Rama ka shkuar sot në Ministrinë e Arsimit ku ka folur lidhur me protestat e dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë.
“Jemi këtu në këtë institucion që është bërë objekt i sulmit dhe në fakt i një agresioni të vërtetë me gurë të shkulur nga trotuaret e rrugës së Durrësit. Është vendosur në qendër të vëmendjes vetëm për një arsye, për të kamufluar ç’ka në të vërtetë është në burimin e helmuar të kësaj proteste.
Kam marrë këtë gurin në dorë dhe kur imagjinon peshën që ky merr kur gjuhet drejt trupave të Policisë, është një armë që mund të shkaktojë edhe një tragjedi. Ky gur përcakton ku mbaron e drejta e protestës”, tha mes të tjerash Rama.

Ti hoqen kalamajt poturet o kumandar
Vishesh vetem me kostum tani
Bravo
Keshtu ka lezet