“Paketa e Maleve” është një nismë që synon të zgjidhë problemet e pronësisë të trashëguara nga ligji 7501, veçanërisht në zonat veriore dhe verilindore të vendit – u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë.
Kreu i qeverisë theksoi se kjo paketë do u japë mundësi qytetarëve që nuk kanë tituj pronësie të zhvillojnë pronat e tyre.
“Paketa e Maleve ka lindur nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi shumë të madh, që e ka origjinën te ligji 7501 dhe te konflikti i shumë familjeve në zona të caktuara të vendit, kryesisht në veri dhe verilindje, që nuk e kanë njohur 7501 si një instrument të vlefshëm për tokën e tyre. Problemi i trashëguar është që këta njerëz e kanë të pamundur të kenë akses në financa dhe të ndërtojnë në mënyrë të ligjshme, sepse nuk kanë një titull pronësie”, tha kryeministri.
Me “Paketën e Maleve”, qytetarët mund të aplikojnë në bashki për leje ndërtimi, ndërsa certifikatën e pronësisë e marrin vetëm pasi të kenë përfunduar investimin. Rama sqaroi se nëse gjatë procesit paraqiten pretendime për pronësinë, çështja zgjidhet nga shteti dhe jo nga investitori.
“Në 45 ditë duhet të vijë një kundërshti e argumentuar. Nëse nuk vjen, lista kalon në Këshillin Bashkiak. Ky aplikim vlen vetëm për një gjë, vlen vetëm për të aplikuar për të marrë leje për një projekt. As nuk mund ta marrësh tokën ta shesësh, as nuk mund ta japësh me qira, as nuk merr titull pronësie.
Pasi miratohet projekti, ti ndërton. Vetëm pasi ke përfunduar ndërtimin, jo përpara, ti merr titullin e pronësisë. Nuk mund të gëzosh një titull pronësie pa e investuar atë tokë. Nëse në një kohë X, shfaqet dikush tjetër që pretendon të jetë pronari, shkon në gjyq dhe nëse ai fiton, ti nuk merresh me atë, por merret shteti. Kjo është trajektorja që ndjek kjo paketë. Është shumë pro biznes”, tha Rama.
Kryeministri prezantoi gjithashtu programin “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, që synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme. Programi parashikon kredi me interesa më të ulëta se tregu, të garantuara nga qeveria, me një limit deri në 2 milionë euro.
“Ky projekt do të mbështet nga një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë, e cila do të përpunohet nga bankat e nivelit të dytë në bazë të aplikimeve dhe do të garantohet nga qeveria shqiptare me një garanci sovrane dhe do të ketë një interes të kredisë më të ulët sesa kreditë komerciale. Plus që do të ketë një limit deri në 2 milionë euro. Nuk do të jetë e mundur të aksesohet nga kompanitë e mëdha, por do të aksesohet nga Start-Up, nga ndërmarrjet e vogla e të mesme, nga punishtet dhe agroturizmat që duan të rriten”, shpjegoi kryeministri.
Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te ndryshimet në ligjin për portet turistike, duke mbrojtur mundësinë që investitorët strategjikë të ndërtojnë marina pa kaluar në procedura koncesionare. Sipas tij, kjo bëhet për të shmangur burokracitë dhe vonesat që pengojnë investimet.
“Pati një alarm të ngritur në parlament dhe madje edhe në Bashkimin Evropian kur u deklarua se ne jemi vendi i parë dhe besoj i fundit kandidat në historinë e zgjerimit të BE-së që eksporton papastërti dhe helm nga kryeqyteti ynë në kryeqytete të tjera. U pretendua se qeveria po ndryshonte ligjin për t’u dhënë porte oligarkëve pa konkurrencë. Në fakt, ndryshimi është i nevojshëm për të shmangur pengimin, vonesën dhe zvarritjen e investitorëve që po investojnë në pronat e tyre bregdetare”, tha Rama.
Në prag të sezonit turistik, kreu i qeverisë u bëri thirrje bizneseve, veçanërisht në jug, të shmangin çmimet e larta dhe të përmirësojnë cilësinë e shërbimit.
