Situatës së përmbytjeve në vend dhe akuzave të opozitës së qeveria ka blerë energji, në një kohë kur situata hidrike është drejt përmirësimit, kryeministri Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet me anë të një postimi.
Në arsyetimin e tij, Rama shprehet se KESH vendosi të importojë energji sipas procedurës së datës 11 Nëntor. Sipas kreut të qeverisë nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji.
“Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë. Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek”, shkruan Rama.
Në këto kushte, shprehet kryeministri, që në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave
Reagimi i Edi Ramës:
NË KRYE TË DETYRËS (mes prurjeve të shiut të dhe të llumit)
🔴 Teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme.
Prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë.
E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e reshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji.
Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë. Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek. Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave.
Aktualisht punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme. Por, duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve në këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosje me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit.
Për të mos e përkeqësuar situatën, të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i Zi dhe i Bardhë, po akumulohen prej ditësh në Liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 MW. Në këtë mënyrë përmirësohet edhe rezerva energjetike dhe mbetet keqardhja e madhe për prurjet e llumit të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha mbi pasqyrat e (diz)informimit publik.
j.l./ dita

Z. Rama! Ju lutem tregoni kujdes maksimal personal per hidrocentralet! Jo te gjithe njeresit e administrates jane te ndershem!
Neser ka per te thene se eshte fak njuz.Cvajku ke lene nje aksione.Katundaret e botes jane te babzitur,Kurre nuk me ka shkuar ne mend se djali i artistit qytetare te kete te njejten epidemi!.Burgosja e nenshkruesve te tenderave te inseratoreve,nuk mund ta propopogandajoje si vjedhje te opozites.Na zhgenjeve sulltan piktor!
O Rameeee! Sikur ti te jesh njeriu me i ndershem ne bote,,Sikur te jesh papa Francesku,qe shkonte ne shpi me autobuz urban,,prape se prape je Dallkauk ne kete fushe..Sepse menazhimi i ujrave te Kaskades se Hidrocentraleve,Menazhimi i Hidrocentraleve,i import-exportit,pervec 7 vjet inxhinjeri elektrike dhe specializim ne HIDROENERGJITIKE,kerkon edhe 10 vjet eksperience pune ne Hidrocentralet.Ne kohen tone Venja ne pune e Turbinave te Hidrocentraleve,Hapja dhe mbyllja e portave te shkarkimit,Remontet e Paisjeve te Hidrocentraleve,Pastrimi i rrjetave mbrojtese,,shitja dhe blerja e Energjise, NUK BEHESHIN NGA POLITIKA.
Ishte nje Shtab Specialistesh me ne krye shkencetarin Farudin Hoxha,me perbrje projektuesin Radovicka,ndertuesin Emin Musliy,Kryeinxh e Fierzes Kujtim Bejtja,Drejtorin e Energjitikes Engjell Cuci etj.etj,qe merrnin VENDIME KOLEGJALE,.Ti Energjitiken e ke 1/4 e nje ministrie,qe ka ne perberje edhe ministrine e Ndertimit,Transportit,infrastruktures,,Kur realisht Shqiperia ka vetem nje Industri.Industrine e prodhimit te Energjise Elektrike ne Hidrocentrale.Te tjerat jane inexistente.Te gjitha keto ja ke ngarkuar zv kryeministreshes Balluku.
Ka nje jave qe sinoptikanet paralajmeruan reshje dhe stuhi shiu.Pse kjo ministrasha jote nuk filloi menjehere jo shkarkimin e ujit kot me kot,por Regjimin e punes me Ngarkese maximale te gjitha Turbinave,te gjitha Hidrocentraleve? Me sa di une edhe Dy Hidrocentrale Private kane qene ne Tako kete jave.Po te kishte filluar prodhimi maximal qe para nje jave,nuk do te ishte kjo gjendje qe eshte sot,qe po shkarkohet uji i baseneve kot me kot(per te shpetuar digat) dhe nuk do ishte permbytur Shkodra dhe Lezha.E di ku jeni te ditur ju te dy?Ti me gjithe ministreshen?Ti shkurtoni rrogat punetoreve te energjitikes,,Qekur erdhet ne pushtet jua mbani rrogen e 13 qe i takon me kontrate pune punetoreve te Energjitikes,,Ate cope rroge,,qe e paguani 100000 mije here me shume nga permbytjet.
Per hundesh do ju dali ajo cope rroge e punetorit qe mban me drita gjithe Shqiperine.
Ky eshte bere i padurueshem. Nje cope mesuesi vizatimi ne shkolle fillore apo tetevjecare eshte niveli i tij arsimor, por jep mendje dhe vendos edhe ne atje ku koka shkencetaresh mendohen mire para se te thone fjalen e tyre.
Nje rrugac qe per fat ka qene ne qender te gjith te mirave ne kohe e EHoxhes, ka marre ne dore dhe drejton jeten e shqiptareve.
