Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama uron Nanon për ditëlindjen dhe i bën një profil të pazakontë: Ju rrëfej presorin garip
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama uron Nanon për ditëlindjen dhe i bën një profil të pazakontë: Ju rrëfej presorin garip
KryesorePolitike

Rama uron Nanon për ditëlindjen dhe i bën një profil të pazakontë: Ju rrëfej presorin garip

Published: September 16, 2023
Shpërndaje

Kryeministri dhe kryetari aktual i Partisë Socialiste, Edi Rama ka uruar për 71-vjetorin e lindjes liderin historik të kësaj partie, Fatos Nano.

Veç urimit, Rama i ka bërë Nanos një profil të rrallë, ndërsa thekson se ata të dy flasim “si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë”.

Nano po kalon ditë jo të lehta në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që prej periudhës së Covid-19.
Prej 29 gushtit, ai ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por jashtë rrezikut për jetën.
Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK që prek mushkëritë.

Urimi i Ramës për Nanon:

#EDHE100

- Publicitet -

FATOS NANO u gjend në krye kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysëm shtizë, moralin nën shuajt e këpucëve të rraskapitura nga marshimi 45 vjeçar drejt horizontit që vetëm largohej derisa u zhduk dhe gurmazin e konsumuar të komunizmit që nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë botën, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit e kthente vajtimin e egër të dëshpërimit, në një fishkëllimë sa çjerrëse aq edhe qesharake. Mes fytyrave verdhacuke të udhëheqësve gjemimbytur nga ardhmja e qametit dhe sekretarëve lëkurërreshkur nga dielli i arafabrikakantiereve, “Qorri” ishte aty fytyra e dykuptimtë e kuadrit të ri të partisë, që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit dhe e presorit garip të Ekonomikut, që tregonte barcaleta tallëse për regjimin e luante Bitëllsat me kitarën e tij.

Ishte pikërisht profili joskematik i Fatos Nanos që i dha atij skeptrin e të majtës së porsalindur pas varrimit të Partisë së Punës dhe natyra e tij jodogmatike, e kombinuar me burgosjen absurde që e pagëzoi si lider të pakonkurueshëm të socialistëve, i dha Partisë Socialiste një frymëmarrje të re e një perspektivë si forcë e parë në rrugën e përpjetë të politikës shqiptare. Mbase pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por edhe Fatosi pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do ishte bërë lideri i tyre aq jetëgjatë. Fotoja që kam përzgjedhur për këtë ditë urimi ka qenë për mua pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes së tij nga burgu dhe ende sot befasohem nga ndryshimi i hatashëm mes saj e pamjes së tij në gjyq. Fatosi i prangosur para gjykatësve me vështrimin enigmatik, është presori i Ekonomikut i marrë peng që mbahet fort për sytë e popullit. Ndërsa Fatosi me duart e lira dhe sytë që shkëlqejnë fort është një kafshë e rrallë politike, të cilën pata fatin ta njoh nga afër.

Ai e mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta dhe padiskutim është e tija në radhën më të parë, merita që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një vijë sjelljeje të palëkundur të PS e unikale mes partive politike në Shqipëri. Në krye të PS ai i nxorri socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës, duke i futur në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re dhe duke e bërë shpirtin e ndryshimit motor të lëvizjes përpara. Në krye të qeverisë atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtetndërtimit nga zeroja pas katrahurës rrafshuese të vitit ’97. 

Historia e marrëdhënies sonë të zhvilluar mes ekstremesh, nga “birësimi” im në familjen socialiste me bekimin e Fatosit, deri tek “vrasja e babait” për marrjen e skeptrit të tij, dihet përgjithësisht. Po në ndërkohën që flasim marrëdhënia mes nesh ushqehet shëndetshëm,  me një komunikim miqësor ku e kuptojmë njëri-tjetrin në ajër, sepse prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë. Ose jo në fakt, se kur mendoj çfarë katërrrotaku sovjetik mori Fatosi në turnin e parë, çfarë mjeti shumë më të mirë mora unë prej tij dhe çfarë brandi shpejtësie është sot Partia Socialiste, flasim në fakt si dy pilotë të një makine që duhet të vijojë vetëzhvillimin dhe lëvizë ende më shpejt, duke e mundur përditë rrezikun e ngadalësimit nga konkurenca e dobët.

