Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama për SPAK: Atij (Berishës) që ju lexon ‘librin e shtëpisë’ para SPAK, nuk i thoni gjysmë fjale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama për SPAK: Atij (Berishës) që ju lexon ‘librin e shtëpisë’ para SPAK, nuk i thoni gjysmë fjale
Lajmi i funditPolitike

Rama për SPAK: Atij (Berishës) që ju lexon ‘librin e shtëpisë’ para SPAK, nuk i thoni gjysmë fjale

Published: February 26, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në takimin e zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist, nuk ka ndalur sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend, ndërsa theksoi se ata duhet të merren me mesazhin dhe jo me mesazherin.

Ai tha se magjistratët duhet të bëjnë punën, pasi paguhen sa frëngu pulën, ndërsa iu kujtoi dhe sulmin që dikur Berisha bëri ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama që e etiketonte si ‘lavire’.

“Ta kujtojnë se ku ishin fshehur kur paraardhësi im e ngrinte puçistë dhe e ulte lavire Prokuroren e Përgjithshme”, tha ai.

- Publicitet -

Deklarata e plotë:

Habisin edhe mbështetësit më të verbër anglishfolës të këtij qyteti të reformës në drejtësi, kur një gjykatës i thotë prokurorit: “Rëndoje dorën, se e ke të lehtë akuzën”, apo kur një gjykatës në Apel i jep ankuesit një dënim edhe më të rëndë se ai që kishte në shkallë të parë. Anglishfolësit kujtojnë se këto janë bomba artizanale të propagandës qeveritare. Këto janë fakte, fakte të tmerrshme.

Por halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim të dukshëm në horizontin e pushtetit gjyqësor, dhe këtë perceptim shqetësues ma përforcon një fakt, kur unë ngre shqetësime të kësaj natyre, këshillat e prokurorisë apo gjyqësorit, sipas rastit, më ngjeshin si pullë poste mbi fjalët e mia disa deklarata nervoze, si ato të njerëzve që një daulle dasme i prish gjumin e drekës. Me ca thirrje bajate për aktorët politikë që të mos i bëjnë presion drejtësisë e bla, bla, bla…

Pavarësisht se unë nuk jam një aktor politik, por jam kryeministri i dalë nga një votë popullore që i dha PS një shumicë të hatashme prej 83 mandatësh, ndërkohë që kjo parti nuk ka një konkurrent në historinë botërore për mbështetës të pavarësisë së drejtësisë, dhe faktori më i heshtur politik ndaj fajëve dhe gafave të drejtësisë së pavarur, në thelb unë ngre probleme serioze, me të cilat duhet të merren hartuesit e atyre deklaratave të kota.

Së pari, para se ta shkruajnë më kollaj fjalën “presion”, është fjalë shumë e madhe për mbështetësin më të madh të pavarësisë së tyre, që jam unë këtu, mirë është ta kujtojnë se ku ishin fshehur kur paraardhësi im e ngrinte puçistë dhe e ulte lavire Prokuroren e Përgjithshme. Ose, nëse u vjen zor ta kujtojnë se ku mund të jenë fshehur, apo aq më keq, u duket e panevojshme të kujtojnë, le të mos e harrojmë se tani, në këtë kohë, atij që s’u bë dot pasardhësi im, pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot jo një deklaratë, po as një gjysmë llafi, pasi del dhe i lexon librin e shtëpisë prokurorit tonë më kurajoz, në derën e SPAK.

Ndaj meruni me mesazhin, jo me mesazherin, se paguhen sa frengu pulën bashkë me 500 sekretarë dhe këshilltarë të tyre, që të qeverisin sistemin e ri të drejtësisë, jo që të akuzoheni për presione inekzistente nga unë, që i kam dorëzuar shpatën e drejtësisë së pavarur.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • K R says:
    February 26, 2026 at 11:43 am

    Se mos i ke lën radhë Berishës ti me hajdutëri

    Vidhni më pak dhe mbase dhe ata te Spakut per te justifikuar dhe gjithe ate investim do merren me shume me mikun tend shpetimtarin e perjtshem, gogol Sadhiun

    Reply
  • Vlora 97 says:
    February 26, 2026 at 11:46 am

    Nisi nga llogoret e xha Temes ky

    Po nese e ke kaq armik Saliun pse ia ben njerzit e tij drejtora?

    Po Ulajve qe ushqejne financiarisht Saliun pse u jep para publike pa hesap?

