Kryeministri Edi Rama thotë se Serbia nuk i ka kapacitetet për të sanksionuar totalisht Rusinë.
Në një intervistë për “Euronews Serbia”, Rama deklaroi se do donte që Serbia të vendoste sanksione, por sipas tij, kjo do të sillte më tepër probleme sesa do ta dëmtonte Rusinë.
“Fillimisht sepse Serbia nuk i ka kapacitetit për ta sanksionuar totalisht Rusinë. Nuk ka as kapacitetet teknike për të jetuar pa gazin rus, as kapacitetet financiare për t’i mbijetuar kësaj. Dhe fakti që Serbia ka votuar 3 herë rresht në Kombet e Bashkuara për ta dënuar agresionin, madje edhe për ta përjashtuar Rusinë nga Komitetit i të Drejtave të Njeriut, kjo do të thotë shumë.
Tani, sigurisht që ne jemi 100% të rreshtuar me politikat e Bashkimit Europian për sa i përket sanksioneve. Sigurisht që unë do të doja që Serbia ta sanksiononte Rusinë, por unë mendoj që kjo do të sillte shumë më tepër probleme sesa do ta dëmtonte Rusinë. Por, nëse ky presion do t’i kishte prishur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Perëndimit, kjo do të kishte rezultuar në një katastrofë të vërtetë”, u shpreh ai.
a.m/dita

Shqiperia i ka.(kapacitetet)
Lere Leon, le te grijme ne sallate ne Internet. Kete pyetje duhet t’ja kishin bere ketij gazetaret, po ku i ke? Pa shtyp te lire nuk ka demokraci. Ndaj dhe na duhet te degjojme pordhet e idioteve qe ju duket vetja te mencur.
Toni, po te ishit te mençur ju qe i beni komentin dhe analizen, do tu kishim pare ne krye te udheheqjes se proceseve demokratike ne Shqiperi, por jeni nga ata qe hidhni fjalen dhe fusni koken ne rere duke u fshehur ketu neper gazeta.
A keni ndonje pergjigje per pyetjen qe beri Leon?! Mesa duket po. Atehere na e tregoni edhe neve, qe sipas jush nuk jemi kaq te mencur, sa udheheqesi kaq largpames i proceseve demokratike ne Shqiperi. Brockullat e tjera ne drejtimin tim, ju lutem konsumojini me shoket dhe familjet tuaj.
Flase !Nuk na sqaron ,ky Edi Rama eshte pjese e qeverise Serbe qe i di kaq me hollesi kapacitetet e serbise?Ky po flet ne emer te serbit.Flase ,jeton ne hene me duket.Rama ofendon popullin serb qe flet ne emer te serbeve.Ne kane rene serbet kaq poshte qe te lejojne Ramen te flase ne emer te tyre,tregon qe Serbia e vjeter dhe me personalitet boteror ka mbaruar.Turp per serbet.
Kjo gazete ka msu mir si manipulohen komentet n’at drejtim qe do. Perkthimi “pak” ndryshe dhe ja ku u gjet llogjika e dobet e Rames!
Po kapacitete për tu furnizuar me tanke, avionë, kllashnikovë…….. nga Rusia për arkanët e tij të etur për gjak që akoma nuk kan hequr uniformat e përgjakura dhe dekoratat e Millosheviçit për krimet ndaj shqiptarve dhe popujve të tjerë paska kapacitet Sërbia e vllaut të tij Vuçiç?
Po për të bër stërvitje rresht të armatës që tashma, mbas kungimit dhe bekimit me verë në Beograd të Open Ballkan, mund të quhet pa frikë armata jugosllave, nën mbikëqyrjen e ambasdorit dhe atasheut ushtarak rus, i ka kapacitetet Serbia?
Si mundet ky horr që ka dëshmuar që është antishqiptar i tërbuar sepse po realizon ëndrrën mizore të MIllosheviçit, spastrimin etnik të trojeve të banuara që në epokën e bronxit nga shqipëtarët, si mund të bëhet haptazi avokat i serbëve në arenën ndërkombëtare dhe të bëj deklaarata që as Vuçiç nuk i ka vajtur mëndja ti bëj kaq haptazi, deklaratë që mund të jetë gatuar vetëm nga guzhinat subversive të shërbimeve inteligjente ruso serbe?