Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të degëve të Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit. Ditën e sotme, Rama ishte në Peshkopi, ku theksoi ndër të tjera rëndësinë se kjo forcë politike ka nevojë për energji të reja.
“PS është një trup që ka nevojë të rrite vazhdimisht. Ka nevojë vazhdimisht për gjak të ri, për energji të reja. Ne edhe këtë herë e kemi filluar menjëherë pas zgjedhjeve të shkuara. U ulëm për të lexuar rezultatin. Nuk është e rastësishme që këtë herë procesi i zgjedhjeve në parti është ndryshe. Ka një risi, si rezultat i një analize dhe debati të brendshëm. Është e rëndësishme që ta fuqizojmë cilësinë e jetës në PS. Të rrisim shkallën e përgjegjësisë në anëtarësi”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se në zgjedhjet e 25 prillit nuk morën rezultat të mirë në Dibër, duke mos arritur objektivin. Ai u kërkoi socialistëve që të mësojnë nga gabimet, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të punojnë që të rikonfirmojnë kryebashkiakun aktual.
“Ne në Dibër nuk e kemi arritur objektivin. Mirëpo, patëm një rizgjim shumë pozitiv në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u pa shumë qartë se kur ju doni nuk ka asgjë që ju pengon të realizoni objektivin. Kur ju merreni me njëri-tjetrin, atëherë sigurisht që rezultati nuk ka si të jetë i mirë. Besoj se mësimet e nxjerra do të na vlejnë të gjithëve. Jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore që ne duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë që Dibra e ka pritur shumë mirë, që për të thonë vetëm fjalë të mira. Mos e marshim në sysh kryetarin e bashkisë. Përveçse ta rikonfirmojmë kryetarin në zgjedhjet e ardhshme, por duhet të rimarrim ato tre mandatet tona që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshem. Ne jemi këtu për të arritur të gjitha objektivat që i kemi vënë vetes”, tha Rama.
o.j/dita
Vampir!
NUK E NJEH DIBREN TI PISPIRUQ E AS DO TA NJOHESH KURRE
Privati ngre çmimet ndërsa shteti të ngrej pensionet dhe pagat.
E bën dot ky shtet?
Pse shteti vonohet?
Po privati pse nxiton?
Hë mo Edi e gjen dot?
Je kot bashkë me ata kokë qypat e tjerë.
Nuk u ngop rilindja duke iu pirë gjakun shqiptarëve? Duan gjak të ri tani? Të rinjtë e shkretë janë papunë.
I ke jashte shtetit ne ndertim dhe me skela o pleher prej punes qe keni bere ne ndertimin e shtetit!Ske gjak te ri aty pervec te punesuarve tuaj te pushteteve lokale qe sigurisht i keni kalkuluar dhe e dini me saktesi se sa vota do merrni!
Pasardhësja e PKSH-së e më pas e PPSH-së na e dashka gjakun e freskët? Fare, fare? Heu bre…
A nuk ishin “togerat e zinj”, gjakpirës në rolin e “oficerave të divizionit të mbrojtjes së popullit”, të cilët në 1947-ën u hidhnin viktimave të pafajshme në veri të vendit thonjtë në fyt për t’i çnderuar moralisht e fizikisht?
A nuk ishte kuçioti i vetëquajtur toger baba, “antifashist” nga radhët e “luftëtarëve për liri” (të pa limituar personale), skorrje me titull komandant kompanie, kërmë e ndyrë me tipare edhe më fashiste se fashistët, ish-partizan që guxonte të zhvishte, masakronte, përdhunonte e i fuste plumbin kokës banorëve të pafajshëm të veriut?
Pastaj qysh kur engjëjt e sotëm të PS-së, paskan filluar, njëlloj si etërit e tyre shpirtërorë, të marrin mundimin e të humbin aq kohë të shtrejtë duke shkelur dhe skajet më të largëta të vendit, të ulen aty “gju më gju” me popullin, dikur me qeleshe fallso mbi kokë kurse sot me atlete të bardha si bora (makar dhe si kajmaku), me të vetmin qëllim, kërkimin e “dhuruesve të zellshëm të gjakut”?
A nuk ishin paraardhësit e tyre, togerët e zinj, shpirtkatila, gjaksorë të pa shkolluar, bujq me yll në ballë, të cilëve “nënokja” u kishte dhënë hurin, litarin dhe licensën për të torturuar e u futur mace në pantallona “kundërshtarëve” të tyre pseudopolitikë?
A nuk ishin këta togerë të zinj, analfabetë të dobishëm me grada teneqeje, ata që “pas çlirimit” (nga frika e tyre për mbijetesë, sigurisht) kujtuan se fituan gjithshka dhe u trimëruan sa hap e mbyll sytë? A nuk ishin toger babat ata që u hapën bythsh, filluan të bënin cubin e çartun duke piketuar viktima të pambrojtura, duke shpifur ndaj tyre, duke i akuzuar padrejtësisht, duke i arrestuar, burgosur e vrarë me plumb pas koke me pretendime thellësisht absurde se gjoja na paskeshin qënë kulakë të mykur me pará, tradhëtarë, diversantë, banditë e lloj-lloj damkash kriminale, me qëllim grabitjen dhe zhvatjen e pasurisë së tyre, zhytjen e qëllimshme në mjerim, mbajtjen e tyre nënshtruar dhe deri dhe shfrytëzimin si kafshë pune në kampe të burgosurish dhe të internuarish?
Si ka mundësi që për 45 vite resht regjim i tmerrshëm diktatorial në rend të ditës ishte lufta e egër dhe e pamëshirshme kundër të ashtuquajturit “armik i brendshëm” (lufta e glasës), ndërkohë që menjëherë pas vetëshëmbjes së asaj kalaje “të pamposhtur” rëre buzë Adriatikut e deri në ditën që po flasim (se ku i dihet, histeria thonë që përsëritet), dmth. tridhjetë e kusur vite më pas, për të tilla krime e maskarallëqe në dëm të vatanit nuk është akuzuar askush?
Pastaj a më thot dot kush, se pse aso kohe kishte medemek aq shumë diversantë, parashutistë, skafistë e lloj lloj xhevdet mustafash, kure sot çuditërisht nuk kemi pothuajse asnjë të ngjashëm?
Jo për gjë po nuk është çudi që të dali ndonjë karuc me brina dhe t”na prallisi se “armiqtë e popullit” i asgjësoi qysh asaj kohe partia dhe sot vendi është spastruar përfundimisht prej tyre.