    Ik ore legen

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    February 26, 2026 at 11:47 am

    Ti je i pa’ ‘fajshem’ se Ke probleme te RENDA te shendetit mendor e nuk i mer ilacet si SS-Serbi Sali….Problemi me TRAGJIK eshte se Ke ngelur NUDO,pa’ NJERi dhe ska kush te te thote :
    ‘Jep dorheqje e shtroju ne Psikoatri…!’
    SEPSE Jane agjenturat qe te Ka e rrethuar me Fugato ne KRYEMINISTRI Orgji e LIndat ne shtepi!

    Reply
    • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
      February 26, 2026 at 12:35 pm

      Plotesisht Dakort.Jane kaput keq nga agjenturatsi ky Bojaxhi edhe babait Shpirteror i tij dhendurri Serbi Sali!
      Nuk Kane ne dore te japin as dorheqje!

      Reply
  • capi says:
    February 26, 2026 at 12:57 pm

    Shashka e rradhes per te devijuar vemendjen. Doktor mortja sikur kishte deklaruar se nese do shkonte ne gjyq per 21 janarin do te therriste dhe ty si deshmitar. Do ti qe te shkosh, si thua?
    Kerkuan familjet dhe te huajt qe u rihap dosja, se per te qene per ju e kishit varrosur ceshtjen shtat pash ne dhe.

    Reply
  • demo says:
    February 26, 2026 at 12:57 pm

    Komisjoni i Jashtem i Parlamentit Evropian sot fundosi Edi Ramen.
    -Edi Rama ishte Argetues,por nuk na shperqendron-tha Eurodeputeti Ghaller.Ceshtja e ministreshes rrugendertuese Balluku ishte ne qender te Diskutimeve,Eurodeputetet cmuan shume Veprimtarine e SPAK kuner korrupsionit dhe vjedhjeve qe qeverrise dhe kritikuan unanimisht Edi Ramen dhe Parlamentin e tij qe pengon Drejtesine.Heqja e imunitetit te Ballukut eshte bere ceshtje Evropiane.Eurodeputetet verejten edhe korrupsionin e Larte te Qeverrise Rama.
    Vetem nje eurodeputet italjan e mbrojti,por edhe Ay tha qe SPAK ka treguar ne keto vite,qe eshte i Afte te veproje me Standarte te larta te Drejtesise.
    Te ra boja ooooo Gaztor!,Jo vetem boja rrugeve,por edhe boja Evropiane!

    Reply
  • ..... says:
    February 26, 2026 at 1:33 pm

    Te vjen peshtire kur nje kryeminister qe e ka zgjedhe populli vet flet per mbarevajtjen e punes dhe ca qe vetequhen shqiptar derdellisin si rrugaç, ndoshta keshtu i kane dhe familjet e tyre pa fre dhe te çthurura. Ndaj shkojne dhe punet mire. I ra Fazlliçi Sheqeres, Saliu nuk i thote Baba !

    Reply
    • xxx says:
      February 26, 2026 at 7:01 pm

      Cili popull e zgjodhi o lumemadh?

      Reply
  • 1thundrak says:
    February 26, 2026 at 3:08 pm

    Ta gezoje populli, partia, çiliminjte, bythezinjte….

    Reply
  • Dashi says:
    February 26, 2026 at 3:15 pm

    Demo psikopati , edhe punëtorët, nëpunësit , administrata, që paguhen për punën e tyre , bëjnë një ditë pushim në javë . Ti kur e ke ditën e pushimit o derdimen ? As Thano që e ka gazetën e tij nuk është i lidhur pas saj natë e ditë . Ndërsa ti demo , nuk le artikull e lajm pa komentuar , a thua se merr honorarë nga komentet . Nuk kemi parë njeri që të jetë fiksuar pas komenteve si puna jote , njeri që i pëlqen mendja e vet , që i duket vetja se kushedi çfarë xhevahiresh nxjerr nga koka jote prej plaku grindavec e të pështirë . Maniak e i sëmurë psiqik .

    Reply
  • Aldrin says:
    February 26, 2026 at 4:57 pm

    Ca ke Ramut? Populli e rrezoi Berishen me vota, dhe te zgjodhi ty qe te denosh Berishen.
    Pse nuk ngrite asnje akuze shteterore kunder Berishes per 21 Janarin
    Per Gerdecin
    Per tradheti Kombetare ne shitjen e Detit?
    Cilat jane pazaret e tua qe mbrohet Berisha?
    Prokuroria eshte e Shtetit, jo e Berishes
    Shteti jot nuk mori masa qe te akuzohej Berisha, per asnje krim te tij. Asnje
    Vetem legenlleqe dhe llogje gazetash, asgje tjeter
    Je bashkepunetor me Berishen, si tek 21 Janari, si tek shitja e Shqiperise
    TRADHETI KOMBETARE KENI BERE TE DY
    Duhet te japesh ti Llogari i Pari, TI,
    Sepse ti deklarove qe ne 2013en kur fitove zgjedhjet qe nuk do merreshe me nje plak
    Jane fjalet e tua, o PiS i ndyre.
    O plere e felliqur
    Te te kishte gedepur mire Berisha, do i kishte bere nder ketij vendi

