Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama për “La Stampa”: Ja ku po gabon Kurti. I shqetësuar për rajonin, Turqia faktor stabiliteti!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama për “La Stampa”: Ja ku po gabon Kurti. I shqetësuar për rajonin, Turqia faktor stabiliteti!
KryesorePolitikeRajoni

Rama për “La Stampa”: Ja ku po gabon Kurti. I shqetësuar për rajonin, Turqia faktor stabiliteti!

Published: August 10, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë për gazetën italiane “La Stampa” foli edhe për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, konflikti në Kosovë mund të bëhet i madh, edhe pse në shkallë të vogla. Për homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti, Rama u shpreh se ai është kokëfortë, por theksoi se e respekton qëndrimin e tij. Ndërsa për Serbinë, Rama u shpreh se “ajo ka një të kaluar shumë serioze si agresore, është autore e një spastrimi etnik që duhet ta lërë pas”.

Megjithatë, edhe sot, marrëdhëniet nuk janë të thjeshta. Nuk e takuat Kurtin në Prishtinë, serbi Vuçiç vazhdon flirtin me Rusinë, Dodik kërcënon me shkëputjen e Republikës Srpska. Ku është harmonia?

Rama: Serbia duhet parë ndryshe. Ajo ka një të kaluar shumë serioze si agresore, është autore e një spastrimi etnik që duhet ta lërë pas. E ka ndërtuar politikën e saj të jashtme si një korridor pasqyrash midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës. Serbia duhet të marrë një vendim, por mendoj se do të zgjedhë Perëndimin, botën demokratike.

- Publicitet -

A nuk e shihni një rrezik Donbass?

Rama: Po, sigurisht dhe jam shumë i shqetësuar, por gjithçka varet nga ne. Askush nuk mund ta ritrazojë Ballkanin nëse nuk i japim shanse. Konflikti në Kosovë mund të bëhet i madh, edhe pse në shkallë të vogla. Situata e pakicës serbe në veri mund të kthehet në një Donbass i vogël. Ëndrra e Putinit. Por Serbia nuk mund të jetë Rusi, edhe sikur të donte.

Ju dhe Kurti, dy liderë shqiptarë nga vende të ndryshme. Çfarë po gabon kryeministri i Kosovës?

Rama: Unë e respektoj atë, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është i kokëfortë dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë në tavolina përgjithmonë. Pastaj, historia të bën të presësh.

Ju jeni mik i Erdoganit. A mund ta gjejë Turqia çelësin për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë?

Rama: Turqia ka një rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Europës dhe është një bashkëbiseduese e aftë midis Ukrainës dhe Rusisë. Por nuk mendoj se ka çelësin magjik për ndryshimin e një vizioni imperialist, antidemokratik dhe shovinist si ai i Putinit. Të gjitha luftërat përfundojnë në tavolinën politike, por fatkeqësisht do të duhet ende shumë kohë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Punimet për zgjerimin, nga sot deri në 3 shtator bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës
  • Vdekja e ish-të dashurës që denoncoi McGonigal, pak orë më parë kishte publikuar 75 postime: E urrej FBI-në
  • Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston
  • Zbardhet vrasja e reperit Tupac, dënohet pas 30 vitesh ish-kreu i bandës
  • Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Komentet e Fundit

  1. Shqiptar on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  2. Vl on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  3. Ethem Lalaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Shpresa Cakaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  5. durrsaku on 01 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?