Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Synojmë 20 milionë turistë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama: Synojmë 20 milionë turistë
AktualitetShoqëri

Rama: Synojmë 20 milionë turistë

Published: November 7, 2023
Shpërndaje

Shqipëria është sot një nga destinacionet turistike më në zë për vitin 2023 dhe kjo reflektohet edhe në numrin e turistëve të huaj në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama, duke folur në Asamblenë e zgjeruar të PS në Durrës, bëri të ditura shifrat për muajin Tetor të turistëve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë.

Sipas kryeministrit, nga janari 2023 deri në tetor, në Shqipëri kanë hyrë rreth 9 milionë turistë të huaj.

- Publicitet -

“Mbase është pak por është e sigurt që këtë vit ne kemi përjetuar që të gjithë një moment jashtëzakonisht domethënës kthese të mishëruar tek turizmi. Kemi arritur një shifër që deri përpara jo shumë vite më parë dukej komplet e paimagjinueshme dhe ndërkohë kemi arritur në muajin Tetor që nuk është piku i sezonit, të kemi kapërcim befasues të numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri, nga 365 mijë në Tetorin e vitit të shkuar, në 611 mijë. 

Thuajse mbi 80% plus. Nga Janari në Tetor kemi prekur pothuajse 9 milionë turistë. Më saktë, 8 milionë e 920 mijë. Nëse ky trend do vazhdojë deri në fund të vitit, do t’i afrohemi shifrës së 10 milionë turistëve që për Shqipërinë është një shifër jashtëzakonisht domethënëse ekonomike, pasi bëhet fjalë për 10 milionë konsumatorë, për 1 ditë, 3 ditë, 1 javë për 15 ditë apo për 20 ditë. 

Flas këtu për pasaporta të huaja. Kjo përkthehet në një konsum shumë më të lartë, në një nevojë në rritje për shërbime në të gjitha nivelet, për prodhim të brendshëm, bujqësor, blegtoral dhe po të shikohet këtë vit krahasimi me vjet i eksporteve me konsumin brenda të prodhimeve bujqësore, blegtorale, ka një ndryshim që reflekton këtë. Kjo përkthehet e dhënë e një nevojë në rritje për infrastrukturë mikëpritje dhe një nevojë në rritje edhe për cilësi shërbimi, jo vetëm për sasi”.

Por kryeministri shkon më tej, kur thotë se ambicia e qeverisë është që në vitin 2030, Shqipëria të ketë 20 milionë turistë të huaj.

“Nëse do jemi ambiciozë çdo ditë, pa asnjë diskutim mund t’i afrohemi deri në 2030 shifrës së 20 milionë turistëve dhe kjo sot mund të duket aq e paimagjinueshme, por është më e arritshme sot sepse kemi vendosur një bazë të re. Shqipëria është sot në një nivel të ri. Nuk jemi në majën ku duhet të shkojmë në 2030, për ta kaluar pastaj stafetën tek të tjerët për ta çuar më lart, por jemi në një nivel të ri. Jemi në një fazë që po mbledhim atë çka kemi mbjellë dhe kultivuar me shumë përpjekje në vitet e mëparshme kur na është dashur të nisemi nga pika realisht shumë të ulëta në çdo aspekt”.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?