Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në podcastin “Flasim” se qeveria ka hyrë në një fazë të re të politikave për rritjen e pagave, duke synuar jo vetëm shtimin nominal të tyre, por edhe mbrojtjen e fuqisë blerëse.
Ai theksoi se paga minimale ka arritur në 500 euro, ndërsa mesatarja e pagave është rritur me rreth 10%, teksa paralajmëroi edhe mekanizma të rinj si indeksimi periodik në sektorin publik dhe rritje të veçanta për kategori kyçe si mjekët, infermierët dhe administrata.
“Nga 1 janari i këtij viti kemi hyrë në një fazë të re të rritjes së pagave, me një drejtim të qartë: rritje reale e të ardhurave dhe mbrojtje e fuqisë blerëse. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pagat nominale, të cilat, nga paga minimale në shkallë vendi, janë rritur në 500 euro, apo në mesataren e përgjithshme kanë arritur në rreth 10%, me një ritëm të qëndrueshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Po këtu bëhet fjalë për çka na ka munguar si mekanizëm, jo sepse nuk e kemi ditur mungesën, por sepse s’kemi mundur ta adresojmë si pasojë e mungesës së mundësive të ekonomisë. Sot që ekonomia na ka dhënë mundësi të reja, ne kemi vendosur të indeksojmë pagat në sektorin publik çdo dy vite, me mekanizma shtesë për kategori të ndryshme, dhe kësisoj të korrigjojmë impaktin e inflacionit mbi pagën për mësuesit, për mjekët, infermierët, punonjësit e policisë, ushtarakët dhe administratën.
Një vëmendje e veçantë i është dhënë sistemit shëndetësor, ku nga qershori pagat do të rriten edhe në disa shërbime kritike. Mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel me të tjerët edhe për sa i përket rojeve, që janë një ngarkesë ekstra. Ndërkohë, shtesat konkrete do të arrijnë në 18 mijë lekë në muaj për mjekët dhe 12 mijë lekë për infermierët dhe teknikët, të shoqëruara me paga më të larta për turnet dhe një sistem rivlerësimi për përvojën.
Është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë aty ku përgjegjësia është më e lartë dhe ku sistemi kërkon mbështetje të përditshme. Është një politikë e qëndrueshme, sepse është një rritje ekonomike e qëndrueshme dhe janë mekanizma të nevojshëm, që kjo rritje ekonomike i ka bërë të mundshëm dhe, patjetër, edhe të matshëm në atë që është llogaria e çdo familjeje që jeton me punë të ndershme.”
j.l./ dita

Kur se bere per 4-8-12 vjet s’ke per ta bere per 16 vjet, pervecse mashtrim i rradhes. Kujto, hapi rrugen atij qe thote e mban dhe mos bejme ham ham,uthulla e forte thyen enen e saj. Pangopsia per lek te piset e pushtet pa kufi e me c’do forme e cmim, ka pas e do t’kete nje fund te turpshem e pa kthim. Beso
C’FARE SHKOLLE,PUNE KE BERE NE JETE O PSIKOEDVIN dhe KUSH ESHTE PROFESIONI YT NE JETE!?
Politika nuk eshte profesion!
Ky me këto kufjet dhe podkastin sikur me qenë roja I varrezave.
“Perdhim” do ishte emertesa ideale per sa i perket rrenave me te cilat qelb dyrnjane kryem… PodCazzo Rama.
Kacidhet jepja Ballukut
Ate 1 miliardin qe i dhe trapit na jep
Per cfar rritje pagash flet ti,kur produkte baze t’ushqimit dhe nafta etj, kane marr rritje maramendese, aq sa ja kane kaluar dhe vendeve te BE-se, qe marrin rroga e pensione sa dhjet apo njezet e kacafiu here me shum se puntoret ne Shqiperi. Mjaft me mashtrime, eshte koha te shporreni nga pushtetet, c’do vones apo justifikim vetem se ju a shton me shum fajet apo “gabimet” sic thoni ju. O tyc s’eshte me gabim kur prej vitesh qeveria juaj dhe ju qe s’kontrolloni tregun qe po i servir popullit ushqime te tejngopura me hormone e presticide apo bakterie, pa harruar ushqime te skaduara qe po ja nxijne e shkurtojne jeten popullit, aq sa dhe armiq e shqiptaris ju kane zili dhe rendomshem shprehen ate qe s’ja u beri milloshevic ju a beri ramadurolubija me shoke e shoqe, qe do t’thote tradheti kombetare.
Mjaft eshte MJAFT.
Zgjuarsia dhe psikopatia jane dhunti e zotit,tradhetia eshte pjelle e karakterit njerezor.Tradheti, quhet kur del kundra interesave te kombit tent.Edi Rama, nuk mund te quhet tradhetar i shqiptareve, pamvaresisht se punon kunder interesave te shqiptarise.Ai eshte nje patriot i respektuar i kombit te vet VLLAH
Hapi komentet aty tek vizita Ivankes,se nuk i nxihet surrati hajdutit.Sa nxihet fucia bitumit me boje kpucesh.
E vecante ne Shqiperi.
Drejton qeverine dhe shtetin nje satana!
I ka bere e po ben cfare te mundet kunder interesave te popullit, rolit te administrates publike, interesave te pensionisteve , shkaterrimit te ekonomise dhe tjetersimit te pronave.
Aftesite e tij jane te medha vetem ne fushen e genjeshtres!
Ne ndihme ka edhe nje fantazme satanai, quhet Sali Berisha!
Komandant sandokan pa turban, me mallengjeve spirre me shkojne lotet.
Për çfarë pagash bëhet fjalë kur 30%e popullsisë janë pensionistë me pension, ku mbi 500 000 e tyre kanë punuar pavarësisht se pronarët nuk ju kanë paguar sigurimet ku i përdornin si skllevër, (kjo për arësye të funksionimit të shtetit) dhe ku në saj të punës së tyre të papaguar, sot pronarët e tyre janë bërë oligarkë që përsëri këto privilegjon nga shteti.
Dhe është fajtor shteti për mungesën e sigurimeve të tyre dhe tashmë i sheh pensionistët si jashtëqitje e kombit në vend që
t’i shoh si heronj të viteve “të demokracisë”
Për çfarë ngritje pagash flet kryeministri kur nuk kemi rritje të mirëqenies por rritje çmimesh, ulje konsumi, zvogëlim të shtresës së mesme, varfëri të tejskajshme të pencionistëve dhe polarizim ekstrem
ekonomik midis një shumice në rënie e ekonomike dhe një pakice me pasuri marramendëse, midis një shumice që
s’kanë çfarë të hanë dhe një pakice që s”dinë sa kanë dhe ku i kanë.
Çfare na duhet Europa në këtë gjendje? Çfarë ndryshimi ekonomik ka shumica e popullsisë në ndryshim me pushtimin në kohën e Italisë, si i pushtuar si në “demokraci” shumica të përjashtuar nga një mirëqënie dhe në një diskriminim potencialisht shtypës. Oratoria politike sigurisht propogandon mirëqenie, manipulon realitetin dhe natyrisht si e”majta”dhe e djathta kur të dyja janë përtej së djathtës drejt ekstremit të saj konkret, demagog të qendrës dmth të shtresës së mesme dhe të asaj të pamundurës ekonomikisht që kjo e fundit për faj të saj.
Poshtë qeverisja 35 vjeçare e këtij vendi që ka ka pushkatuar zhvillimin e tij.
Posto komentin tim!
Posto komentin tim.