Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Shqipëria nuk është e hapur për marrëveshje me vende të tjera, nuk kam pasur kritika nga PSE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama: Shqipëria nuk është e hapur për marrëveshje me vende të tjera, nuk kam pasur kritika nga PSE
Lajmi i funditPolitike

Rama: Shqipëria nuk është e hapur për marrëveshje me vende të tjera, nuk kam pasur kritika nga PSE

Published: November 11, 2023
Shpërndaje

Marrëveshja për emigrantët me Italinë do të ratifikohet javët e ardhshme në Parlamentin e Shqipërisë. Vlen të theksohet se vendi nuk është i hapur për asnjë kërkesë të tillë të ardhur nga ndonjë vend tjetër. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën italiane “Corriere Della Sera”.

Rama, i cili ka zgjedhur kohët e fundit të reagojë më së shumti për mediat italiane, dha detaje mbi marrëveshjen e shumëpërfolur të arritur në fillim të javës me kryeministren e shtetit fqinj, Giorgia Meloni.

Kryeministri i vendit u shpreh se marrëveshja parashikon që emigrantët do të priten në qendrën e pritjes “me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian dhe evropian dhe për kohën rreptësisht të nevojshme”.

- Publicitet -

“Në rast se nuk ka më të drejtën e qëndrimit në struktura, Italia i transferon menjëherë emigrantët nga territori shqiptar”. Ai theksoi se nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë, por se thjesht duhet të ketë vullnet dhe kujdes për të përmbushur këtë angazhim duke respektuar dinjitetin njerëzor dhe rregullat e vendosura për funksionimin e këtij operacioni të përbashkët që përfshin edhe kontrollin nga agjencitë e sigurisë të të dy vendeve.

Rama u pyet edhe për komentet e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, i cili tha për “Corriere” se ka frikë nga ksenofobia dhe protestat kundër italianëve.

“Unë kurrë nuk i përgjigjem në gjuhë të huaj opozitës në Shqipëri, ndërsa nuk komentoj fjalët e një politikani si ai të shpallur të padëshiruar nga SHBA-të për korrupsionin e rëndë që përfshiu familjen e tij dhe për minimin e demokracisë në vendin tonë”, ishte komenti i numrit një të Qeverisë.

Kryeministri u shpreh në fakt i befasuar nga reagimi i Partisë Demokratike Italiane, e cila kritikoi marrëveshjen, por edhe rolin e Ramës si socialist evropian.

“Unë kam qenë i befasuar. Ata kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe kritikojnë qeverinë e tyre, por nuk ka asnjë arsye për të përfshirë socializmin dhe ekzekutivin shqiptar. Qeveritë shkojnë e vijnë, interpretimet e socializmit ndryshojnë, por Shqipëria dhe Italia janë gjithmonë aty, të lidhura pazgjidhshmërisht në ditët e mira dhe të këqija”.

Sipas tij, askush në Evropë nuk mund të thotë se kanë zgjidhjen ideale dhe funksionale në të njëjtën kohë. “Derisa Evropa të ketë një zgjidhje të pranuar nga të gjithë edhe në aplikimin e saj të përditshëm, kjo do të mbetet një histori betejash dhe lojërash politike në shtetet anëtare”. Ai shtoi se nuk ka pasur ndonjë reagim, qoftë edhe informal, nga pjesa tjetër e PSE-së.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • K R says:
    November 11, 2023 at 9:35 am

    Ti nuk je Shqiperia

    Reply
  • Phoenix says:
    November 11, 2023 at 9:56 am

    Parlamentin ky e ka ne xhepin e tij, dhe natyrisht qe do ta ratifikoj kete marreveshje Diabolike. Duhet te organizojme nje Peticion te pavarur Politikisht, me te gjithe Shqiptaret. Te mbledhim firmat dhe ta dorezojme ne KE, Parlamentin Europian, Presidence, Kryeministri, Parlament dhe Gjykaten Kushtetuese.

