Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
Analiza

Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej

Published: June 18, 2026
Shpërndaje

Ekonomia shqiptare është bërë gjithnjë e më e varur nga industria e ndërtimit e ushqyer nga paratë informale të drogës dhe korrupsionit, ndaj një goditje e thellë ndaj pastrimit të parave mund të shpërthejë “flluskën” e pasurive të paluajtshme dhe të rrezikojë një krizë ekonomike me pasoja të ngjashme me kolapsin e vitit 1997.

Dy aksionet e fundit të SPAK në zbulimin dhe goditjen e parave të drogës, që po pastrohen në Shqipëri nëpërmjet industrisë së ndërtimit, kanë ngritur edhe njëherë fuqishëm pikëpyetjen nëse ritmi i ndërtimeve në Tiranë dhe në bregdet, i përgjigjet plotësisht kërkesës reale të tregut.

Paradoksi i këtij tregu, ku ndonëse një numër i madh i apartamenteve qëndrojnë të pabanuara, lejet dhe sipërfaqet e ndërtimit shumëfishohen, por, çmimet vinë duke u rritur, ka qenë gjithnjë sfidues për të kuptuar nëse këtë treg e mban në këmbë balanca kërkesë-ofertë apo paratë e zeza nga droga dhe korrupsioni.

- Publicitet -

Pikërisht këtij paradoksi duket sikur i ka dhënë një shpjegim bilanci i sekuestrimeve në këto dy javë, të regjistuara nga SPAK. Rreth 150 milionë euro në vila, hotele, apartamente apo pasuri të tjera të paluajtshme, dyshohet se kanë në origjinë trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Disa nga bosët shqiptarë të drogës, të njohur ndërkombëtarisht, kanë krijuar ndër vite një rrjet të sofistikuar të pastrimit të miliona eurove në industrinë e ndërtimit në Shqipëri, duke e shndërruar këtë sektor në shtyllën kryesore të ekonomisë shqiptare, por njëkohësisht në një bombë me sahat, shpërthimi i së cilës mund të sjellë një kolaps për krejt vendin.

Deri tani, edhe pa parashikuar së si do të shkojë më tej lufta ndaj pastrimit të parave të krimit, efektet e goditjeve të para janë të qarta. Jo vetëm për vlerën e tyre relativisht të lartë për një vend si Shqipëria, por edhe si sinjal për stopimin e futjes së milionave të tjera.

Goditja e rrjetit krim-politikë, që prej një dekade qarkullon miliarda euro në të zezë, përveç ndërprerjes së fluksit që injektohet direkt në ekonomi, do të shoqërohet edhe me stepjen e blerësve të mundshëm, reduktimin e kreditimit dhe pse jo rënien e çmimeve të apartamenteve. Pra investitorët me burime të paqarta mund të tërhiqen, bankat mund të bëhen më të kujdesshme, shitjet e apartamenteve apo vilave luksoze mund të ngadalësohen dhe projektet e reja, për të cilat janë dhënë leje apo janë në proces, mund të shtyhen ose anulohen.

Nëse SPAK vazhdon me operacione të ngjashme dhe arrin të godasë qindra milionë ose miliarda euro kapital të investuar në pasuri të paluajtshme, atëherë kriza në tregun e pasurive të paluajtshme, duke patur parasysh peshën që zë në ekonomi, do të përfshijë edhe sektorë të tjerë dhe mund ta zhysë vendin në kolaps.

Qeveria Rama, e cila aktualisht ëshë e mbërthyer nga skandalet e njëpasnjëshme dhe protestat e fuqishme ia kanë rrënuar besimin, nuk ka as aftësi dhe as kapacitet për të menaxhuar një krizë të tillë të mundshme.

Në 10 vitet e fundit, ndonëse qeveria e ka mohuar, ndikimi i parasë informale ka qenë vendimtar në ekonomi. Paratë e korrupsionit bashkë me ato të krimit, janë investuar në apartamente si mënyrë për të ruajtur vlerën e kapitalit, sidomos në periudha pasigurie ekonomike apo në ekonomi me nivel të lartë informaliteti. Në këto raste, prona nuk blihet për përdorim apo për të gjeneruar të ardhura nga qiraja, por thjesht si një aset ku kapitali “parkohet” dhe ruhet nga zhvlerësimi.

