Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: S’ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE, por na mëson si të bëjmë shtet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama: S’ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE, por na mëson si të bëjmë shtet
KryesorePolitike

Rama: S’ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE, por na mëson si të bëjmë shtet

Published: October 15, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga “Shtëpia e Europës” nën shoqërinë e presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ku u njoftua çelja e një dege të re studimi në Kolegjin Europian të Bryzhit në Tiranë, shprehu një qëndrim ndryshe në raport me unionin.

I vënë shpesh në qendër të vëmendjes për kritikat direkte mbi BE-në, këtë herë Rama zgjodhi elozhet për të treguar sipas tij se kemi të bëjmë me një mësues që t’i bën nervat copë, por në fund ia del të mësojë sesi formohet një shtet demokratik e funksional.

Po ashtu kryeministri vlerësoi hapat e shpejtë, me të cilat sipas tij BE po kthen fjalët në vepra, duke rritur shpresat për një anëtarësim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor.

- Publicitet -

“Jemi shumë të lumtur sot. Është vërtet inkurajuese të shohësh BE të kalojë kaq shpejt nga fjalët në vepra. Kjo është diçka që e kemi përjetuar këto vitet e fundit falë përkushtimit të posaçëm të Presidentes, e cila na ka shoqëruar në momente tepër të errëta. Si për shembull kur tërmeti shkatërrimtar goditi Shqipërinë. Dua po ashtu të nënvizoj sesa e rëndësishme është kjo nismë që merr jetë sot. Pasi ne priremi që të besojmë se Europa ka të bëjë me ekonominë, financimin, më shumë qasje në tregun e përbashkët. Por unë besoj fort se Europa për ne më shumë se të gjitha këto bashkë ka të bëjë me dijen, me të mësuarin sesi të gjitha problemet që kemi trashëguar nga e shkuara t’i zgjidhim. Si të transformojmë atë çka është më e rëndësishme për një vend të ri në këtë sfidë si ne. Dijen dhe shtetin. Ndaj gjithnjë mendoj sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend dhe që rrethohemi nga BE. Po të hedh një sy në të shkuarën nuk ka shumë arsye për të qenë të frymëzuar apo për të besuar në një të ardhme të shndritshme. Askush nuk mund tu mësojë vendeve që gjenden në pjesë të tjera të botës, që duan të ecin përpara, të transformojnë jetën e tyre, shtetet e tyre, BE është më i miri që e bën këtë. Askush nuk mund ta shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vetë dhe të sigurojë një shtet demokratik dhe funkasional për qytetarët e vetë siç bën BE. Nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE, ma merr mendja që kolegji është në pararojë të kësaj, por nuk ka rrugë tjetër. Ja pse besoj se ky kolegj është më shumë sesa një universitet që vjen këtu nga jashtë dhe bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar një arsim të klasit më të lartë për të rinjtë tanë. Pasi është një mësim më i thelluar për vetë BE, ndaj kemi të drejtën sot të jemi të lumtur. Dhe besoj se më shumë të rinj shqiptarë sesa 31 fillestarët të bëhen pjesë e tij.”

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla
  • Europa në alarm për zjarret, edhe Shqipëria mes vendeve në fokus të Copernicus
  • Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme
  • Minstri Lamallari thërret drejtuesit vendorë të Policisë në takim urgjent
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë janë raportuar 33 vatra, 8 ende aktive

Komentet e Fundit

  1. Keta jemi ky eshte niveli on ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën
  2. Konfuzion si popull on Zjarr në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, digjet tërësisht ‘Mesopotam Agrotourism Resort’
  3. Ela on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. demo on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  5. demo on Seul dhe Kievi janë të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojën e Luftës Moderne në frontin rus

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?