    Reply
    • capi says:
      November 11, 2023 at 12:41 pm

      Per te tilla ngjarje nuk duhet peticion, por referendum. Keshtu i kufizohet liria ketij palo KM qe be marrveshje pa pyetur specialiste, keshilltaret dhe mbi te gjitha popullin e vet. Nuk di nese kane te drejte shqiptaret per te bere referendum. Se mesa di, KM bashke me Saliun, ne 2008, bene shume ndryshime kushtetuse, nese nuk gaborj nje prej te cilave eshte dhe referendumi, qe eshte nje nga te drejta themeltare e nje populli ne nje demokraci perendimore. Te mos permendesh ligjin elektoral, ku deputetet i zhgjedh krietari i partise ne tregun me shumice, kush paguan me shume.

      Reply
  • Nje Shqiptar says:
    November 11, 2023 at 10:05 am

    Injoroi keta mercenare injorante te Tribu – Klan te berishisteve hajdute injorante Edi Rama! Keta primitive i jane varur ne qafe kombit tone dhe duan ta mbytin me Saliun dhe Albinin! Keta e kane mendjen se si te vazhdojne te vjedhin dhe te shpetojne nga drejtesia! Mos harroni: te gjitha mekatet lahen ne kete Bote”! Por nje gje mos e lejo me Salen te mercenaret e Gaz bythqirit te bllokojne Parlamentin! I uroj SPAK te gjykoje Saliun dhe Meten!

    Reply
  • Dudumi says:
    November 11, 2023 at 10:17 am

    Ka folur keq per partine e majte italiane PD tek gazeta e djathte “Il Giornale”. Ndoshta titulli eshte manipulim. Mania e tij eshte terheqja e vemendjes. Po bertet me te madhe qe tere bota te lere punen e te shikoje kete qe ben pune te medha. Me nje vend kaq te vogel e pa municion shikoni o milet si po zgjidh gjera te pazgjidhshme. Gjera shumecka. Pa’ lere te me jepni Kombet e Bashkuara te shikoni c’jam ne gjendje te bej. Me kujtohet kur po behej fushata elektorale ne Amerike, shkoi ky i rendesishmi dhe c’keputi ndaj Trampit. Harroi se nuk ishte Al Pacino i Hollywoodit por kryeminister ne detyre i nje vendi te vogel. Pastaj Trampi fitoi perkunder llogarive te atyre qee nxorren ne llogore te shante Trampin. Vdiq pastaj te rregullonte nje vizite tek Trampi. Eshte i zoti ne pazar, ti hepim kapelen per kete. Por vesi me i keq i nje kryetari shteti eshte egoizmi. Shto edhe lakmine per tu gjendur i gatshem ne pazare ku s’paguan nga xhepi i tij. Nqs PS s’è largon sa me shpejt ky di beje deme te pallogaritshme. Ne Shqiperi e kemi me prove qe kur dikush ulet ne pushtet harron te ngrihet dhe ben lufte me boten per te mbajtur bythen ne karrike.

    Reply
  • Fenomeni shqiptar! says:
    November 11, 2023 at 11:41 am

    Rama vërtet përfaqson socialistët shqiptarë, por sikurse është shprehur vetë, ideollogjia e tij është « përtej të majtës dhe të djathtës », pra jo në këtë planet të Homo Sapiens, ndoshta në një Galaktikë tjetër! Vini Re, fenomenin shqiptar që mbasi bëhet i njohur dhe i fuqishëm shqiptari nuk ka frerë të ndalojë. Kështu e filloi mjeku Berisha që për 33 vite kalëron dhe vetëm vdekja mund t’a largojë. Po kështu Meta, nga një student nga Skrapari, u bë Kryeministër, Kryetar Kuvendi, President, pa u kuptuar se për çfarë merite! Të paktën t’i kishte « sytë e bukur » që të gjenim një arsye, por jo se është si çitak! Po kështu Rama piktori që u bë « socialist » pak më vonesë, por tani po edukon botën se « koncepti i socializmit ka ndryshuar » dhe mund të shkrihesh në ideollogji edhe me ekstremin e djathtë të Melonit!!!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 11, 2023 at 11:48 am

    Nje shqiptar me germe te vogel te shtypit se me germe te madhe e tregon veten shqiptar si dudum pa shkolle dhe SHEJTAN-BUDALLA, prandaj degjo te tjeret qe kane mesuar drejtshkrim dhe e kane lexuar abetaren qe ne maternitet:

