Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: I vendos sektori privat, jo qeveria…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: I vendos sektori privat, jo qeveria…
Lajmi i funditPolitike

Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: I vendos sektori privat, jo qeveria…

Published: February 6, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, u është përgjigjur komentuesve që ankohen për çmimet e larta, duke thënë se ata që vijnë në vendin tonë thonë të kundërtën.

Rama gjithashtu tha se çmimet i vendos sektori privat, jo qeveria dhe se detyra e kabinetit është të rrisë fuqinë blerëse duke rritur pagat, pensionet dhe bonuset për pensionistët.

“Si shpjegohet që gjithë ata që vijnë këtu thonë Shqipëria është më mirë. Sepse ne nuk mund të bëjmë krahasim. Mund të jenë disa artikujt në supermarketet më të shtrenjta. Në përgjithësi, as nuk bëhet fjalë fare. Ne do ta shohim me fuqinë tonë blerëse. Natyrisht, ajo që qeveria bën është të rrisë pagat, të rrisë mundësinë për rritjen e pagave në sektorin privat, të rrisë në mënyrë graduale dhe të japë bonueset për pensionistët.  Çmimet i vendos sektori privat, jo shteti. Ajo që ne bëjmë është të rrisin fuqinë blerëse. Nuk është në të gjitha kategoritë, nuk është për të gjitha shtresat, por ama është rritja hap pas hapi që bëjmë”, tha Rama.

- Publicitet -

Një tjetër komentues i thotë: “40 mijë apartamente bosh thonë specialistët?”

“Cilët specialistë, të portaleve apo kanaleve? Nuk merren socialistët me ta, sepse atyre u intereson të dyndin shqiptarët me gjysmë të vërteta, sesa t’u japë mendimin e socialistëve. Mendimi i socialistëve është i veshtarë për të lexuar, nuk është spektakël“, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • demo says:
    February 6, 2025 at 10:10 am

    E di cfare i ben Qeverria Sektorit privat kur ngre cmimet fiktive apo jo?E di cfare i ben? E shkaterron Fare,,E falimenton.
    Vete merr nje Cisterne 200 mije tonelata nafte ne Libi me 0,4 dollare litrin,E shet per popullin 0,5 dollare litrn dhe le ta shese Kastrati me 2 dollare litrin??????????????Por nuk do.Eshte Bashkepunetore me Privatin ne vjedhjen e Popullit.
    Qeverria ka dhe nje Ushtri me Tatim-Taxallinj qe i bejne gjemen privatit,,por nuk do.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    February 6, 2025 at 11:19 am

    Pyet Erjon Bracen se ta shpjegon ai se si vendoset cmimi i grurit.

    Reply
  • Agim Anastasi says:
    February 6, 2025 at 11:40 am

    Qeveri parazite e paafte. Çmimet nuk i vendos tregu por spekulluesit qe jane lene te lire nga qeveria , ne interes te qeverise. Tregu i lire eshte nje teori e vjeter e mesuar ne kohen e Enverit. Sistemi i kembimit sot ne Diktaturen e Globalizmit eshte arbiträr Nadja qeveria te mos justifikohet me tregun e lire , qe vetem i Lire nuk eshte . I lire eshte vetem per ata qe realizojne kembimin para- mall- para, egoistet dhe spekullatoret . Meqene se gjithnje bene krahasime me Gjermanine, po te ve ne dijeni se qeveria ketu nuk lejone nje kuti qumeshti qe kostet 90 cent te shitet 3€. Po keshtu te gjitha produktet e shportes. Z. Rama boll me justifikime bajate e te vjeteruara . Goditi spekullantet se mbush dhe arken e shtetit . Rrite dhe pensionet ule dhe borxhin. Ekonomia nuk eshte si ato pikturat qe ti realizone. U mbure para disa muajve se kishe afruar nje ekonomist nga Z. Merkel . A nuk te tha gjermani si te veprosh ?! A nuk te tha se ne kapitalizem jo te gjithe kane pune,jo te gjithe jane te afte , ndaj sa me pare duhet te vendosesh minimumin jetik dhe minimumin e pages per nje ore si „ meter“ per vendosjen e socialit. Justifikimet qe ju perplase disa komentuesve jane teper naive . Perse nuk taton hotelet luksoze eshte pyetja ime per Ty? Te vjene keq te falimetojne. Po ky eshte sistemi i parase. Nuk mbijeton dhe vdes . Ti do i mbash ne jete . Krientelizem e per pasoj iformalitet . Po taksen per qytetarin e mere me dhune. Lodhem kote qe po komentoi . Faktet tregojne se ti nuk ke ere per te majte. Je futur ne partine socialiste vetem per kariere. Ti je me trupe ne Shqiperi por me mendje ne perendim per te zgjidhur problemet e globit . Po perdoresh. Sa keq per Ty . Terhiqu Pa vonese . Kjo nuk eshte me pune per Ty. Drejtimi i vendit kerkone te rij me arsim jashte .

