Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama sqaron strategjinë për listat e PS, ironizon opozitën: Shikoni skuadrën ‘tribuna VIP të kënetës’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama sqaron strategjinë për listat e PS, ironizon opozitën: Shikoni skuadrën ‘tribuna VIP të kënetës’
Lajmi i funditPolitike

Rama sqaron strategjinë për listat e PS, ironizon opozitën: Shikoni skuadrën ‘tribuna VIP të kënetës’

Published: March 13, 2025
Shpërndaje

Një ditë pasi Rama bëri publike listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet, sot kreu i PS dhe kryeministri Rama ka sqaruar strategjinë që kanë përdorur me listat e hapura dhe të mbyllura.

Sipas kryeministrit Rama “listat e hapura dhe partia e mbyllur do të thotë që në kushtet kur të gjitha përpjekjet për të hapur partinë bëjnë një efekt relativ dhe konsumi i energjisë dhe konsumi i kohës që partia të hapet, që në gjithë territorin të ketë gatishmëri ndaj atyre që duan të behën pjesë e saj është i jashtëzakonshëm dhe rezultati është mediokër”.

Ai u shpreh se listat e mbyllur i kemi shfrytëzuar për të hapur partinë. Ndërsa mori disa shembuj u ndal tek Vlora, që sipas tij i eshte dhene nje oferte që ata mos mendojne se partia eshte e mbyllur.

- Publicitet -

“Për ta bërë hapjen brutale, në sensin që nëse kapacitet e brendshme në territor janë të tilla që e pengojnë hapjen ne duhet ta imponojmë në një moment kyç.

Ta imponojmë duke i thënë mundësi të rinjve që ndryshe nuk do hynin dot. PS nuk është qëllim, por është instrument.

Një shembull tjetër është Vlora. Unë gjithmonë kam menduar se në Vlorë nuk e marrim maksimumin, por unë besoj që vlonjatet do të na e jepnin nëse do ti jepnim atyre atje në Vlorë një ofertë që nuk ju sjell në mendje mbylljen. Partinë e mbyllur, partine e disave që kthehet në një shëmbëlltyrë të një klubi të privilegjuar. Prandaj në Vlorë e kemi përmbysur listën që kishim, për ti dhënë një ofertë më komplekse dhe për të dhënë një mesazh që kjo parti nuk është e jona, por edhe e juaja”, u shpreh kryeministri, i cili tregoi edhe nje konflikt me kandidaten e Vlorës, Erjona Ismaili.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar listën e mbyllur të PD-së në Tiranë, duke thënë se është tribuna vip e kënetës.

“Një pjesë tjetër e komenteve lidhen me ditën e mbrëmshme, ku u fol dhe u shpallën skuadrat që do të konkurrojë më 11 maj.

Duhet ta kesh pasur për aleancën e Shqipërisë Madhështore, sepse kush kishte ndonjë dyshim apo ndonjë shpresë, apo ndonjë besim të mbetur, mjafton të shikojë skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit.

Skuadra në listën e mbyllur të kryeqytetit është tribuna vip e kënetës, ku mungon Kujtim Gjuzi, i cili po keqpërdoret në mënyrë brutale i cili ishte i vetmi që do të kishte merituar të ishte në skuadrën e mbyllur për atë nivel që ka këneta, për ato mustaqe që ka Kujtimi.

Ndërkohë i madhi Dash Sula, që nuk ka lënë gjë pa bërë, u la në det të hapur dhe mesa mora vesh u arratis se nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta. Beson se Shqipëria bëhet. Dash Sula është gjel deti i Peqinit, nuk pajtohet dot me ta. Është tip i veçantë. Te Shqipëria bëhet“, tha Rama.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Parku Rinia says:
    March 13, 2025 at 8:55 am