Ky nuk ka asgje te perbashket me socialistet e ndershem. Ky ka ndertuar rrethin e tij mavi dhe perfiton nga naivet socialiste.
Liqeni i nje HEC nuk mund te mbushet plot me nje dite shi nuk ka projekt ne bote qe te mos parashikoje mbushjen e nje liqeni hidrocentrali per disa jave shi, aq me shume se rreshjet nuk ishinkushedi se cfare, zona e Veriut ka perjetuar situata me tragjike sidomos ne pranvere kur shkrim bora dhe jo ne vjeshte, kur nivelet e lqeneve jane te ulta,
POR DJALLI I PERMBYTJES FSHIHET NE DETAJE QE NUK THUHEN DHE AS PUBLIKOHEN
kjo histori vjeshtore eshte e njohur kur Ilir Meta ne koalicion me PD i mbante plot liqenet e kaskades se Drinit ne vjeshte, madje ne kundershtim me rregullat e caktuara nga Petrit Radovicka per te shitur ne dimer energjine ne Serbi si frengu pulen kur cmimi kap majat vjetore dhe kur papritur Zoti u dergonte vetem nje shi rrebesh si ndeshkim per lakmine e tyre makiaveliste, KESH detyrohej te hapte portat e diges dhe ne kete menyre permbyste Shkodren dhe Lezhen disa here
KJO HISTORI. VJETER ME AUTOR DRITAN PRIFTIN E NDJERE PO PERSERITET TANI
Ja nje zgjidhje inteligjente qe e kane aplikuar shume vende te Botes:
Me pak investimesh ndertohet nje sistem pompash te fuqishme qe pompojne ujin e tepert gjate nates kur konsumi bie dhe e hedhin ne liqenet me siper ne nivele me te larta per te evituar hapjen e portave te liqenit ekzistues me shume deme ekonomike dhe rreziqe per popullsine, energjia e konsumuar nga pompat riciklohet nga energjia e fituar serish nga turbinat dhe gjeneratoret e HES me siper ne kaskade, madje me fitim se cmimi eshte me i larte gjate dites, keshtu eshte ne Norvegji dhe ne vendet nordike, madje ka disa ne Zvicer, Japoni, Bullgari etj dhe perdoret ne shume raste nje liqen bufer – rezerve ujore ne rastet kur sasia e ujit kalon parametrat e parashikuara ne projekt, por kjo kekon ekspertize te mirefillte tekinke, qe ne Shqypni mungon prej kohesh, sepse pushtetin e ka kapluar injoranca totale ne menaxhimin e sektorit te energjise me nje ERE qe nuk njeh njesite matese te energjise dhe me nje ministre Balluku qe kujton se e panele diellore dhe miulinj me ere do te behet superfuqi energjitike kur nga injoranca vetem po permbyt qytete dhe fshatra njesoj si Dritan Prifti i ndjere do kohe me pare dhe kur Edi Rama eshte kapluar nga megalomania e ndertimeve me kulla qiellgervishtese, sa po shet edhe Portin e Durresit per dy aspra.
Me pare po qahej qeveria se nuk ka reshje dakort tani ja ku I kini reshjet me bollek dhe administroni rezervat hidrike.A jeni Hajdute apo te Ndershem?
Edi Rama ka qene pedagog dhe i ka te gjitha njohurite e nevojshme per te menaxhuar situaten energjitike ne vend, duke krijuar rezervat e nevojshme per kohe te veshtire si ajo e luftes ne Ukraine.
Une di te vizatoj
Molle, rrush edhe ftoj…
O stafidhe mykur,
do shkencetare ekonomia, jo msusa vizatimi dhe filoqyli
Plase gjithologet shqupisa ndyresira….
Bravo! E the edhe per sot fjaline e vetme qe di te shkruash. Ik ha sufllaqen tani!
Ti vete je nje injorat ithtar i njerit krah te politikes. Nje njeri qe eshte me deftese per mesues vizatimi, sado i zgjuar te jete, kurre, kurre, kurre, kurre, kurre nuk mund te kuptoje fare pak nga inchinieria elektrike dhe menaxhimi i ujrave qe perdoren per prodhimin e energjise elektrike.
Por megallomanija dhe uni i njeshit sipas thenies ” ligji jam une” po e demton Shqiperine, edhe ne njerzit e thjeshte dhe edhe ty. Prandaj bota dhe edhe Shqiperia ka hapur universitetet me dege te ndryshme dhe ata qe diplomohen nga unuversitetet dhe specialixime jashte shtetit, ihrn ne krye te puneve. Nuk vihet ne krye te te gjitha degeve te ekonomise vetem nje qe di te vizatoje vetem ” natyre e qete”.
KUJDES O I GJATE
SE PO TE MERR LUMI
PASTAJ VENDIN TEND
DO TA ZEME NE
QE TI NA QUAN LLUMI