    Reply
  • Vigjilenca says:
    February 6, 2025 at 12:43 pm

    Rama përkrah kompanitë, pronarët e hoteleve luksoze sepse ato” nuk dinë “të bëjnë llogaritë e tyre, ato ja bën Rama duke”… i shpëtuar “nga falimentimi.
    Bujqësia shkoj në falimentim,për shumë arësye, rritje e plehrave kimike, ndryshimi i motit etj dhe tani bankierët po bëjnë bamirësi këto duken si përralla që shihen në mes të ditës me sy hapur.
    Bankierët janë ujqërit e parasë,Rama na bën të gajasemi kur flet për to se mund të shkojnë në ferr ose në parajsë në varësi të veprimtarisë së tyre, ata të gjithë së bashku kanë të siguruar ferrin e Dantes.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    February 6, 2025 at 1:23 pm

    Kryeminbistri thote: “Çmimet i vendos sektori privat, jo shteti”.
    ————
    Qeveria cfare ben?
    1. – ia ul e/o ia fal taksat business-it;
    2. – nuk kontrollon cilesine e mallrave, sidomos atyre ushqimore (inspetoratet te mbushur me injorante e militante kontrollojne cdo fije te territorit per patronazhim politik te votes e te krahut te punes e jo per eficencen e mbrojtjen e tij);
    3. – nuk stimulon realisht prodhimin vendas dhe lejon grabitjen e fondeve BE per bujqesine, etj;
    4. – lejon perqendrimin ne nje dore te sektoreve te importit, te shitjes e te sherbimve duke i kthyer ne oligarke;
    5. – i fal tokat ‘e xanuna’ business-it … … …

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    February 6, 2025 at 1:48 pm

    Rama e din qe “çmimet i vendos privati”, dhe ben sikur nuk e di rolin rregullator te shtetit. Perkundrazi, ne kushtet kur paga mesatare eshte me e ulta dhe çmimet me te larta ne rajon, madje dhe ne Europe per jo pak zëra, ky rol rregullator i shtetit eshte i domosdoshem. Edhe kete e din, por nuk e ben se nuk ka forcë së brendeshmi. I mungon energjia pozitive. Mbse ndjen kenaqesi dhe ndjehet I realizuar kur sheh mase te madhe njerzish poshte tij ne veshtersi. Mos u çudisni per kete!

    Reply
  • bisnesmeni i gjobitur says:
    February 6, 2025 at 1:53 pm

    O Demo ai e di po problemi ketij eshte se me cilin subjekt do dialogoje,kush e perfaqeson bisnesin ne Shqiperi,kush flet ne emer te bisnesit si ndodh ne gjithe boten,qe te bien cmimet dhe te jete nje treg i drejte duhet te kete ekonomi liberale tregu,te mbizoteroje konkurrenca drejte,ne Shqiperi tre kater tipa vendosin per cmimin e hidrokarbureve,nese dikush tjeter hyn e heqin qafe,tre kater per fruta perimet,e kshu per cdo lloj bisnesi,Jetojne jashte Shqiptare te suksesshem milionere po nuk behen dot investitore stradegjike se duhet te behet gaztori portokallise qe te jatit nuk i dilte pensioni per buke,Keto o Demo nuk i di komandanti si e quan Termet Peci.

