Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot me anë të një postimi në rrjetet sociale platformën “Hapësira ime publike”. Rama thotë se kjo është një dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ku mund të dërgohen ankesat apo informacionet lidhur me zaptimet apo ndotjtet e mjedisit të përbashkët.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ku mund të dërgoni ankesat apo informacionet tuaja lidhur me zaptimet apo ndotjtet e mjedisit të përbashkët, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.
Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t’ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.
Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.
Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.
Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.
j.l./ dita

Bravo Syzekuqi…!!1 Po rikthen komunizmin me FLETËRRUFE ELEKTRONIKE…..!!!
Sivjet qe plenjumi i hapjes se hapsirave publike!?U harrua plenjumi i vjetshem per rojet e plazhit!?Ne Shengjin kane mbetur ca huj,pa roje plazhi,per te na treguar plenjumin e vjetshem!?
Welcome to Albania Snitch Digital Hub. AGPV-ja e dikurshme, e 100 Lekshes se grisur. Ky Barboni KM qe na bente Demokratin dhe Kapitalistin dikur, na doli me i kuq se Enveri dhe Saliu.
Ndërsa ti je më i zi se katrani .
Edi Rama te dhente zoti ymer e hyqem,,se e ke nisur mbare kete Mandat.Keto karroqet para pallatit i hoqe,Parkimet dyshe treshe ne rruge i hoqe me gjithe furgonat e Mamurrsit.Po karroqet me xhamluqe kane lene karrike,tavolina cadra ne Trotuar.Nuk shkulet kollaj ferra keqe.Liro trotuarin fare.Ti heqin me cadra,me karrikeTavolina,te lirojne lulishten dhe Trotuarin e qytetareve.
Vëri njerëzit e shtetit të kontrollojnë territorin,mos u mer me spiunlliqe!Qytetari paguan taksat,nuk bën qytetari punën e punonjësve të shtetit që e ka për detyrë të kontrollojnë territorin cep më cep.Nxiri nga zyra se janë qelbur nga qeveria deri në bashki Lëri rehat njerëzit!
Bravo Z.Rama!
Stop zaptimin të pronës publike nga tahmaqarët, që për interesa fitimi kanër borxh të të marrin frymën.
Asnjë mëshirë për këta maskarenj dhe të “fortë”, që bëhen trima me të dobëtit dhe zbythen karshi forcës së ligjit.
Nuk kishin se si te mungonin dhe oshkuret patronazhiste me siper te barbon Piktorit, qe gjithmone jane vigjilente te komentet e Dites. 100 lekshi i grisur eshte ende efektiv dhe sot.
Edhe pak e prisni te shikoni te dali nje si Xhepi te ura Farkes me shirit te kuq ne krahe e te ndaloje makinat,po kthehet plicimi vullnetar,paska pas nostalgji ky palaco per ate kohe,nuk i ka lene gje Enverit,ai vriste shoket e luftes,ky i fut ne burg.
Kam raortuar per nje problem lidhur me nje leje ndertimi te dhene nga bashkia mbi kolektor ne laprake, Rr at zef valentini por jo vetem qe nuk mora pergjigje e as erdhi kush per ta pare kete cmenduri, ishte firma e ndertimit qe devijoi kolektorin, can rrugen, dhe e la rrezikun e bllokimit te kolektorit aty.
Mbase ankesa ime i eshte cuar vete lejedhenesit ose ndertuesit per te me kthyer pergjigje….. cfare nuk ben vaki????!!!!!!!!!!!!!!!!!!