Më 29 mars, Kryeministri Rama së bashku me drejtuesin politik për Diasporën, Taulant Balla, do te ketë takim me shqiptarët në Kretë dhe një ditë më pas (30 mars) me shqiptarët në Athinë.
Gjatë muajve të fundit, kryeministri ka ndërmarrë një tur takimesh me diasporën shqiptare në disa vende evropiane. Më 12 maj 2024, ai nisi këtë tur në Athinë, ku u prit nga mijëra shqiptarë në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’. Në fjalimin e tij, Rama theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke bërë thirrje për një histori të re bashkëpunimi.
Më pas, më 26 maj 2024, kryeministri zhvilloi një takim në Milano, Itali, në pallatin e sportit në Busto Arsizio, ku morën pjesë emigrantë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Italisë. Gjatë këtij takimi, Rama diskutoi për përfshirjen e diasporës në proceset vendimmarrëse në Shqipëri dhe mundësinë e votimit nga jashtë.
Në vijim, më 2 qershor 2024, ishte planifikuar një takim në Londër, por ai u anulua. Po ashtu, takimi i parashikuar në Gjermani më 16 qershor 2024 u anulua për shkak të zhvillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit, duke e bërë të pamundur organizimin e një eventi të tillë.
Gjatë këtyre takimeve, Rama njoftoi se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të votojnë me postë në zgjedhjet parlamentare të pranverës 2025. Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të diasporës në proceset demokratike të vendit dhe rolin e tyre në zhvillimin e Shqipërisë.
j.l./ dita
Ec perpara o gjigand drejt fitores historike te Shqiptareve me 11 maj 2025 se po ja ndryshon faqen cdo dite Shqiperise dhe po e ben Shqiperine vend te lakmueshem dhe per gjermanet, Norvegjezet, italianet, e shume te tjere nga mbare Europa. Aleanca bathorja madheshtore ose treni i zhavorit sic po quhet cdo dite tashme me perbindeshin e vicidolit qe 24/7 nxjerr nga goja flake, helm, mut , shurre, molotov , premtime parajse qe as femijet e kopshtit nuk i besojne, qe shkon ne Podgorice para gjithe europes e quan Shqiperine narkoshtet, keshtu nuk e ka percmuar Shqiperine as Vojisllav Sheshell, as Sllobodan Milloshevic as shovinistet greke. Me Flamut geringun me gishtin e mesit te ngritur ne balle te karroces bathore madheshtore dhe me Adriana nockederren si imazh fitoreje treni i zhavorrit i Kujtim hamshorrit eshte nisur per ne magazinen e gerdallave ne shkozet te Durresit ku pritet te arrije me 11 maj 2025 ora 22.00 kur te dale sondazhi Piepoli dhe Zaloshnja qe e nxjerrin triumfator per te 4t here Edi Ramen me 86 mandate.