Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
AktualitetPolitike

Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje

Published: November 11, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Dublin, ku ndodhet për të marrë pjesë në takimet e nivelit europian.

Gjatë mbërritjes së tij, një grup qytetarësh kanë dalë për ta protestuar, duke hedhur thirrje kundër kreut të qeverisë shqiptare.

“Rama resign (Rama dorëhiqu)”, “Rama ik” dhe “Shqipëria nuk është në shitje” “Kriminel” ishin disa nga sloganet që u dëgjuan gjatë protestës.

- Publicitet -

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Rama shihet duke bërë shenja në drejtim të protestuesve, ndërsa këta të fundit vijojnë thirrjet dhe kërkesën për dorëheqjen e tij.

Rama ndodhet në Dublin për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të nivelit europian dhe lidhet me diskutimet për integrimin europian të Shqipërisë.

Protesta në Dublin vjen në një moment kur qeveria shqiptare po përballet me kundërshtime dhe protesta edhe në Tiranë, ku qytetarët kanë ngritur shqetësime për korrupsionin, çështjet politike dhe projektin e lidhur me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

I pyetur për protestat në Shqipëri, Rama nga Parisi deklaroi se zemërimi fillestar u nxit nga projekti i lidhur me Kushnerin, të cilin e cilësoi si një lloj shkëndije që mobilizoi qytetarë me shqetësime të ndryshme.

Kryeministri pretendoi gjithashtu se protestat janë ndikuar nga faktorë të ndryshëm, duke përmendur Iranin, partitë opozitare, lëvizjen Antifa dhe persona të lidhur, sipas tij, me krimin e organizuar.

“Ka një mori gjërash që janë njësoj si një tenxhere ku zien gjithçka nga shqetësimi i përgjithshëm për mjedisin, te gjepura antisemite të ushqyera apo të ndezura nga armiqtë e vendit tonë, konkretisht Republika Khomeiniste e Iranit a gjithashtu edhe partitë të opozitës të mëdha apo të vogla, së fundi nuk fshihen dhe aq pas fëmijëve apo të rinjve të radikalizuar me këto iluzionet e Antifas e më tej nga njerëz të cilët kanë shqetësimet e tyre, shqetësime legjitime për koston e jetesës deri te njerëz që janë sjellë e paguar nga krimi i organizuar”, tha kreu i qeverisë.

 

Calls for resignation continue to follow PM Edi Rama on his visits abroad. He faced protests in Ireland 🇮🇪, where a group of Albanian diaspora gathered to demand accountability for the worsening situation in the country he leads. 🇦🇱🦩 #Day165 https://t.co/oTOw1MWpY6

— Tirana Report (@Tirana_Report) November 11, 2026

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?