Kur parashikohet që kriza e industrisë së ndërtimit mund të kolapsojë krejt ekonominë shqiptare, duhen patur parasysh përmasat e jashtëzakonshme që kjo industri ka marrë vitet e fundit, falë pikërisht lumit të milionave që rrjedhin nga krimi dhe korrupsioni. Vetëm për këtë tremujor, sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja është 377.061 m², duke shënuar një rritje prej 12,5 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025 (335.137 m²), sipas INSTAT, i cili llogarit vetëm lejet e dhëna nga Bashkitë.

Por duke shtuar këtu lejet e dhëna Këshillit Kombëtar i Territorit përmasat që ka marrë ndërtimi janë të frikshme. Sipas revistës Monitor, duke pasur parasysh, që taksa e ndërtimit në infrastrukturë është 4- 8% e vlerës së shitjeve, duke e llogaritur me të paktën 4%, shifra e arkëtuar prej 150 milionë euro i korrespondon leje të ndërtimit me vlerë totale 3.7 miliardë euro!

Pra është fare e qartë se çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do të shkojë më tej.

Sigurisht në rrethana krejtëisht të ndryshme, por e krahasueshme si fenomen, informaliteti mbi të cilin qeveria Rama ka projektuar dhe zbatuar zhvillimin e vendit është i ngjashëm me atë të vitit 1997.

Protestat në bulevard, pavarësisht simbolikës diverse, janë në thelb edhe revolta e pjesës dërrmuese të popullsisë që janë margjinalizuar pikërisht për shkak të kësaj ekonomie enorme informale. Ato duhet të shërbejnë si këmbanë për kryeministrin Rama për të hapur rrugën dhe për t’i dhënë vendin mundësinë e zgjidhjeve politike që do të shmangnin më të keqen.

Ai duhet të kuptojë se në gjendjen ku e ka sjellë ekonominë pushteti i tij, në një mënyrë metaforike, fati i Shqipërisë varet nga kapja e kontenierëve me “banane” në portet e Europës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    June 18, 2026 at 6:22 pm

    Dmth ti thua,qe lumi i droges duhet te vazhdoje dhe ndertimet e Mafiozeve te droges me cmime Dubai te vazhdojne,qe te mos bjerte ne kolaps ekonomia.Meqe e krahason me Ekonomine Piramidale te 97,skemat piramidale duhej te vazhdonin,qe te mos ndodhte katastrofa e 97.Une bm,endoj qe te fshehesh nje ekonomi ndertimesh mbi para droger dhe korrupsioni,,eshte si te fshehesh nje semundje te rende duke droguar pascientin.

    Reply
  • demo says:
    June 18, 2026 at 10:05 pm

    Kryeministri i imponuar kurre nuk ka pranuar qe eshte kreu i Ekonomise Mafioze,as qe eshte kreu i Organizatave kriminale te Droges me baze ne Shqiperi.Keto dite te Protestave popullore po shtohen Arsyetimet,se MAFIA KRIMI DROGA TRAFIQET,PROSTITUCIONI ngriten Las Vegas. Cfare Gjeme do ti ndodhe Ekonomise shqiptare po u goditen Droga,Trafiqet dhe Pastrimi parave?. Pra,kryeministri po pergjigjet,Po tregon si funksionon shteti MAVI i Edi Rames dhe gjema qe do ta gjeje popullin po u nderprene droga dhe trafiqet.

    Reply
  • 1 says:
    June 19, 2026 at 1:41 am

    Qe ka apartamente stok dhe cmimet riten eshte kryekeput faji i qeverise,sepse ajo eshte e lidhur me keta ndertues dhe ka fitimet e saj Si zgjidhet apo zbutet pak situata?Nepermjet taksimit te baneses.Shtepia e pare ka nje takse te perballueshme ,shtepia e dyte p.sh mund te kete dyfishin e taxes se shpis se pare dhe pastaj shtepia e trete dhe me tej te kene taxa qe vet pronari te kerkoj ti heqi qafe se nuk i mban dot.Cmimet bien dhe shfryhet tregu.Saper ate qe kullat ne Shqiperi ngrihen me pare droge e di i madh dhe i vogel e nuk e ditka k/ministri?Boll kur hedh firmen per lejen e ndertimit ti kerkoj konfirmimin e bankes dhe gjithcka zgjidhet

    Reply
  • Berlin says:
    June 19, 2026 at 6:40 am

    Artikulli duhet te kishte emer dhe mbiemer.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    June 20, 2026 at 8:10 am

    Nuk do te jete e lehte ekonomikisht por vendi do te shpetoje politikisht nga banda e hajduteve dhe narkotrafikantet. Me nje politike te zgjuar gradualisht do te kalojme edhe kete krize qe na pret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on Atletet e Edit: ​Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?