    Reply
  • demo says:
    February 26, 2026 at 7:16 pm

    Misioni im dashi eshte te shpetoj Shqiperine nga Pushtetmbajtesit hajdute,kriminele,Atdheshites.Fale komenteve te mija,fale Proklamatave te Zace Islamit mbi Hajdutet e Atdheut po ngrihet Uragani popullor,E gjithe politika Evropiane dhe Amerikane,SPAKU I BEKUAR.Rrezja e shpreses se popullit shqiptar! Ju bej thirrje Aggron Shehaj dhe Arlind Qorri ti bashkohen neser fshatareve te Rrjollit ne ndeshje fyt per fyt me Oligarket e felliqur te Rames dhe Berishes,qe duan te pushtojne Velipojen,Ne zjarrin e Luftes kalitet Celiku. tek ju i kemi shpresat!

    Reply
  • keq me burre e keq pa burre says:
    February 26, 2026 at 8:03 pm

    Fajin e ka Saliu…..
    Te zeste kolonjar, vajten per ….ith (drith) e moren …ar (bar)

    Reply
  • demo says:
    February 26, 2026 at 11:55 pm

    Ore Dashi!Une flas per cfare ben Edi Rama.jo cfare thote.rezultatet e puneve te tij jane keto qe shohim.Rruget,tunelet,Urat e Ramez jane rrezuar te tera,ose pritet te rrezohen.Rruget.Digat,Hidrocentralet,ne Veri ku nuk ka nderhyre Rama,funksionojne.
    Cfare ka prekur ky sikur i ka vene dinamitin,E kane pesuar edhe rruget egzistuese 100 vjecare dhe hekurudha 60 vjecare. Fajeson shiun,sikur ne ishim me pushime ne Hene kete muaj dhe kur rane rruget u kthyem..Nuk dime ne cfare shiu ra.
    Prokuroria i kerkon heqjen e imunitetit Ballukut arrestimin,Ky thote :po me nderhyni ne pushtetin exekutiv,.Ben nje kozmetike me rrokada ministrash dhe drejtorash te Ballukut,Jo or jooo!Parlamenti Evropian kerkon Imynitetin e Ballukut,
    Kur SPAK ti mbertheje prangat Balukut,atehere merr note kaluese.Edi Rama thote;Me ka inat Gjermania.
    Gjermania duhet te mahnitet,kur hap kthetrat ky dhe dirigjon kreret e Evropes.
    Po qe aktor i zoti te hape teater privat dhe ta lere rehat kete popull.Po qe prator,gazetar,shkrimtar,,te hape nje TV,a nje gazete dhe te shkarrashkruaje gjithe diten.C`ka qe i eshte qepur Shtetit dhe po na fundos,qe s`ka shtet ne bote te bej krahasim.Afganistani ka bere 3 luftra me superfuqite,por ka rruge me pakistanin,me iranin,me Rusine.Pas 12 vjetesh te pushtetit absolut te Rames kemi vajtur ne 1912,kur egzistonte vetem Ruga Egnatia.
    Edhe sot kamiona vetura po kalojne neper rrugen romake Egnatia per ta shkaterruar perfundimisht,,Kjo eshte per te vene Alarmin.As lidhja Arabe,as Lidhja Afrikane nuk te pranon ne kete gjendje,.Lere Evropen,Cfare Evrope?
    Ata kamiona turq,bullgare,maqedone,rumune,nuk lajmerojne qeverrite e tyre cfare gjendje eshte ne Shqipri?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n
  • Çfarë janë “waivers”? Berishës nuk iu hoq “non grata”, DASH: Përjashtim, jo anulim
  • “I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore
  • Historia nuk jep waiver
  • Tani është zyrtare, Real Madrid rikthen Jose Mourinho në “Santiago Bernabeu”

Komentet e Fundit

  1. Vl on Trafik droge dhe pastrim parash: SPAK arreston Orest Sotën, në kërkim Artur Shehu i Zvërnecit dhe Ilir Shtufi i Shkëlzen Berishës
  2. Vl on “I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore
  3. Sinapi on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  4. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  5. Lumi i Vlores on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?