Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama reagon pas mbylljes së seancës: Diella do të jetë edhe fizikisht në qeveri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama reagon pas mbylljes së seancës: Diella do të jetë edhe fizikisht në qeveri
Lajmi i funditPolitike

Rama reagon pas mbylljes së seancës: Diella do të jetë edhe fizikisht në qeveri

Published: September 18, 2025
Shpërndaje

Pas përfundimit të seancës parlamentare, e cila zgjati vetëm 25 minuta dhe gjatë së cilës u miratua programi politik i qeverisë 2025-2029 si dhe kabineti i ri “Rama 4”, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai ka kritikuar opozitën për kaosin që sipas tij shkaktoi, duke mos lejuar prezantimin e programit qeverisës dhe duke shkelur kufirin etik të debatit parlamentar.

Sipas Ramës, 83 mandatet që mori Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit janë një detyrim jo vetëm për të respektuar votuesit e tij, por edhe për t’u dhënë opozitës hapësirën e duhur për të shprehur fjalën e saj në Kuvend.

- Publicitet -

Megjithatë, ai thekson se kjo nuk mund të vazhdojë paqësisht për sa kohë opozita vazhdon me “avazin e vjetër të pengmarrjes së Kuvendit”.

“Kjo strategji bllokuese duhet të ndërpritet, në mënyrë që opozita të ketë të papenguar të gjitha hapësirat për të folur në Kuvend, ashtu siç i takon”, shkruan Rama në postimin e tij.

“83 mandatet e 11 majit për ne janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur, po edhe një detyrim ndaj zgjedhësve tanë për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën e sharjet e rrugës si alternativë opozitare. Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian dhe opozita do të ketë të papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare. Ndërsa shkelja e atij kufiri për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës”, tha Rama.

Në postimin e tij, Rama ka ndarë edhe fjalën e ministres Diella në parlament, duke thenë se Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë.

“Bashkëngjitur fjala e parë e Diellës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila u transmetua nga monitorët e sallës, ndërkohë që çka nuk arrita dot të them ndër të tjera, ishte se me shumë gjasë, brenda vitit të parë të legjislaturës, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë”, tha Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    September 18, 2025 at 11:37 am

    Kur sajon Lodra Edi Rama i con deri ne fund,qe te plasin kalamajte e pallatit.Kur zbuloi Beatlesat ne 1990,i afishoi posterat fizikisht ne Institutin e Arteve,qe te plasnin Sherif Merdani dhe Fatos Lubonja ne burg,qe NUK I NJIHNIN.
    Kur te nxjerre Diellen ne podium ju djemte e Gardes,beni sikur ju shpeton ai Flamuri Saliut,sa ti fusi nje shapulline surratit,se e meriton.

    Reply
  • tefik says:
    September 18, 2025 at 12:05 pm

    Ka gjetur shesh e ben pershesh,tallet me te gjithe pa perjashtim dhe me socialistet edhe me demokratet dhe megjithe popullin, me kete Diellen. E ben qe neser kur te dalin vjedhjet si gjithmone me tendera te thote qe e ka fajin Diella jo hajdutet e tij dhe me pas ta zevendesoj me Henen.

    Reply
  • !!? says:
    September 18, 2025 at 10:19 pm

    Kur në fshatin tim të gjithë, të mëdhenjë dhe të vegjël, e muarën vesh që hajduti i pulave ishte Nuni, që të vazhdonte zanatin e hajdutëris që ishte bër sëmundje psiqike dhe nuk i rrihej pa vjedhur, inteligjenca e tij prej kusari i mësoj zgjidhjen e mënçur, të maskohej si grua për të vjedhur, Nxori nga baulja e gjyshes rrobat e nusëris, me shamin me zymbyla, me bluzën qëndisur me bedena, me përparse me ornamente bër në tezgjah dhe

    maskuar si grua bëri batërdin me pulat e fshatit duke patur sukses më tepër në zanatin e tij si hajdut profesionist pulash se më parë.

    E njëjta gjë si me hajdutin e pulave të fshatit tim po ndoth me kusarin e llahtarshëm kombçfarosës, kryeministrin Edi Rama që ka kthyer shtetin në mekanizëm diabolik për të vjedhur pa mëshir shqipëtarët që t’ ja kaloj me pasurin e tij edhe thesareve të Alibabës së prrallave arabe duke konsumuar edhe krimin më të rënd të kodit penal, spastrimin etnik të trojeve historike nga shqipëtarët që ikin të lemerisur të përzën me dhunë nga fshesa e kusaris së Edi Ramës dhe

    meqënse të gjithë shqipëtarët, të mëdhenjë e të vegjël pa përjashtim e din që Edi Rama është kusar , ai që të vazhdoj zanatin e kusaris pa të cilën ai nuk mund të jetoj si i çartuar nga sëmundja psiqike e kleptomanis, si hajduti i pulave të fshatit tim, vendosi të maskohet si grua , si Djella e AI. Vet ndërtimi dhe përmbajtja, fjalori i përdour, mënyra e artikulimit të mendimeve në mesazhin provokativ të Djellës në kuvënd, tregojn qart që Djella është ai, vetëm ai, asnjë tjetër. kusari Edi Rama, që, i maskuar si grua , do të vazhdoj edhe në mandatzezën e katërt të vjeth deri sa të përzer edhe shqipëtarin e fundit që nuk është pjesëtar i bandës së tij të kusaris,

    Mjer shqipëtarët dmth pensionistët që nuk kan emigruar akoma në atë botë se çdo të heqin nga kusari i marrosur deri në tërbim nga kleptomania tani që është maskuar si grua, Djella e inteligjencës artificiale të kusaris, prisni taksën e ngritur të banesës, sigurimin e shtëpis nga tërmeti, pse jo edhe nga zjarret, ngritjen e çmimit të ujit që do të jetë në kthetrat e kuçedrës kusar Edi Rama, taksa tek trerët e kusaris në hyrje të autostradave…………prisni shkatrrime masive ndërtimesh si në Theth, Valbon……ai përjeton një lloj “orgazme ” kur shkatrron …..sidomos kur përdor dinamitin…….përjjeton kënaqsin e insanëve të sëmur nga piromania……..

    Reply
  • demo says:
    September 18, 2025 at 10:25 pm

    O Ramazaaan! Kaligula beri kalin Senator.

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    September 18, 2025 at 11:47 pm

    Rama ,shqiptaret normale te majte,te djathte,te paangazhuar te mbeshtesin ne veprimin qe bere duke i treguar Berishes e te tijve se nuk mund te bllokojne funksionimin e Organit Legjislativ ,Parlamentit. Nese duan te bejne Revolution te dalin e ta bejne por salla e Parlamentit eshte per tjeter gje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?