Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama liron nga detyra zv.ministren e Turizmit, Ornela Çuçi tregon arsyen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama liron nga detyra zv.ministren e Turizmit, Ornela Çuçi tregon arsyen
KryesorePolitike

Rama liron nga detyra zv.ministren e Turizmit, Ornela Çuçi tregon arsyen

Published: August 9, 2022
Shpërndaje

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshillii Ministrave, me firmën e kryeministrit Edi Rama. Zv.ministrja Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Ornela Çuçi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama firmosi largimin e saj pas 5 vjetësh nga posti i zëvendësministres së Turizmit.

- Publicitet -

Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se nuk bëhet fjalë për shkarkim, por dorëheqje, pasi sipas saj, ajo e ka kërkuar vetë largimin nga detyra.

Ndër të tjera, Çuçi falenderon, Ramën, ministren Kumbaro dhe ekipin e Ministrisë së Turizmit, teksa shkruan se do të vazhdojë të jetë një zë publik, për problematikat e mjedisit në Shqipëri dhe rajon, të cilin e përfaqëson në organizmat ndërkombëtare të mjedisit, në përputhje me kopetencën e saj profesionale dhe koshiencën qytetare.

Reagimi i plotë:

Falenderoj Kryeministrin Rama, i cili më datë 29.07.2022 pranoi lirimin tim nga detyra pas kërkesës sime për të qenë e lirë nga shërbimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Ky pesë vjeçar ka qenë për mua, një eksperiencë e jashtëzakoshme, nën drejtimin e pandërprerë të Kryeministrit Rama, të cilin gjej rastin ta falenderoj që më shquajti nga bota e ekspertizës në vend, nga bota akademike dhe ajo e shoqërisë civile dhe më besoi fillimisht detyrën e Këshilltarit në Kabinetin e tij, e mandej të Zëvendësministres, përgjegjëse për mjedisin.
Mirënjohëse për këtë mundësi, pasi të shërbesh për vendin tënd është dhe do të mbetet një bekim!

Unë, besoj se së bashku me shumë kolegë të tjerë zëvendësministra, ilustruam një frymë të re politike, të cilën Kryeministri donte t’i jepte pozicionit të zëvendësministrit në qeverisjen e Shqipërisë. Mirënjohje Kryeministrit për mbështetjen e pakufi, duke i dhënë këtij pozicioni politik, kopetencë, përgjegjësi dhe profesionalizëm, në vend të politizimit tradicional.

Gjej rastin të nënvizoj frymën e tij për të futur në ekipet klasike politike, të trashëguara apo të krijuara të jetës partiake, ekspertët pa asnjë paragjykim politik, krahinor apo klanor, por vetëm mbi fushën e ekspertizës.

Ishin pesë vite të një pune intensive ku shpresoj që me kopetencën dhe përkushtimin tim, të kem kontribuar modestisht në hapjen dhe zhvillimin e temave të rëndësishme të mjedisit, apo në përballimin e problematikave të mprehta dhe delikate të mjedisit në Shqipëri e më gjerë, në rajon.

Jam e bindur se nën qeverisjen e Kryeministrit Rama janë krijuar bazat e një politike të qënësishme mjedisore për vendin tonë, të cilat tashmë, duhen të kthehen realisht në prioritet politik të dorës së parë.

Falenderoj gjithë ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për punën e çmuar, për bashkëpunimin e palodhur në përballimin e sfidave që sidomos në vitet e fundit, kanë qenë shumë të mprehta dhe sidomos nën syrin e ciklonit të opinionit publik.
I uroj sukses ekipit të ministres Kumbaro, në sfidat që ajo ka ndërmarrë dhe në çështjet ku është përfshirë!

Do të vazhdoj të jem një zë publik, për problematikat e mjedisit në Shqipëri dhe rajon, të cilin përfaqësoj në organizmat ndërkombëtare të mjedisit, në përputhje me kopetencën time profesionale dhe koshiencën qytetare.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Toni says:
    August 9, 2022 at 1:35 pm

    Shkaku i shkarkimit(sakrifikimit) te Zevendesministres Ornela Çuçi eshte qe te kursehet rilindsja e stazhionuar Ministrja Mirela Kumbaro,qe e ka hak burgun qe kur ishte Ministre e kultures per mashtrimet me Teatrin Kombetare.Nuk heq dore drogaxhiu nga metodat mafioze.

    Reply
  • Patriot says:
    August 9, 2022 at 1:55 pm

    Kush eshte kjo gruaje e Cucit minister?
    Kurre nuk jam degjuar qe zv, mistre te jape doreheqjen perpara ministres. Apo kjo u be per te zvogeluar nepotizmin me qe I doli boja.
    Qeveria duket si kuvendi popullore i PPSH, Cuci alias Lale Hekri

    Reply
  • Arben says:
    August 9, 2022 at 2:09 pm

    Litari litari litari litari litari

    Reply
  • LEON says:
    August 9, 2022 at 2:42 pm

    Ministren rame, ministren,,dhe basjke me ministren shporru edhe ti,,se e ke bere hak..

    Reply
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    August 9, 2022 at 2:48 pm

    O Ed Brekushexjiu nuk kalon kjo pune me nje z/ministre…… po kerkohet edhe koka jote.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    August 9, 2022 at 3:16 pm

    U gjet shkaktarja e tragjedise ne Potam!?Se cfare pergjesije me shume ka njezevendesministre se se ministresha qe drejton,kete vetem rilindasit mund ta tjerrin holle holle.Nje komisari policie i merr koka ere ,pushohet nga puna zevendesministrja e turizmit.Kesaj i thone:”hanet Shan,jane shume larg me hanet ne Bagdat..

    Reply
  • Tironc i Vjeter says:
    August 9, 2022 at 4:28 pm

    Ou. kjo osht si me shkul gjemin prej komes se preme e me thone u sheru koma.

    Reply
  • ? says:
    August 9, 2022 at 9:06 pm

    Paska dale nga rrjeshti…

    Reply
  • Labi says:
    August 10, 2022 at 9:14 am

    Si duket palloshi gjat e ka kuptu qe nuk ka turizem ne shqiperi,ajo ministri eshte vetem per te vjedhur,atje ka nje grup halabakesh qe japin qofte e marrin leke, e kjo quhet turizem,si mund te besh turizem ne nje vend kur nuk ke jeten te sigurte,hyn gjall e del vdekur.

    Reply
  • Mira says:
    August 10, 2022 at 2:56 pm

    Une nuk mund ta kuptoj se cfare magjie i ka bere lavirja politike Mirela Kumbaro Edwin Kristaq Rames???!!!

    Reply
  • Albani says:
    August 12, 2022 at 11:31 am

    Kjo ishte kot ne ate post sepse ishte thjesht ish refugjate ne greqi.. njeish mesuese biologjie ne shkolle 8vjecare ne gjirok. Por padyshim ka punuar fort.. Eshte dhe e gojes..si gjithe rilindaset qe gojore e perdorin.. Ndaj u ngjit lart.. Ehhh

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?