Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bullgaria, protestë për deklaratën, Rama kundërpërgjigjet: Dikush t’i ndihmojë me përkthimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Bullgaria, protestë për deklaratën, Rama kundërpërgjigjet: Dikush t’i ndihmojë me përkthimin
KryesorePolitike

Bullgaria, protestë për deklaratën, Rama kundërpërgjigjet: Dikush t’i ndihmojë me përkthimin

Published: August 31, 2022
Shpërndaje

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në Forumin e Bledit se Shqipërisë iu pengua hapja e negociatave nga vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Ministria e Jashtme e Bullgarisë i konsideron të rreme këto deklarata të kreut të qeverisë shqiptare.

E menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigja e kryeministrit Edi Rama i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale duke ironizuar se Ministrisë së Jashtme nuk i është përkthyer siç duhet deklarata e tij. Sipas Ramës ai ka përsëritur të njëjtat gjëra që tha në Qershor.

“Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund ta marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar.

- Publicitet -

Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për 🇦🇱&🇲🇰 kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor.” shkruan kryeministri Edi Rama.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Doni says:
    August 31, 2022 at 1:07 pm

    O i cmenduri,po Bullgaria pengoj Maqedonin e Veriut dhe shume mire beri dhe jo Shqiperin.Ishin te tjeret qe nuk u pranoshin ….thuaj te verteten dhe jo me genjeshtra gjysmake.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 31, 2022 at 1:40 pm

    Edi Rama pa edukate dhe pa shkolle:

    BULLGARIA ESHTE VEND BALLKANIK NUK ESHTE SI SHBA E PRESIDENTIT TRUMP QE NUK REAGOI FARE KUR E FYEVE DHE MALLKOVE NGA CNN ME LIBER SHPIE SI FATKEQESIA E BOTES

    prandaj:

    Mos ja hidh fajin perkthyesve dhe interpretoreve per llogjet pa dogane qe hedh ne median nderkombetare kunder nje vendi ish komunist dhe ballkanik qe mblodhi Parlamentin ne mes te nates per te hequr veton bllokuese per Shqypnine kur Kryeministri i vendit e ka pasur babane nje killer vrastar gjakatar te Diktatures Enveriste, kur po Kryeministri fodull ka nje qere me ministra ne burg si hajdute dhe kapobanda droge, kur Kryeministrit agresiv te nje vendi te kanabizuar totalisht i kane dale ne pah afera korruptive me inceneratore dhe hajni makaber antikombetare alla Bashkim Ulaj&PPP me gjithe Lukunine e sigurimsave te /Enverit qe qeverisin shtetin shqyptar, kur Presidenti i vendit ka dale spiun i Sigurimit dhe ishte po ky Kryeminister fodull dhe agresiv qe mallkon te tjeret e hodhi kete President Rezili ne karriken e Babait te Kombit, kur po ky Kryeminister po qeveris njesoj si Diktatori Enver Hoxha ne Kohen e Qepes te Partise se Punes,

    prandaj:

    HESHT DHE MBYLLE HALEN ENVERISTE O EDI RAMA SE JE BERE GAZI I BOTES DHE NUK MASHTRON DOT NJERI ME ARMIKUN E JASHTEM!

    Reply
  • demo says:
    August 31, 2022 at 2:13 pm

    Bullgaret nuk jane marre seriozisht me te,,se kur te merren seriozisht atehere do ta shofi picken e dhise kuqe.Se ben guf si gjel deti kur jep cfaqje mussolinjane,,po pastaj lepin ate qe ka peshtyre.

    Reply
  • Qytetar i vertete says:
    August 31, 2022 at 2:18 pm

    Po kungull ngele edhe 50 e kusur vjeç…
    S’u poqe qe s’u poqe. Kokloqe !

