Kryeministri Edi Rama vijoi fushatën elektorale në Velipojë, ku pati një takim me bizneset.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se me investimet, do tërhiqen turistët që shpenzojnë shumë.
Rama u bëri thirrje bizneseve që të rriten pagat dhe të ketë cilësi.
“Shqipëria do të përfaqësohet me një mozaik të jashtëzakonshëm arkitektësh. Janë projekte shumë ambicioze. Do tërheqim fuqinë e madhe të konsumit nga ana e kategorisë së turistëve që shpenzojnë shumë. Ata kanë nevojë për këtë infrastrukturë, të ardhurat rriten. Lind nevoja të paguhen edhe më shumë stafet, lidhen edhe me cilësinë. Ne do të mbështetës. Kemi bërë si vend, shumë gabime në të shkuarën, kemi bërë gabime në zhvillimin e bregdetit tonë në të shkuarën. Kemi shumë akoma mundësi për të ndërtuar infrastrukturë hotelerie, mikpritjeje shembullore. Kjo është një nga zonat më të bukura të Evropës, nuk diskutohet. Meriton zhvillim me standardet më të larta të Evropës. Projekti për nënstacionin e ri në Shëngjin është gati, do fillojë nga ndërtimi”, theksoi ai.
“Projekt tjetër që kemi dakordësuar, me Pjerinin që ka urdhëruar dhe unë kam pranuar ta zbatoj, është projekti i lidhjes së zonës së Talës me bregdetin, përmes rrugëve perpendikulare, ku faktikisht nuk ka infrastrukturë që të mbështesë këto zhvillime, ndërkohë deri dje s’ka pasur nevojë të kishte. Dhe Bypass-i i Shëngjinit, që është një kërkesë e Markut, desha të thoja shokut Mark, po është z.Mark se nuk bëhet shok ky. Është nga ata të paepurit e ‘Liri Demokracisë’”, tha ndër të tjera Rama.
j.l./ dita
Tiqe tiqe po mos te keputet.Turizmoja.Larg qofte ndonje Vullkan ne Krrakatau e ben veren dimer,ku do shkoje turizmoja?
Ata ne Wuhan po hedhin nje pandemi tjeter,pastaj beji shurren Turizmit.
Do vije turisti milioner te kujtoje mesjeten ne Velipoje. Te lahet me sapllak. Po si more derdimen do i ftosh turistet qe shpenzojne? Pa uje ne çezem ?
Si ka mundësi në shqipninë tonë si ai që shkatrron si ai që punon një lloj ja japin notën, rruga lidhese e shengjin -vlipojë që ka ba kjo qeveri vërtetë ka kushtuar shumë po e dini o njerez qar porte ekonomike i eshtë hapur asaj zone? Sidomos me realizimin e ndërtimit të urës në derdhje të bunës me malin e zi athere do jetë finalizimi i ikonës turistike velipojë-shengjin dhe jo vetëm,