Kryeministrit Rama me sa duket “nuk i del inati” pas deklaratës së ministrisë së Jashtme bullgare, e cila i kërkon që të marrë parasysh mënyrën e të shprehurit.
Pasi iu përgjigj kësaj deklarate, kryeministri Rama përmes një reagimi të dytë i kujton Bullgarisë së miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, pro i japin dorën.
“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër @BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”, shkruan Rama.
And by the way let me remind you dear Bulgarian friends that it took a short phone call with @BoykoBorissov to settle friendly&honestly the issue of the Bulgarian minority in Albania!Real friends do not harm each other, but they speak truthfully to each other and they deliver!
— Edi Rama (@ediramaal) June 24, 2022
Në deklaratën e parë, Rama i kujton Bullgarisë që të heqë VETO-n, ose në të kundër do të duhet ta durojë.
“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Merreni qetë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”, shkruan Rama.
Oh! Bulgaria’s Foreign Ministry has an issue with my way of speaking!Fair enough.I have an issue too with the way Bulgaria wants to solve biletaral issues by using the enlargement process as e vehicle of kidnapping two NATO countries! Easy friends:Lift the VETO or bear with me!
— Edi Rama (@ediramaal) June 24, 2022
Ministria e Jashtme bullgare në reagimin e saj shkruante se pret që Rama të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse dhe të flasë me një gjuhë që i përshtatet një politikani.
j.l./ dita
Me përgjigjen e dytë ke gabuar z. Rama! Minoritet bullgar nuk ka patur dhe nuk ka në Shqipëri. Ky është një lëshim personal i juaji që i keni bërë bullgarëve, pa menduar pasojat afatgjata që do të ketë për Shqipérinë. Nuk mund të luani në këtë mënyrë me etnicitetin e njerëzve, sikur janë mall tregu! Minoritetet u përcaktuan drejt dhe saktë, para vitit 1990. Pas këtij viti dolën interesa individuale për pasaporta, që krijuan minoritete të paqena, që dëmtojnë etnicitetin e të tjerëve të zonave pérkatëse. Etnicitetin e pércakton historia dhe jo pazaret politike që janë të përkohëshme dhe koniukturale sipas situatës. Pér këtë arsye, mos e quani si meritë diçka që ke dëmtuar vëndin tënd.
Nuk ka patur dhe nuk ka bullgare ne Shqiperi….
Herë shi e herë breshër diplomacia shkoi në botën tjetër. Kasandra.
Te kritikosh dike nuk e do!Ky eshte mentaliteti i te korruptuarve!
Do te laje mutin me shurre.Per te c`fajesuar gjuhen rrugacerore kunder popullit bullgar dhe qeverise bullgare,dje ne Samit,,po ben leshime te renda kunder Identitetit te njesuar Ethnik te popullit shqiptar,duke pretenduar se egziston Minoritet Bullgar ne Shqiperi..
Ate qe peshtyve dje kunder popullit Bullgar ne mes te Europes,,LEPIJE VETE..Eshte karderrllek i joti personal.Nuk ke pune me popullin shqiptar.Nuk do te vuajme Ne pasojat e Tua.
Asnje gabim.Miqesia bulgaro-shqiptare eshte e parevokueshme nga te dy palet,duan apo nuk duan ca politikane.E ka thene qarte dhe troc.Sidomos ne kete situate nuk mund te abandonohen,bllokohen,quajeni si te doni,su vende alleate ne Nato.Me afer vatres se luftes dhe goditjen eshte Bullgaria sarà shqiperia .Do te vine edhe Shqiptaret te luftojne per bullgari.Si alleate e ndjen ne dhe jemi te ndergjegjshem per detyrimin.Por ti mbash larg ,Te bllokuar aleatet ne paqe do te thote te rezikosh vehten ,ne rradhe te pare.Putini eshte me afer bullgarise se Shqiperise.Aq me teper qe ..”.jeni vellezer sllave”