    PO TE KISHIN DEGJUAR SHQYPTARET EDI RAMEN ME ARMET KIMIKE LUFTARAKE TE ASADIT, SOT CUNI I KRISTAQIT NUK DO TE KISHTE MUNDESI TE INJORONTE AS TRIBUTE BERISHISTE DHE AS ZULUTE ENVERISTE, SEPSE THJESHT QINDRA TONELATAT ME LHL E LLAHTARSHME TE ASADIT DHE PUTINIT QE DO TE FLAKESHIN NE DAJT DO TA BENIN SHQYPNINE “NJE SHPREHJE GJEOGRAFIKE” PA NJEREZ, PA ZHAPINJ BRETKOCA E KRIMBA DHE PA MINJ GJIRIZI SI PUNA JOTE.

    Reply
  • edi rama - Fjale e Rrene says:
    November 11, 2023 at 12:43 pm

    “Ne Shqiperi nuk do kete kurre kampe refugjatesh…” ka deklaruar ky Rama para 3 vitesh, por si thone shkodranet ky eshte – fjale e rrene !

    Reply
  • demo says:
    November 11, 2023 at 2:42 pm

    pd e te majtes ne Itali ka kerkuar perjashtimin e Edi Rames nga PS Europjane.
    Ky i kudondodhuri ju ka pergjigjur se Marreveshja per Emigracionin ishte PERTEJ SE MAITES DE TE DJATHTES,.
    Ec e kape kete gallof me gjethe fiku.

    Reply
  • Dudumi says:
    November 11, 2023 at 3:16 pm

    @nastradinin. Me kujtohet ajo meseleja e armeve kimike. Ashtu Sic montohen edhe cmontohen. Biles, pergjithesisht ato nuk ruhen ne depo te montuara por bashkohen elementet ne momentin perpara perdorimit. Dmth si procedure ajo ishte e menaxhueshme. Patjeter me rrezik, por e menaxhueshme. Do kishte specialiste amerikane dhe strukture profesionale. Gabimi ishte tek Rama qe iniciativa te tilla i merr persiper si ndere private. Dhe doli huq sepse s’kishte marre parasysh qe shqiptaret mund te protestojne e te mos bien dakord per ” dakordesite” private te Rames mbi ceshtjet qe kane te bejne me territorin. Po e njejta praktike po ngjet me ceshtjen e territorit per te mbyllur Brenda gardhit azilantet nga Afrika. Nqs Edi behet harbut me keta qe kundeshtojne akordet ” humanitare” aspak humanitare te Rames si per lendet kimike ( Jo arme kimike), si per kete kampin me gardh e police, problemi eshte se i bie besueshmeria dhe autoriteti. Ky vendos para kohe kur per procedure duhet te firmose pasi Ka konsensus te gjere ne popullate. Nuk di qe Rama ti kete ndonje borxh personal Italise qe te detyrohet ti kundervihet interesit te shumices se shqiptareve. Me e fundit; Kerko ne Wikipedia perplasjen e Kraksit me Reganin (USA) per ceshtjen e Abu Abbas ne Sigonella. Avioni egjiptian u un ne aeroportin e perbashket ku anmerikanet kishin ne perdorim gjysmen e sheshit dhe hangareve. Kraksi nuk i dorezoi tek anmerikanet sepse ligjerisht ceshtja i kalonte prokurorise italiane. Pranoi te digjte karrieren politike por ne ate rast s’pranoi qe sovraniteti i Italise te perdorej si lecke kepucesh nga arrogantet e Uashingtonit. Rama, per fat te keq, nuk eshte i asaj strofe

    Reply
  • Rush says:
    November 11, 2023 at 3:46 pm

    Me kete vendim Edi Rama meriton te marre cmimin Nobel.
    Per Sali Berishen mund te krijohet nje cmim i i NoBole.

