Kryeministri Edi Rama në këtë ditë të shënuar të Pavarësisë së Shqipërisë ka përkujtuar Adem Jasharin.
Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ngre lart figurën e Adem Jasharit duke thënë se veprat e tij i dhanë përjetësinë dhe familjes së tij.
“Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë”, shkruan mes të tjerash Rama.
Postimi i plotë:
ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar. Historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të heroit, copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik. Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1998, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës. Madje edhe vetë Besarta, shtojzovallja e mbijetuar e asaj masakre të pabesueshme, do të dukej si rrëfimtarja e përhumbur e një përralle, nëse familja Jashari nuk do të kishte qenë aty, mes një komuniteti të tërë shqiptarësh të zakonshëm prej të cilit u nda, e gjitha, menjëherë, në terrin mes dy ditëve të zakonshme mbi pllajën baritore të Prekazit. Madje madje edhe ajo pllajë, e kthyer sot në një varrezë unikale dëshmorësh me një trung të vetëm familjar, nëse nuk do ishte aty, pjesë reale e gjeografisë së Kosovës, do të dukej si pejsazhi i krijuar nga peneli i imagjinatës për të qenë skena magjike e zhvillimit të gojëdhanës së lashtë, për një kreshnik me emrin Adem Jashari e familjen e tij. Mirëpo jo, e gjitha është thjesht e vërtetë, e vërteta e pabesueshme e kulmimit epik të Luftës së fundit Çlirimtare në mes të Europës, bash krejt në fund të shekullit XX, ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve. Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë.
(er 2020)
j.l./ dita

PSE NUK FLET EDHE PER KOSOVEN SOT O I GJORE QE KA AQ NEVOJE PER PERKRAHJE SIDOMOS NGA SHQIPERIA QE TI PER SHERR TE FATIT E DREJTON
E QE TE DHEMB GOJA TA MBROSH POR PERKUNDRAZI I VE SHKOPINJ NEN RROTA
PO NDJEK SHEMBULLIN E NON GRATES QE PERBALT SA HERE HAP GOJEN SE VETEM.ME TE MUND TE MATESH PASI DIHET SE LLUMI ME LLUMIN MATET
JE NJE MJERA QE KUJTON SE SHQIPETARET MUND TI MASHTROSH E DHUNOSH PAFUND
ZOTI TE DHENTE DURIM KUR TE TE TROKAS FUNDI I SHPEJT
Degjo bythe trala-trala .Mos kujto o drogmen se shqipare e kosovare do te preken nga kjo shprejhe.Ti nuk ke as flamur as komb.Ti je nje mercenar si Saliu me 500 luftetare njelloj me Esad Toptani .Z. Rama sa eshte pasuria qe ke vene ne emer te djalit tend ne bankat mbare boterore niveli pare apo i dyte. ,qofte dhe ne komune?Mos kujto qe nuk dihenJeta tende eshte vetem te grumbullosh para.Por duhet te dish dicka qe jo pasuria te ben te lumtur.Jeta nje here jepet dhe i lumtur eshte ai qe vendos koken ne jastek dhe fle rehat per 8 ore gjume.Ti,Gramoz Rucin dhe mjaft kriminele qe u bene nga e keqja per mbijetese dhe Saliun iu njdjekin shpirterat e viktimave deri sa te shkoni ne boten tjeter.Mallkimi i tyre do te ndihet ne breza.Populli thote :C’ke bere do ta bejne..
More por çfarë ka thën dhe çfar thot e mendon vëllau i Edi Ramës, Gebelsi i Millosheviçit kur ishte ministër në kohën që vritej Adem Jashari nga Arkanët serb dhe tani si president kur dekoron po këta Arkanë që vran familjen Jashari, kur po përsëri këta Arkan kanibal vrasës në Mitrovic dhe në Serbi i rreshton jo me pushkë në dritare të Kosovës, por me tanke, avjon dhe dronë ……. për të vrar edhe një herë shqiptarët që “vrasin serbet me plumbat vdekje prurëse targash të Albin Kurtit” ndërsa
Edi Rama, sikur të jetë verbuar nga sytë dhe mëndja, duke tundur rreckën Open Ballkan pllet “Pse përsëri serb e shqiptarë do të përgjojmë njeri tjetrin nga dritaret e shtëpive me pushkë në dorë për tu vrar si para 100 vjetësh”.
Vllaut Edi Rama të serbit Vuçiç që dy herë në vit rreshton ushtrin sërbe për të vrarë Adem Jashar të tjerë në Kosovë, nuk i shkon fare të nderoj gjasme Adem Jasharin dhe aktin e tij, është thjesht në vazhdën e shout mashtrues non stop gebelsian për të hedhur parfum e krem të skaduar patriotik mediatik surratit prej tradhëtari kombçfarosës.
Sikur të ishte gjall Adem Jashari dhe të mësonte bëmat e Edi Ramës
që flirton sikur të jet dashnor i përkushtuar me Gebelsin e Milosheviçit përqafuar në të njëjtin krevat politik, atë të Open Ballkan, prodhim i ofiçinave të Vulinëve ruso serb,
sikur të mirte vesh se si luan rolin e avokatit të zellshëm të Vuçiçit për lidhjet e tij të ngushta me Putinin e Rusinë në çdo takim ndërkombëtar,
si do ta duronte Adem Jashari sojin e Edi Ramës dhe si i pushkës që ishte………… ?