“I ndërpret të ardhmen duke bërë lista, menura ose tabelën e çmimeve të dhomave me atë urinë për të fituar sot edhe atë që do fitosh nesër, faktikisht ti bën varrmihësin e investimit tënd. Është një tragjedi që i ka ndodhur, jo pak vendeve nga e cila duhet mësuar”, tha ai.
Rama theksoi rëndësinë e mikpritjes dhe të një turizmi cilësor, duke shtuar se Shqipëria duhet të synojë turistë që shpenzojnë më shumë, dhe jo turizëm masiv me konsum të ulët.

Po ne qe kemi TITUJ PRONESIE,por kemi 32 vjet qe na kane vjedhur tokar livadhjet pyjet me 7501 dhe ligjin TOKE XANUN,cfare zgjidhje jep Zotria Juaj?Nuk jane ne male,por ne zone kodrinore fushore,.Katundaret,fshataret kane 32 vjet qe i shfrytezojne ato toka dhe sapo me shohin mua Atje, me bllokojne rrugen ,alarmojne gjithe vilat e pallatet qe kane ndertuar me pasurine time,NJASHTU SI ALARMOHEN GREKET,KUR SHKON NJE CAM NE TOKAT E TE PAREVE NE CAMERI.,
Jamn gati ti sjell Tapite e Zogut ne Kryeministri,qe ti shohesh vete,ndoshta ta jep kaptina dhe na e zgjidh kete ceshtje te drejte qe e beri lemsh hajduti pronave Sali Berisha,qe zbriti nga shpellat pa prona,pa toka me nje zgafell;e qe e quan kulle.
Bej derman frukarajve bejlere,qe i grabiten e fundosen fshatarsia grabitqaqre.
Epo qe bejleret e Turqise te ngeleshin “fukarenj”, s’ma kish marre mendja kurre. Nuk thone kot qe Shqiperia eshte vendi i cudirave! ..dhe kur? Sot qe Vilajetet ketej e andej kufirit, lulezojne si ne kohe te babe Dovletit, me nje sulltan po te tille, dhe ja, keta rrufjanet e bllokut, na u bene bejlere kur besniket e vjeter, kane ngelur me gisht ne goje. E ke pare mo demo, si ligjeronte ajo BEJ Linda e Ballukut perpara zv.presidentit turk Cevdetit dhe Rami bej Surreliut? Ajo, historine e “lavdishme” te Suleimonit te madherishem, e kish mesuar nepermjet telenovelave, ndersa ti, je vete historia e “transformimit” te asaj “Lavdie” ne tokat e Arberit! Kjo nuk durohet! Po bej dicka mo, kur te vije sulltani per viziten e radhes, t’i shurroje siper ketij vendi, ti bashke me Alizotin dhe Kujtimin e Cakranit, i dilni perpara Erdos dhe mbaji ndonje ligjerate si ajo e Mit’had Beut te klubi i Selanikut! Me ate turkcen qe e zoteron perfekt ti demo beu, ke per t’a bere per vete sulltanin…filloje si Mit’hadi. Halldupi ka qene keshtu, e halldupi ka qene ashtu. E c’eshte Evropa perpara Turqise?! Besa jone eshte e vertete. Turqia duhet te rroje qe te lulezoje faq’ e dheut. Qe te lulezoje Turqia, ne mes t’Evropes si dikur, duhet te forcohet Neo-Otomania ne viset tona Vulehumbura! Pa u ndrojtur fare o Beu yne se nuk ka me Andon Zako qe t’u thote juve bejlereve te djeshem e ketyre te sotem:” U thafte goja”! Perlundrazi, duarte do te perpiqen forte, dhe te nesermen, xhandaret e Valiut te Surrelit, kane per t’i bere kerme ata katunaret qe te kane zene cifliqet. Nuk i’a ben fjalen dy Rami Surreliu atij sulltanit, s’e nuk e fton ta tredhe me ne Top Kapi ku u vetedorezua Jenicer, por tashti, i ka krijuar kushtet qe ta tredhe ne mes te Tiranes. Ti beu yne i nerum, jo vetem qe do t’i marresh pronat se na je bere si Jovan Bregu me ate “cope magazine” po ku i dihet, me urdher te vete sulltanit, mund te emerohesh Mutesarif o sanxhakbej ne nje zone te Jugut ku nje “Milet” i lig, nuk i bindet Ramiut te Surrelinjeve(kane per t’u bere dinasti keta, prandaj, mos humbur kohe)…
Po jo qe na moren tokat me ligjin 7051 dhe jemi brezi i dyte e jwmi te moshuar por as florinjt qe na imoren prinderve tane dhe i burrgosen e ato ishin ne sekuestro nga rregjimi komunist nuke flet njeri po gjithe katundaret e fshataret u bene pronar me dhimbset gjithenje babai im qe i kishte bere me gjak.Tefala
Ky kryeminister hajdut vec se manipulon, po nese kam token 700 vjet brez pas brezi pse duhet te ndertoj, e si te ndertoj ku ska as rruge as mundesi, as fond ,,,si te bej qeverrine a bankat hysetare ne token time qe te ma gllaberojne??? Kush ka besim te kjo qeveri !!! Askush askush,,, qeveri hajdute e shtet muti me pupla.