    Reply
  • Aldrin says:
    November 11, 2023 at 3:58 pm

    Dhe cmimi Bole shkon per qipkaret e EDi Ramutit

    Reply
  • Aldrin says:
    November 11, 2023 at 4:07 pm

    Dudumi, armet kimike nuk ishin pa rrezik, dhe termi rrezik do te thote e pakta shkarkese e perbersve ne Ujerat e vendit. Perberesit., pavaresisht se nuk jane ne vetvete arme kimike, jane po aq te rrezikshem dhe toksike per ambientin. Ky ishte nje aspekt i rrezikut. Aspekti tjeter ishte menyra e menaxhimit. Dhe ku? Ne Shqiperi
    Prandaj dhe ajo mareveshje ishte e rrezikshme, dhe aspak normale epr nje shtet si Shqiperia.
    Nese ishte aq kollaj, pse te mos i shkaterronin ata qe i prodhojne?
    Dhe ta gjykosh nga ana ekonomike, asnje lloj perfitimi nga ky lloj procesi nuk mund te krijoje te ardhurat e nevojshme per nje ekonomi te qendrueshme te nje shteti. Eshte thjesht nje spekullim. PErfitimet do venin ne xhepin e nenshkruesit, Rames, dhe Ballukeve te momentit. Kaq e dime te gjithe.
    Ekonomia nuk mbahet me mareveshje te tilla “sekrete” te rrezikshme e pa thelb ekonomik.
    Ekonomia do dilte me sukses nese shteti mbeshtetet mbi burimet ekonomike, industriale dhe bujqesore te vendit. A nuk eshte paradoksale qe dikush te mendoje te kete perfitime nga pazare te tilla te rrezikshme, ndersa me ndergjegje dhe ngulm dhjetra vjecar shqelmon sa mundet ekonomine e vendit?
    Tere burimet minerare natyrore, ujore, toka dhe prona te tjera publike industriale jane privatizuar dhe nuk prodhojne asgje per ekonomine shqiptare, pervecse kosto.
    Si ka mundesi qe keta qe na vjedhim me duar e me kembe duan te na sigurojne te ardhura shtese nga keto pazare?
    Nuk ka llogjike
    Ndyresia eshte parimi i cdo pazari te tille. Dhe Rama e ka treguar qe eshte i ndyre me shume nga Berisha

    Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    November 11, 2023 at 4:12 pm

    Po betohet solemnisht ky Rama Mender…
    “nuk e hap me by… per Refugjate te tjere”

    Do marr vetem keto qe i shkojne Italise,
    per ti bere te miren e madhe Shqiperise,

    kur te kem vdekur e kur te me kujtoni,
    “ai qe na mbushi me Afrikane” do thoni!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 11, 2023 at 4:52 pm

    Vetem dudumet shqyptare mund t’i spjegojne ARMET KIMIKE LUFTARAKE ose LHL – LENDE HELMUESE LUFTARAKE si dy pjese mekanike te vecanta qe kur bashkohen jane te rrezikshme dhe kur ndahen jane krejt te sigurta dhe menaxhueshme dhe mund te flaken ne Dajt si “karamele bamiresie” nga ata “bamires” qe i vune zjarrin e Luftes Asgjesuese ne Lindjen e Mesme, ne menyre qe te fillonte cunami i vales se emigranteve nga keto vende drejt BE dhe fitimet e kesaj kahsapane boterore te mblidheshin nga po keta “bamires” me baba Sorosin ne Krye. Kush o Dudumi i DITES do t’i menaxhonte Armet Kimike Luftarake te Putinit dhe Asadit pas tij? Amerikanet e Obames? HAHAHA! Specialiste famoze qe i largoheshin LHL secrete te Putinit s i “djalli nga tamjani” dhe qe nu? Po pse nuk i deshi asnje shtet evropian keto Arme Kimike qe nje bombe e vetme mund te vrase nje qytet te tere me gazin novicok qe perhap? Ne Siri vetem disa predha te mbushura me LHL sovjetike vrane per disa minuta mbi 20 mije siriane ne Damask, gjysma femije te fshehur ne bodrumet e pallateve te renuara. Edi Rama kishte rene dakord me John Kerry per qindra tonelara LHL qe do t’i flakte ne Dajt dhe qe i reklamonte si “karamele bamiresie” nga vellai i madh, a e kupton se cfare po thu? Ne Bejrut disa dhjetra tonelata nitrat amoni te konfiskuara nga palestinezet e Hesbullahut dhe te depozituar ne depot e portit, nje shkendije e vetme u be shkak i nje shperrthimi diabolik qe shkaterroi gjysmen e Kryeqytetit libanez duke lene mijra viktima poshte renojave, ne Gerdec po keshtu “menaxhimi amerikan” i Bush Junjorit dhe Pentagonit te tij per kompanine Saliu&Son groposi te gjalle 26 femije dhe prinder te pafajshem, Edi Rama i rrahu krahet dhe i tha vrastareve: “Te roni vete!” dhe e mbylli keshtu meselene e menaxhimit amerikan kur ishte ne opozite dhe tani ne pushtet vazhdon me te njejtin avaz