Duke i uruar ditëlindjen liderit historik të socialistëve, uroj gjithashtu që një ditë ta shkruajmë në një libër, së bashku, raportin e turneve tonave, për t’ua lënë në bibliotekën e zyrës së kryetarit, atyre që do të marrin turnin pas nesh. Po ka kohë plot deri atëherë dhe në ndërkohë, uroj për Fatosin shëndet, gëzime e çdo të mirë familjarisht.

#TëRRALLË

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • Fjale me vend says:
    September 16, 2023 at 10:20 pm

    Kur Enver Hoxha i coi nje urim per ditelindjen ne shtepi Kadri Hazbiut, shkruar ne nje leter shumengjyreshe dhe shume te bukur, Kadriu u pre, dhe ju tha familjareve, mos u gezoni tani “e hengra”! Kadriu ia dinte stilin Enverit nga paraardhesit e tij: Me pare i dekoronte para se ti denonte dhe pushkatonte.
    Kurse Ramizin e kishte mjeshtrin me te madh te intriges politike: P.sh, nese do te duhej te denonte ndonje grup armiqesor p.sh. ne nafte partia, Ramizi porosiste Sekretarin e Pare te rrethit nga ku do duhej te dilte “grupi armiqesor”, qe dikush prej aty, te dergonte letra anonime per sabotim.
    Edhe per denimin Festivalin e 11 te Kenges ne RTV, porositi me marifet andej nga Lushnja, qe nje grup te rinjsh lushnjare, te benin nje leter me kritika kunder ketij Festivali, qe pastaj te thellohej problemi…
    E te tjera, e te tjera…..E mir o mir…….i di demua keto pune.

    Reply
  • Nga Shkodra says:
    September 16, 2023 at 10:28 pm

    Brilante.
    E vertete.
    Fisnike.
    Shume frymezuese.
    Vlere e jashtezakoneshme dhe nje nder pasurite e vtera qe ka ne rrugetimin e saj Partria Socialiste, Partia me e vertete, me serioze dhe me e dashura per shumicen e qytetareve shqiptare.
    Urojme kthimin e vellait tone, Nano sa me shpejt shendosh e mire prane familjes biologjike dhe asaj politike.
    Te gjith spcialistet do dalim te festojme.
    Faleminderit Fatos Nano.
    Faleminderit Edi Rama.

    Reply
  • demo says:
    September 16, 2023 at 10:56 pm

    Keshtu te ka thene motra ty,apo i ke nga vetja? Po te bente Ramizi denoncime per festivalin e 11,i bie tja fuste vetes/Ramizi ishte organizatori dhe shpetoi nga hakmarrja Mehmetit vetem fale nderhyrjes se Nexhmies.

    Reply
  • Dudumi says:
    September 16, 2023 at 10:57 pm

    Nje urim i thjeshte do kish qene me bindes. Gjithe kjo darovitje bulevardeske, e nxjerre me nxitim nga lavatricja e coroditur e Tranzicionit, ku e vetmja gje qe stonon eshte ditelindja e Nanos. Ne fakt ka qene nje periudhe ku PS Ka qene realisht ne unitet. Kur Nano ishte ne Burg dhe Rama ne France.

    Reply
  • demo says:
    September 16, 2023 at 11:14 pm

    Eee or Fatos,ti nuk duhet te hiqje syzet.
    qekur hoqe syzet more veten ne qafe,.Profesori,Keneta,Naci,Baci,,te mbajten Partine gjalle,,ty te mbajten kryetar edhe ne Burg. Shqelmin ta vuri ky qe po te kendon REQUIEM.
    Vdis pa te dua-i thone kesaj.