Zgjidhje thote ky, po pronat tona i kemi me tapi turku e me kanun prej qindra vjetesh. Tashti na thoka nderto njeher e pastaj ta jap certifikaten? Po sikur te vije dikush tjeter pasi te kem harxhu tona paret? Ky ligj eshte me na i marr trojet me marifet, jo me na ndihmu
I zgjidhi të tjerat e i mbeti “Paketa e Maleve”. Vetëm propagandë bajate. Turp!
Ideja e garancisë sovrane është e mirë, se bankat na kanë pirë gjakun me interesa 8-10%. Por halli është te dokumentet. nëse s’kemi certifikatë, asnjë bankë nuk të qas në zyrë, pavarësisht se çfarë thotë Ramiu në televizor.
Mekanizmi ‘investo pastaj merr titullin’ është një absurditet juridik. Si mund të aplikosh për leje ndërtimi pa qenë pronar legjitim i truallit? Kjo krijon një rrugë të hapur për abuzime dhe konflikte sociale në zonat ku 7501-shi nuk është pranuar kurrë. Shteti po lan duart nga përgjegjësia.
E kemi degju kte kengen e emigranteve cdo prag zgjedhjesh. Thote hajde investo paret e emigrimit ketu, po kur vjen puna te portet, ligji paska ndryshu qe t’i marrin oligarket pa konkurs fare. Per ne ‘Paketa e Maleve’, per ata ‘Paketa e Detit’ me hotele 5 yje
Bravo Kryeministrit! Veriu ka mbetur peng i konflikteve për 30 vjet. Kjo paketë detyron njerëzit të punojnë tokën dhe të mos e mbajnë djerrë duke pritur letra. Kush dëshiron të ndërtojë, tani e ka rrugën e hapur. Vetëm kështu zhvillohet turizmi malor.
Po cmimet ne Jug pse i prmend mor zoteri? Ti rrit akcizen e naftes, rrit dritat, rrit taksat e prones e pastaj u thote bizneseve mos rritni cmimet. Eshte njesoj si me i lidh kembet vrapuesit e me i thon nxiton. Turizmi masiv ka vdek se na doli boja neper bot
Po si more Lukovë “turizmi masiv ka vdekë” thua ti ? 12 milion e 500 mijë turistë më 2025 dhe janar- shkurt 2026, tre milion . Ndërkaq në bregdet , nuk ka më hotele, gjithçka e prenotuar deri në shtator . Të kripsha trutë o Lukovë.
Shmangia e procedurave koncesionare për portet turistike me premtimin për të hequr ‘burokracinë’ është skandaloze. Konkurrenca është parimi bazë i tregut të lirë dhe i Bashkimit Evropian. Ky ndryshim ligjor duket si i qepur me porosi për 2-3 emra që i dimë të gjith
Te mbushet mendja me keto projektet 2 milion euro kredi, po kur shkon te aplikosh te thone nuk ploteson kushtet. Kete ‘Dyfisho ndermarrjen’ do e marrin ata qe kane lidhje neper ministri, se i vogli prap mbetet te ferra
Shpresoj shumë që kjo nismë të funksionojë për agroturizmin, sepse fshatrat po na zbrazen. Por duhet kontroll i rreptë që malet të mos mbushen me beton siç u mbush bregdeti. Turizmi malor ka nevojë për natyrë, jo për pallate me emrin ‘bujtina’.
