte gjithmone ne kohe perderisa nuk ka asnje lek per tu shtuar pensionisteve ( sepse esht i sigurte qe pensionistat edhe bar hane dhe partine se nderrojne, si dhe ti ) por shton listen e patronazhisteve duke i punesuar ne shtet, keshtu qe votat i ka te siguruara fale edhe teje si pensionist dhe intelektual qe je ne lufte te hapur kunder opozites.
nga i gjeni keto lajme per gjermanin dhe kenian ?
Shpetimi!?
Nderhyrja e shoqatave Mjekeve pa KUFI e tu bejne EDvin Sali Muti Trajtom Sanitar te detyruar ne QELI
O shyqyr që do bohet diçka janë bërë të gj👏👏👏👏👏👏ithë pronarë të bregdetit nuk dilje dot në Sarandë Ksamil të bëje një xhiro Bregut të detit me familjen se të thonin që është e ndaluar.bravo Edi kjo është punë vin turistat dhe ikin të pa kënaqur sepse disa maskarenj kan përfituar shuma të mëdha duke abuzuar me çmimet të babëzitur kujton se turistat i presin lekët me gërshërë vijnë në Shqipëri sepse kushton lirë.sepse po kushtoj shtrenjtë nuk vijnë në Shqipëri.ishalla po bohet diçka shpresojmë 🙏🙏🙏🙏👏👏👏👏
E thoni po te doni se Rama nuk po permisohet ne drejtimin e shtetit!?! Me keto permisime e evolime, ketij i duhen edhe nja 30 vjet te tjera ne pushtet qe te behet vertet nje kryeminister i zoti!.. Si gjithnje, po te mos llogarisimi faktin e mbajtjes se premtimeve qe jep, se po te llogarisim edhe kete fakt te njohur, ky per nja 500 vjet te tjera mund te behet nje kryeminister i zoti! Gjynah qe s’jeton dot aq gjate!
Nje should i’m donte te blinte nje shtepi tek nje ndertim i ri ne Uje te ftohte Vlore ,me thote a i hedhim nje sy bashke me jep nje mendje, dhe shkuam appartamenti vend te shkelqyer pamja nga deti 50 mt projekti fantastik,nderimi i kenaqeshem per nivelin tone,me beri te blija dhe une nje kishim parkuar makinen ne kantier, roja na thote spostoni spese vjen betoniera,ishte muaje shkurte skishte njeri po vend ska, i them po plazhin ku ta beshe se nuk ka dalje ne det me tha shohim me tutje ne fillim nga plazhin i. Ri i them ketu ska vende ne behar i vendosin ☂️ ne oren 6 mengjesit shkojme perpare i gjithe bregu i zene deri pashaliman i them per cfare po vjen te shikosh detin me sy e te plases me zemer, ky eshte bregu shqipeta r,foshnja ka lindur i vdekur ,
Nje shoku im donte te blinte nje shtepi tek nje ndertim i ri ne Uje te ftohte Vlore ,me thote a i hedhim nje sy bashke me jep nje mendje, dhe shkuam appartamenti vend te shkelqyer pamja nga deti 50 mt projekti fantastik,nderimi i kenaqeshem per nivelin tone,me beri te blija dhe une nje kishim parkuar makinen ne kantier, roja na thote spostoni spese vjen betoniera,ishte muaje shkurte skishte njeri po vend ska, i them po plazhin ku ta beshe se nuk ka dalje ne det me tha shohim me tutje ne fillim nga plazhin i. Ri i them ketu ska vende ne behar i vendosin ☂️ ne oren 6 mengjesit shkojme perpare i gjithe bregu i zene deri pashaliman i them per cfare po vjen te shikosh detin me sy e te plases me zemer, ky eshte bregu shqipeta r,foshnja ka lindur i vdekur ,
Vitin tjeter, vitin tjeter
ka ne goje tash11 vjet,
asnjehere ne kohe te tashme,
ky Ram-rrenci kurre nuk flet,
Shqiperia eshte pergjysmuar,
nga ky Pushtet i ketij zuzar,
kujton ky Zdap kete popull,
se eshte ai qe ha edhe bar.