    Reply
  • Bullgarët nuk kanë principe says:
    August 31, 2022 at 2:52 pm

    Kujdes me bullgarët, sepse nuk kanë principe. Ishte gafë e kësaj Qeverie, me Ditmir Bushatin, si Ministër i Jashtëm, që pranuan se ka një minoritet bullgar në Shqipëri, i cili nuk ka ekzistuar në asnjë kohë. Bullgaria ka një minoritet të madh, që llogaritet në 13-15% të popullsisë dhe që nga Lufta e Dytë Botërore është përpjekur që t’a eliminojë. Paradoksi është që pikërisht këta bullgarë eksportojnë probleme minoritetesh jashtë shtetit të tyre! Tani vjen puna, që pasi ke krijuar një minoritet bullgar të paqenë, ata të tregojnë “dhëmbët” dhe dalin kundra antarsimit në BE. Antarsimi i Bullgarisë në BE, para shteteve të tjera ballkanike, do të ketë gjithmonë probleme me bullgarët, sepse nuk janë “demokratë”, sikurse mund të mendojë ndonjëri. Ata janë nacionalista pa principe. Zgjidhja është që të hiqet vetoja e çdo antari dhe të zëvëndësohet me shumicën e cilësuar.

    Reply
  • Ed Brekushexhiu says:
    August 31, 2022 at 3:36 pm

    Ed perse kurvat e BE e lidhen fatin e Shqiperise me ate te Maqedonise per te hapur negociatat?
    Kur BE ka pranuar si vellezer Siameze dy shtete qysh nga krijimi i saj, pervec Shqiperise dhe Maqedonise?
    Merru me kurvat e BE dhe jo me Bullgarine, jane pune te brendeshme te saj ato qe ajo ka me Maqedonine.
    Shiko kushtet qe t’i ka futur sa krahu i perthyer dysh Greqia qe te dha leje kalimi per hapjen e negociatave, mos u hallakat me te tjeret, ore CEO i Interneceratoreve.

    Reply
  • Gzim Kulufi says:
    August 31, 2022 at 4:41 pm

    Ja dhe perkthyesi doli serish ne skene! Si e kishte emrin? Besnik, me duket!? A ta kishim Enverin gjalle, se do e pyesnim ate per emrin! Lere qe c’na duhet tani Enveri, kemi Smajlin akoma gjalle per ta pyetur!

    Reply
  • intelektuali says:
    August 31, 2022 at 8:58 pm

    Per nje gje ka te drejte te zemerohet Edi Rama me Bullgarine:

    Ne Selanik ishin mbledhur kryeministrat e BE atje kishte shkuar edhe Edi Rama dhe te gjithe po prisnin Kryeministrin bullgar Kiril Petkov, nje bukurosh kokebosh si Enveri qe po udhetonte nga Sofja per ne Selanik ne aeroplan Boeing vetem me sekretaren e tij dhe ne vend te shkonte ne takimin e Selanikut ku po e prisnin Kryeministrat e BE me Gjatoshin tone ne krye per te dhene sihariqin e heqjes se vetos bullgare, dallkauku bullgar Kiril Petkov harroi per Kryeministrat e BE qe e prisnin ne takim dhe shkoi te bente sex ne hotelin Hayat te Selanikut me sekretaren e tij qe ishte fejuar me Kryetarin e Kuvendit, nje mik partie i Kryeministrit Petkov duke i vene brire jo vetem te fejuarit te saj, por gjithe shtetit rezil bullgar, kjo sjellje fyese e Kryeministrit bullgar e justifikon deri ne nje fare mase gjuhen arrogante te Edi Rames, por qe nuk pranohet kursesi ne maredheniet e dipllomacise nderkombetare

    Reply
  • mali says:
    August 31, 2022 at 9:13 pm

    jam kurioz te di se kur do te marin fund gomarlleqet e ketij qe po cuditn boten.Ky eshte i semure psiqik dhe jemi kot qe bejme komente.Ky debil po injoron Zyra amerkane e tregetise(eshte me shume se emri qe ka) i’a ka derguar dosjen e miremenaxhimit te qeverise per ta ndihmuar ne procesin e qeverisjes.Ky i ka injoruar ato

    Reply
  • Eri says:
    September 1, 2022 at 9:07 am

    Qendrimi i duhur ndaj nje vendi jo-demokratik dhe keqedashes. I njejti qendrim lypet edhe kunder Rumanise qe na pergojon dhe telenis ne BE. Ishte gabim njohja e minoriteteve bullgare dhe arumun.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama ironizon protestën me ‘Waterlonë’: Po mbroni interesat e dikujt tjetër!
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë

Komentet e Fundit

  1. ANA on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  2. Protestusi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Cobani I spires kush eshte? on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  5. Shqipe on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?