Na habite fare o Edi Rama. Ne skemi buke me honger me keto pensionet e qesharake, ti na flet per porte e marina. Ul cmimet e pazarit njeher se na mbyti salmonela e helmi neper dyqane, pastaj rregullo malet e detet.
qorrsokak zbatimi si “reformat” e tjera
Akoma me fjalët e “ palloshit” shkoni o njerëz….
Rrini aty ku jetoni e punoni nëpër europë e më gjërë…. Mos u bëni budallenj të harxhoni djersën tuaj ….
Kur thotë ky “mirmëngjes”, thuajini “mirmbrëma”….
Besojani Rames ato Paketat, se ja keni shembuj te tjere qe me to ka zgjidhur probleme e shkuar problemeve.
…duke nis me ate te paren fare, Paketen e “Shendetesise falas”.
Pra kjo eshte nje lloj “toke e xanun” moderne ose 3.0 sic i pelqen kriekaqolit. Po me sa mend mund te investoje dikush ne nje truall per te cilin nuk ka titull pronesie vetem se e premton nje psikopat? Cfare koncepti juridik eshte ky apo tashme Kriekaqolit i duket vetja mbret qe nukpyet per rregulla e ligje. Ligjin e bejne te fortet e te pushtetshmit. I njejti qendrim qe mbajti per pallatin qe u dogj ku leshoi fermanin qe pallati te rindertohej nga ndertuesi pa kuptuar akoma shkaqet dhe pergjegjesite. Nje miniTrump qe udheheq sipas tekave te dites
O info, sa për dijeni . Kroekaqoli dhe psikopati I pidhit të satëme . Të fala motrës, se desh harova .
Dometheme po nuk shkove ne gjykate ta mer tjetri token. Ky kerkon te varferit te paguaj avokati kunder nje krimineli milioner?
dmth po zbaton grabitjen e tokave Veri Jug
Populli debil merret me lojera fjalesh, jo po nuk ka burokraci, por fiton ai qe ka 2 milione euro investim
Per ke behet ky projekt? Per te ligjeruar grabitjet e Ulajve dhe te Cakerrajve ne Vlore.
Jepua tokat dhe pronat gjithe oligarkeve te tu, dhe te tjeret te fryjne syte
Ky po shkallmon nje shtet te tere, dhe tani po shkallmon pronen private dhe te gjitha ca kane ngelur do ua marri dhe privateve.
Hani mut o popull
Ngre mol deputetja Cakerre ne Vlore, sikur e ka te sajen.
Votojeni PiSin kriminel, se qeraxhinj ne token tuaj do ju lere
Thanks for sharing your thoughts on search engine
optimization panel. Regards
Mbani frymen o popull,
Rama po ligjeron,
ate Pakete malesh,
sa qarte e shpjegon,
sa fort i perkushtuar,
ashtu me kufje ne vesh,
kjo rradake e krisur,
me kohe ikur per lesh.
nuk ka ketu asfare korrupsion,
(ato jane vecse sulme politike)
ketu ka vetem mireqenie ne rritje,
sipas Ram-ekspertit te ceshtjeve ekonomike!
Ata qe lulezojne e majmen me Prona,qe u fal sulltani i Byrose Politike te Daja Spiros nuk jane bejleret Remo!.Bejlerert i sekuestroi Enveri me Partine,I c`pronesoi Saliu me katundarine..
Ata qe quan ti bejlere,jane rreckamanerit e koprativave,qe Berisha i beri bisnesmene dhe Rama i gradoi Oligarke.
Keshtu o pjelle e Pilo Shantos!
Kërkon tokat e turkut demua pi..in e sëmës do marë .
Surrati tij flet dhe tregon per gjithecka., sidomos per ligesite qe ka bere e po i ben ketij populli.
Detyrohemi te mbyllim televizorin sa here del sullati i tij.