    Reply
  • demo says:
    February 6, 2025 at 2:59 pm

    Oligarket e ndertimit qe shesin nje apartament 100 metro katror per 200 mije Euro..E di cfare u ben ky Qeveriu?
    I heq licencen.psh.i zbulon diplomen Fallco,.i zbulon truallin e ndertimit te vjedhur me dokumenta fallco,etj
    I pezullon Lejen e Ndertimit…Ka vjedhur Token e pronarit,.Ka vjedhur Truallin publik,Ka ndotur Ambjentin,
    Nuk respekton rregullat e Sigurimit Teknik ne pune,si pasoje ka shkaktuar vdekjen e dy punetoreve qe rane nga skela.
    Shtesa katesh pa leje,,Perfitim i Paligjshem ne shkelje te projektit dhe Lejes se Ndertimit.
    Ka Perfituar siperfaqe te paligjshme duke u shtrire pertej Trotuarit te qytetareve duke rrezikuar njerezit ne Rruge.
    Ka prishur Parkun e Ka;amajve per truall Ndertimi.Ka bllokuar hapesirat mes pallateve,.
    isternat e llacit dhe maunet me tulla kane penguar qarkullimin,kane ndetur Rruget,.
    Ja ku i gjeti demo 30 arsye qe ja ben rrup-sup oligarkeve te Ndertimit qe ti shesin apartamentet me cmimet e ndertimit dhe ti ngelet fitimi aq sa fitojne gjithe Ndertuesit e Botes,jo te shitet apartamenti ne Tirane sikur eshte ne Manhatan.
    Po ky Edvini qe ka SHKOLLEN E SHEJTANIT,nuk i di keto?
    E di cfare beri ky kur mblodhi paret e pagesave te Energjise elektrike me gjithe kamate disa vjecare,qe shkonte kamata me shume se Ddritat dhe Uji? Solli Drejtoria ca Kontrata te reja pune,per punetoret dhe arsimtaret,,qe Ata qe nuk kishin paguar dritat dhe ujin,u zgjidhej kontrata. dmth Hiqeshin nga puna.Per te firmosur Kontraten e Re me Ndermarrjen duhet te paraqisje Librezen e ujit dhe te Dritave te shlyer.Shife ku i vete mendja ketij bir kurve per punetoret,arsimtaret,infermjeret,rojet,,Per grosistet,Oligarket,Motelaxhijte,Kullaxhijte,Naftxhijte,,Jo or shejtan Idjot,jo!
    Pswe thone per keta Autiket me znvillim te vonuar?Zoti megjithmend i ka bere idjote,,por ata kane nje gjenialitet te fshehur.Autikut Edi Rama i dha Zoti gjenialitet per te VJEDHUR.

    Reply
  • spata says:
    February 6, 2025 at 5:18 pm

    Cmimet ne Shqiperi nuk ngrihen nga sektori privat por nga taksat qe u ve shteti sektorit privat.Kjo eshte e lidhur dhe me disa ligje qe favorizojne bizneset e lidhur me pushtetaret e politikanet.Kjo nxjerr jashte konkurences prodhimin vendas i cili nuk favirizohet te dali ne treg.Shteti kenaqet kur bujku yne prodhimet ,ne sektorin e bujqesise,i hedhin ne lum ose i lene te kalbet.Hyne prodhimi i huaj( buono per albanezi,kalo ja to gaidhuri alvano,sheet for you ) , qe nuk krahesohet me ate vendas.Kete vere hengra zarzavate, perime e fruta per 2 muaj ,nga bacja e miqve te mi fshatar.Me ndryshoj cereja.Mora ngjyre njeriu.Sa ndryshova perimet e zarzavatet ,nga eksporti ,me zuri barku e ndihesha inpotent.Dua te di ku furnuzohet K/M ine per tu ushqyer? .Kete pyetje ua bera shokve kur pime kafe.Mos i qaj halli.Te gjitha bijo te paketuara me vule garancije.Bluani tagji se kete se rregullojme nese nuk hyne prodhimi i fshatit.Pyesni ne Itali,Maqedoni,Greqi e me tutje,ku e bejne pazarin e fruta-perimave.Tek bangot e prodhimeve te fshatit.Fshataret ,ose bujqit,kane pikat e tyre te grumbullimit e te furnizimit te tregut me prodhimet e tyre.Tek ne nuk ka nje organizim te tille .Nga kjo mungese cmimet jane te pa kontrolluara.Zbrazin xhepat e popullit dhe fryen ato te preferuarit qe jane te lidhur me kupolen.

    Reply
  • Thesprot Epiroti says:
    February 6, 2025 at 7:24 pm

    Dakort nuk ivendos Qeveria. Poor qevrria ka levat të tjera që mban apo ruan ekuilibrat në ekonomi. Këshilltarët duheta dinë dge të veprojnë.

    Reply
  • bisnesmeni i gjobitur says:
    February 6, 2025 at 8:47 pm

    Spata mire Shqiptaret qe jane mesuar me kete lloj regjimi te ushqyerit po keta turistat si ja bejne.Ta dine te shkretet cfare hane atje as me avion siper Shqiperise nuk kalojne me.Nese do te jesh ne rregull me veten zbato disa stile jetese atje,e para mos shiko tv,se te fantakset komandanti cdo ore te dites e nates,as Enveri dikur nuk flinte ne tv,mos shko ne restorante,mos ble makine se ne rast se del ne rruge nuk dihet si kthehesh,kur te ndalon ndonje polic mos fol fare,mos be bisnes,dhe shmang perballjen me shtetin,shkur thuj jetes ik pirdhu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?