Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama thotë se “Korridori VIII” nuk u pranua nga BE: Ishte aftësia jonë që i bindëm…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama thotë se “Korridori VIII” nuk u pranua nga BE: Ishte aftësia jonë që i bindëm…
AktualitetEkonomi

Rama thotë se “Korridori VIII” nuk u pranua nga BE: Ishte aftësia jonë që i bindëm…

Published: March 7, 2026
Shpërndaje

Gjatë takimit të sotëm me banorët e Librazhdit dhe Përrenjasit ku dhe inspektoi rrugën provizore, kryeministri Rama komentoi dhe projektin e Korridorit VIII për të cilin zbuloi se nuk ka qenë pranuar nga BE si korridor europian.

Kryeministri zbuloi se arsyeja e mospranimit kishte të bënte me fondet e BE dhe vetëm me këmbëngulje, u arrit të kuptohej rëndësia strategjike. Rama tha se ky projekt është tepër i madh për t’u zhytur në baltë.

“Duke qenë aset i BE, bëhet i financueshëm nga fondet europiane ose që mund të merren nga organizatat financiare. Ka qenë puna, diplomacia jonë që në samitin e zhvilluar në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor ky korridor u fut në rrjetin europian” u shpreh kryeministri Edi Rama.

- Publicitet -

Ndërsa shtoi më tej se lidhja me portin e Durrësit garanton një lëvzje më të shpejtë të mallrave me një kosto më të ulët.

Fjala e Edi Ramës: Korridori VIII ka qenë prej kohësh i kuptuar dhe i deklaruar strategjik por nuk ka qenë i pranuar nga BE si një korridor europian. Arsyeja ka qenë se jo të gjitha vendet e BE e dëshironin këtë korridor dhe ka pasur gjithmonë refuzim nga ana e BE për ta përfshirë në korridoret europiane sepse përfshirja i jep një korridori vlerën si një aset i BE. Duke qenë aset i BE, bëhet i financueshëm nga fondet europiane ose që mund të merren nga organizatat financiare.

Ka qenë puna, diplomacia jonë që në samitin e zhvilluar në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor ky korridor u fut në rrjetin europian. Natyrisht që duke u bërë kjo, jo vetëm u kuptua natyra strategjike e tij, por edhe rëndësia. Lidhja me portin e Durrësit garanton një aks tjetër të lëvizjes së mallrave, më të shpejtë, me kosto më të ulët. Paralelisht, korridori duhet të ndërtohet edhe në vendet që i kemi ngjitur apo më pas, në RMV e Bullgari.

Përpjekja jonë për një krah ushtarak do ta bëjë edhe më të rëndësishëm dhe do të rrisë në mënyrë të jashtëzakonshme vlerën e tij, pronës dhe impaktin ekonomik e social. Është vepër shumë e madhe për t’u zhytur në baltën e makinerisë që veç e prodhon

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Patriot says:
    March 7, 2026 at 3:17 pm

    Ky eshte bere si Kimi I Korese. Korridori I 8 ka qene projekte I europes qe heret por ju bastarde politikane ne bashkepunim me greqine nuk e realizuate. Tani qe europa nuk ka me besime sepse te gjitha fondet europiane si sterilizimi, bujqesia, rruget, po I vidhni ti na bene heroin???

    Reply
  • Valbona says:
    March 7, 2026 at 9:54 pm

    Pallosh, leri radhe te flase edhe Drejtesia ne Shqiperi.

    Reply
  • Orti P. says:
    March 7, 2026 at 11:46 pm

    O Patriot, Koridori i 8-të ka qenë ide amerikane që me Bill Klinton. Po amerikanët nuk e financuan. As EU-ja nuk e financoi se nuk e mendonte njeri Shqipërinë në EU dhe lobimi e vota e fqinjëve aty e pengoi.
    Kështu që Fatos Nanoja e propagandoi me bujë, por për mungesë mbështetje me fonde e katandisi si zgjerim i rrugës ekzistuese. Hekurudha? Më vonë, kushedi. Tani klima ka ndryshuar. Rama ta anulojë tenderin e 9 marsit dhe të ndërmarrë një udhëtim nga Amerika, Holanda, Brukseli e Ankaraja. Mbase i bën bashkë sipas propozimit të atij amerikanit. Përndryshe ai amerikani mund të jetë paguar ta vonojë hapjen e tenderit të portit të ri. Të shohim.

    Reply
  • d says:
    March 8, 2026 at 4:37 am

    Bej qejf or daje.Nje popull i vjedhur behet edhe budalla.

    Reply
  • Fshatari says:
    March 8, 2026 at 8:05 pm

    Gerryerja e lumenjeve ben qe shtrati te thellohet dhe erozioni do te gerryej me shume skrapatet anesore duke demtuar tokat bujqesore. Po keshtu thellimi i
    shtratit ben qe te rritet shpejtesia e rrjedhjes se ujit e per pasoje lumenjte do te behen me te rrembyeshem, ndaj duhet nderprere menjehere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundjava me reshje shiu, meteorologia tregon si pritet të nisë java
  • BE lë jashtë Serbinë, nuk do të ketë udhërrëfyes integrimi. Prijnë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia
  • ​Pengmarrje apo inskenim? Policia në kërkim të vlonjatit të njohur të botës së krimit, lëvizjet e fundit në Vaqarr
  • Si u bë biznesmen me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi
  • Votoi pro Hartës së re Territoriale, Braçe: Rama i dashuruar me pushtetin, nuk më blen e as më shantazhon dot

Komentet e Fundit

  1. Vl on BE lë jashtë Serbinë, nuk do të ketë udhërrëfyes integrimi. Prijnë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia
  2. Aldrin on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Aldrin on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. Aldrin on Dorën në zjarr!
  5. Aldrin on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?