    SI ME LHL E ASADIT, ASHTU ME EMIGRANTET AFRIKANE

    Me nje lehtesi te habiteshme ne vendimarrjevqe buron nga injoranca e tij ne drejtimin e shtetit

    Reply
  • Dudumi says:
    November 11, 2023 at 5:22 pm

    @Aldrin! Po, une e kam thene qe s’ishte pa’ rrezik, por ajo gje menaxhohej. Por pa’ konsensus Rama duhet te mos beje pazare. Jam 200% dakord qe ekonomia e Shqiperise nuk ben perpara me pazare punesh te pista ku paguhet rreziku dhe jo prespektiva e zhvillimit. Nastradinit s’po i pergjigjem me te njejten monedhe, se sharjet nuk na bejne me te mencur. Nitrati i amonit nuk plas vete. Nevojitet nje detonant. Mund te kene qene agjentet e sherbimit te atij qe po mbush katakombet me kufoma femijesh. Mundet, se nitrati i amonit eshte pleh kimik. Un

    Reply
  • demo says:
    November 11, 2023 at 6:47 pm

    z.Dudum, kam pare fshataret shqiptare,qe per te marre hekurin e kupolave enveriste,qe brezi im i montoi ne male e fusha,krijojne ne menyre artizanale explozive te fuqishem me nitrat amoni,

    Reply
  • Dudumi says:
    November 11, 2023 at 8:29 pm

    Po pra, duhet te futesh nje detonant, kapsolle. Nuk shperthen vete nitrati i amonit.

    Reply
  • ATSH says:
    November 12, 2023 at 12:26 am

    E përgatiti fjalimin historik qe do kthej gjithe situaten ky ? Sikur ta kem perpara..se BE-ja zotrieee..se Komunizmi..se ku dini ju ..se Italia ka bere per ne. Ne fakt Italia e Italianet me shume se te tjeret po tallen me shfaqjet groteske te Rames e pas shume vitesh ne mediat italiane jane rikthyer te flasin per Shqiperine si vend i koruptuar e mafioz e per Ramen si kryetar i nje republike bananesh apo edhe ndiejne “keqardhje” per Shqiperine e trajtuar si nje province (protektorat) autonom italian ! Dmth ne tv italian degjon fjale per fjale keshtu ! Nje neperkembje e dinjitetit kombetar skandaloze !

    Sa per historine me protesta per “armet kimike” ishte e gjitha nje corbe e gatuar nga besepreret e faqezinjte e Shqiperise ! Ato protesta do te mbeten si turpi me i madh i shoqerise ” Atlantiko/Nato/BE/ Demokraci/tregu i lire/2 gishta/ Oksident” dashese Shqiptare. Dolen te prostestoni ata qe deri nje dite me pare mire qe nuk e fusnin edhe ne bythe flamurin amerikan nga dashuria e madhe !! Betoheshin per kok te USA nga mengjesi ne darke edhe se do e lanin me gjak borxhin e Kosoves se lire qe kishin me Amerikanet! Nje nder kerkuan Amerikanet e vendosur ne nje pozite te veshtire momentale edhe i haruan te gjitha legenat..dolen si histerike do na zhdukin me arme kimike ! Ne fakt Amerikanet vetem sa pyeten e kerkuan te pergatisin terrenin per nje marreveshje e u perballen me besepreret “nacionaliste puro ” ! Sic edhe rrjedha e ngjarjeve tregoi Amerikanet nuk do mbeteshin ne dore te beseprerve, shpejt gjeten nje kompani private ne jug te italise e cila pune muajsh mbaroi pune ! Ja ashtu e boll treguat peralla duke bere bashke gjera qe nuk kane lidhje !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?