Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama tha se harta nuk ndryshon, avokatët: Zgjidhje ka, s’është presion por të na dëgjohet zëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama tha se harta nuk ndryshon, avokatët: Zgjidhje ka, s’është presion por të na dëgjohet zëri
AktualitetPolitike

Rama tha se harta nuk ndryshon, avokatët: Zgjidhje ka, s’është presion por të na dëgjohet zëri

Published: July 1, 2022
Shpërndaje

Harta e re gjyqësore nuk do të ketë asnjë ndryshim! Pavarësisht kontestimit nga ana e avokatëve, kryeministri Edi Rama ua ka bërë ta qartë që të mos e vazhdojnë bojkotin e seancave gjyqësore dhe të masave të sigurisë pasi nuk do të fitojnë asgjë.

Kreu i qeverisë tha se avokatët duhet t’i kthehen punës dhe të mos marrin peng qytetarët por t’iu japin atyre shërbimin për të cilin paguhen, teksa shtoi se nuk janë ata që vendosin sesi do bëhet harta e gjyqësore e Shqipërisë.

“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Të bojkotojnë sa duhan, nuk ndryshon. Shqipëria nuk është Kina, as Amerika, as Franca është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Harta është ajo, është konsultuar gjatë, e dakordësuar dhe kush i bie ndesh është në të drejtën e vet, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë të ndryshojë qëndrim është i pamoralshëm, e shëmtuar dhe padobishme. S’ka asnjë shanc të ketë sukses”, tha Rama.

- Publicitet -

Rama pati një ftesë për avokatët që të ulen dhe të bisedojnë për të gjitha kundërshtitë e tyre dhe sëbashku të arrijnë në një kompromis, por theksoi se me bojkot askush nuk i ka marrë asgjë qeverisë që ai drejton.

“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Besojnë se me qeverinë që unë drejtoj nuk mund të flitet me gjuhën e bojkoteve të shfaqjeve të kokëfortësisë. Ne këtu jemi kush ka diçka për të ndarë e ka të thjeshtë, të na kërkojë të ulemi të flasim”, u shpreh Rama.

I menjëhershëm ishte reagimi i Dhomës së Avokatisë, ku kreu i saj Maks Haxhia tha se nuk është e vërtetë që s’kanë kërkuar zgjidhje, duke shtuar se kanë kohë që kërkojnë të ulen në bisedime por nuk janë dëgjuar. Ai thotë se kërkojnë një zgjidhje mirëkuptuese që të jetë si në interes të publikut, ashtu edhe të sistemit të drejtësisë.

“Dhoma e Avokatisë i ka kontestimet për vendimin e KLGJ, qeveria s’ka të bëj me hartën 1 apo 4 apele ka vetëm faturën financiare. Dhoma e avokatisë s’është e vërtet që s’kemi kërkuar zgjidhe, jemi për zgjidhje me mirëkuptim e që i përshtatet jo vetëm publikut por edhe interesit e realizimit të drejtësisë. Kemi kohë që kërkojmë të ulemi por s’na dëgjojnë. Bojkoti s’është presion është zëri ynë të na dëgjojnë e të ulemi”, thuhet në reagimin e kryetarit të Dhomës, Maksim Haxhia.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • kujtimi says:
    July 2, 2022 at 8:32 am

    O avokat, qeveria nuk eshte vetem te paguaje faturat por se pari te ndertoje strategjite dhe politikat zhvillimore e pastaj edhe te paguje per realizimin e tyre. Avokat cfare kane, perse u djeg reforma, reforma behet per gjykatat e jo per avokatet. Rama beri shume mire qe u a preu shkurt, harta do te jete ajo, avokatet nuk bejne politikat gjyqesore. Avokatet jane pjesa me e korrupptuar dhe kriminalizuar e sistemit. Ato duhet te zbatojne ligjet dhe te mos behen pengese per realizimin e reformes ne drejtesi. Se fundmi kush deshiron nga avvokatet le te punoje, te tjeret te gjejne mundesi te tjera, por jo te perpiqen me cdo menyre qe te detyrojne qeverine te ndryshoje nje vendim shume te drejte dhe ne dobi te shoqerise, por qe avokateve i u heq ndonje mundesi korrupsioni. Dalin avokatet per te mbrojtur shoqerine, kur askush nuk i ndjek. A mos valle edhe kjo lidhet me kriminelet berisha e meta?

    Reply
    • Eno says:
      July 2, 2022 at 5:01 pm

      O Kujtimi, dy janë mallkimet më të rrënda sot.: spitali dhe gjykata. Për të dytën, si do tja bësh kur të jesh në Apel, psh, do vesh nga Konispoli në TR?! Kurse për spitalin e dimë të gjithë që “mjeksia është falas” dhe këtë e kalon më lehtë. Tung

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 qershor 2026
  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. Ethem Lalaj on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. demo on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. L.H on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. Shqipe on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?