    80% e Listave te Mbyllura jane si femijet entuziaste qe shkojne me detyrim ne klasen e pare te ciklit te ulet shkollor/politik edhe kur jane mbetes/perserites.
    ————
    Shkaku elementar eshte ndalim/mungesa, thuajse e plote (kulti i individit! – diktati absolut nga dhe ne emer te ketij Personi!), e debatit/gares/dialektikes brenda radheve dhe struktrave te PS.
    ————
    Trashegimia dhe ‘Shkolla Politike’ e periudhes 1990-2005 eshte perthare e shkretuar si ne Fryme, ashtu edhe ne Procedura, ne Strukturat (jo)Funksionale e ne Individe me (pa)Personalitet te Plote e te Paster Profesional e Moral.
    ————
    Ne PD situata eshte katastrofe psiko-sociale edhe me e rende, si shembelltyre e sllavo-otomanizmit 500-550 vjecar …..
    ————
    Sali Berisha, si Feudal/Barjaktar absolutist po fosilizohet gjithnje e me shume ne trashegimine e tij (me shpuren e tij te ngushte ku perzihen bashke ‘krahu armatosur/banditesk/krahinor’ me ‘krahun politik’) te inauguruar poltikisht ne periudhen 1992-3 (duke lene menjane bemat e tij si sekretar i organizates se PPSH ne Byrone e Spitaleve deri ne 1990) e te pervijuar me kembengulje ne ngjarje tejet te renda nder vitet 1994, 1996, 1997, 1998, 2005-2008-2009-2011-2021 ————
    ————
    Pyetja retorike e deshperimisht autoironike eshte:
    Me cilin vend europian mund te krahasohemi per nivelin dhe pjekurine e Politikes e te Politike-berjes?
    ————
    Duke vendosur ne vezhgim/analize edhe nivelet e TRAFIKIMT e te KONSUMIT te te gjitha DROGAVE dhe deformimin e tregut te brendshem ne Shqiperi nepermjet RICIKLIMIT dhe PASTRIMIT te PARAVE te KRIMIT, e sidomos te atij TE ORGANIZUAR (SHQIPTAR E NDERKOMBETAR) vecanerisht ne Sektorin e Ndertimeve te te gjitha niveleve e tipologjive, te DHENIE/FALJES se KONCESIONEVE/PRONAVE PUBLIKE per gjoja “INVESTITORE STRATEGJIKE” (e jo vetem Pronat Publike = po GRABITEN sistematikisht PRONAT e PRONARET PRIVATE ne cdo cep te Shqiperise!), jemi afruar se tepermi me vendet e Amerikes Latine, si Venezuela, Ekuadori, etj.

    Reply
  • Cajupi says:
    March 13, 2025 at 10:08 am

    Kete fjalen “kenete” e perdor prej nente vjetesh vetem Trampi per te pershkruar korrupsionin ne Uashington qe ai pretendonte ta thante.
    Po keneta jone politike nuk eshte ne Tirane?

    Reply
  • demo says:
    March 13, 2025 at 10:50 am

    Nje qerthull lloqesh per te justifikuar Ate llum me Anonyme qe ka futur ne Lista.Or lloqeee! Cfare eshte e Jotja ne Ate parti e Qeverri!???????????E jotja eshte shurra Vilma Nushit,Brisqet e Beqe Berberit,Garderoba Ajoles,Tubi Dumes pastruses me 600 mije euro,.Or lloqe!Mos u mbaj me Ikonat e vjedhura!Mbahu me zhgarravinat e tua.Ato shit!

    Reply
  • Humoristi says:
    March 13, 2025 at 11:07 am

    Manastirzeza ,qe e ka vendin ne apsane,prane djalit te profesorit te etike,ne krye te listes!?

    Reply
  • demo says:
    March 13, 2025 at 11:42 am

    Mos u mbaj me PSe vjedhur,qe ja grrapse Fatos Nanos,mbahu me c`ke dreqosur vete,qe ti kam renditur me siper!

    Reply
  • Dashi says:
    March 13, 2025 at 1:46 pm

    Demo loqia , plak i rrëshqitur nga trutë , pensionist që nuk i kanë fare lezet qelbësirlliqet që nxjerr nga mendja . Po pse more zagar , a nuk ka vepruar mirë Rama që futi 60% të rinj e sidomos të reja në listat e sigurta dhe deputetët e vjetër i futi në provë për të fituar vende me zotësinë e tyre ? Një metodë dhe veprim i tillë është përshëndetur edhe nga gazetarë e analistë kundërshtarë . Ndërsa ai tjetri bëri një listë me të gjithë ,100% deputetë aktualë , me Noka , Paloka , Meta , Bardhi , Xhozefina , Albana Vokshi . Të njëjtit që djegin karrige , hedhin lotsjellës në parlament , bllokojnë foltoret , bllokojnë rrugët nacionale , hedhin molotovë kundër institucioneve të shtetit . Ndërsa ti plak matuf që i ke ngrënë mendtë e kokës , shan Ramën që rinovon partinë dhe grupin parlamentar me gjak të ri , legen plak . Nuk le fjalë të keqe , shpifje e ofendim pa i bërë Ramës , sikur të të ketë vrarë tët atë . Edhe shkruaji një çikë me drejtshkrim komentet , jo me gërma të mëdha e të vogla siç të do bytha ty , ka rregulla gjuha e shkruar . Paske qënë dhe mësues ti , mësues i bythës .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA
  • VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Komentet e Fundit

  1. Nato on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. Nata on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Lame Kodra on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Pyet veten on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. Claus on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?