    Reply
  • Ardi says:
    September 17, 2023 at 1:41 am

    Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka rene, ujqit e kuq saliu, ramiu, pijanecit e bishtrat

    Reply
  • ce says:
    September 17, 2023 at 5:19 am

    O Gjigand, o mendjendritur po na preke vertet me kete shkrim per liderin e madh Fatos Nano qe vertet i meriton ato fjale filozofike te rralla nga nje burre shteti legjendar o Edi Rama , o kryeministri me i sukseseshem qe ka patur ky vend qysh nga 1912. Te admiroj o legjende e politikes , o prijesi legjendar i PS qe po ja ndryshon faqen ketij vendi dhe e pastrove Tiranen nga kjoskat e shpellareve qe mbushen rruget, parqet, lanen e kudo sikur kishin ardhur nga Afganistani. E sot Tirana befason cdo turist qe vjen per here te pare apo qe vjen pas 5 vjetesh me bukurine e saj , jeten e larmishme dhe zhvillimin e madh dhe perkushtimin e Erjon Veliajt qe urojme te jete pasardhesi juaj ne krye te qeverise se vetem ai punon non stop si ju per te ardhmen e ketij populli te lodhur me gerdallen 80 vjecare (Hu Xhintaon) e shqiperise qe nxin cdo dite, vjell vrer, shpif , genjen paturpesisht megjithese po jeton ditet e fundit te Pompeut. Gerdalla 80 vjecare e foltores cdo dite shpif, shpif dhe fundi politik i foltores i vendosur me 14 maj pas humbjes apokaliptike te foltore lesheli do betonohet ne 2025 me konfirminin tuaj o Gjigand per te 4 ten here kryeminister duke u bere legjende e gjalle e kombit shqiptar.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    September 17, 2023 at 6:12 am

    Ishalla same shpejt te dy,merni dhe ce me vete qe te kete mundesi te jete prane jush dhe atje.

    Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    September 17, 2023 at 6:26 am

    Presorin Garip po ua tregoj pra,
    qe per mua ate dreq ligjerate –
    “e kam sjelle me thonj pa prere nga Parisi” tha.

    Reply
  • Buna says:
    September 17, 2023 at 6:58 am

    DITE TE VESHTIRA
    ERDHEN VETET
    PO NGREN KOMUNISTET
    DUART P3RPJET

    DJE KUNDER FATOSIT
    SKURSENIN FISHEKET
    NGA HALLI TANI
    PO I HEQIN BREKET

    TE SHPETOFTE ZOTI
    ISHE TI O BOS
    QE PER SOCIOTRAPET
    BERE DETIN KOS

    PER VJEDHJE DIKUR
    LIGJI TE DENOI
    ME PAS POLITIKA
    THONE TE PASTROI

    KE PATUR MERITA
    YHONE KETA NE FRON
    PER POPULLIN NJE HIC
    DO .MBETESH GJITHMONE

    Reply
  • Ben says:
    September 17, 2023 at 7:31 am

    Zoti Rama na thuaj njehere nese eshte e vertete apo jo qe Nano te ka gjetur ne Paris te palare, me thonje te paprera, duke shitur ikona te vjedhura poshte urave e te ka djelle ne Tirane ? Perse nuk ke bere asnje koment, kur eshte me ze e figure nga lideri historik i PS ?

    Reply
  • intelektuali says:
    September 17, 2023 at 8:23 am

    Qorri” ishte aty fytyra e tre-kuptimtë e kuadrit të ri të partisë, që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit nen hyqmin e Nexhmije Hoxhes, e presorit garip të Ekonomikut, që tregonte barcaleta tallëse për regjimin me urdher nga Nexhmija e luante Bitëllsat me kitarën e tij si per te treguar se ishte cuni i Thanasit dhe djali i Nexhmijes i paprekshem nga Grupi Ideollogjik i sigurimsave te Partise dhe me madhorjs ishte detyra imperative e Kryeministrit te vendit qe me urdher po nga Nexhmija mundesoi gabitjen e floririt te Rubikut ne bashkepunim me Haki Tosken me transport ajror nga Rinasi direkt ne Zyrich te Zvicres, sasi e papare 320 flori 24 karat ne lingota i pergatitur per Banken e Shtetit, njashtu sic del nga raportet e policise dhe doganes zvicerianr ne llogari te familjeve Hoxha, Kapo dhe Alia por duke hedhur edhe ndonje kocke per bedelin e tyre Besnik, Qorr, Pijanec, Kumarxhi dhe Garib enverist, vetem nje pyetje ka mbetur pa pergjigje:

    PSE GARIBI SOCIALIST NUK KA ZGJEDHUR NJE SPITAL PUBLIK KUR RDI RAMA KA INVESTUAT MILIONA ME BEQEN E TIJ?

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 17, 2023 at 8:44 am

    demo, kur do behesh njeri ti o akrep ???

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    September 17, 2023 at 10:42 am

    mire o mire po pyetni içik Liderin Ballkanik sa per sa meleona evro ja bleu Pardhine ke Princ Parku Liderit Historik ???
    po nuk ju kthe xhevap pyetni sekseret e ketij pazari: Tosin e Klosëve apo Mojin e Ruçëve !!!!

    Reply
  • intelektuali says:
    September 17, 2023 at 10:50 am

    Ithtaret femra te Enverit dhe Nexhmijes i derguan Toz Nanos nje fjale me Edi Ramen:

    TE SHEROHESH DHE TE NA VIC KETU TE PARTIA SHENDOSHE E MIRE SE NE EDHE BAR HAME VETEM TI TE NA BEHESH PERSERI KUMANDAR

    Por gruaja e dyte e Toz Fatozit u be xheloze dhe ja ktheu me tone ihtareve femra te Partise se Punes

    IKNI TUTJE JU SE E PRES UNE TOZIN KETU NE KERRTHIZE TE VJENES KU KEMI INVESTUAR MILIONAT QE BURRI IM JU VODHI JUVE QE DINI VETEM TE HANI BAR, SHKONI DHE MBYTUNI NE OTRANTO

    Po Edi Rama qe e dinte nga eksperienca e tij qe kur grinden femrat per nje palo burre punet e pushtetit shkojne keq e me keq nderhyri shpejt;

    PER CFARE KUMANDARI FLISNI JU O SHURUFLLA TE ENVERIT DHE NEXHMIJES, KUMANDARI JAM UNE, CUNI I KRISTAQIT QE NUK NJEH HUMBJE LIDERI BOTEROR QE KORRUPTOI FBI DHE GRABITI BOTEN ME PIRAMIDAT E NJE PALO KESHILLTARI TE OLTA XHACKES QE ISHTE ORTAK I VELLAIT TIM, TOZIT VETEM SA I HODHEN NJE KOCKE NGA FLORIRI I RUBIKUT DHE PRANDAJ I U SUL SI I PAPARE NDIHMAVE ITALIANE, KU KRAHASOHET CUNI I THANASIT ME CUNIN E KRISTAQIT, POR PO DESHI AI PER HIR TE KAUZES SOCIALISTE MUND TA BEJ TOZIN TUAJ PRESIDENT SI LIKEN SE EDHE AI FLORI VODHI DHE KY DUDUMI BEGAJ NUK DI TE BEJE ASGJE TE HAJRIT

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 17, 2023 at 11:02 am

    intelektuali hahahaaaaaa bukur satira jote, por pak cinike.

    Reply
  • Buna says:
    September 17, 2023 at 11:57 am

    LERI PORDHET SHIKO CMIMET
    SHUME TA KEMI ZGJAT
    TI SDI KU I CON LEKET
    MILETI AS BUKE THATE

    CESHTE NERONI PARA TEJE
    E SHKRETOVE KETE VEND
    VEC DICKA MOS HARRO KURRE
    HAK I VULGUT SFAL ASKEND

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 17, 2023 at 12:35 pm

    Po mo demo alias buna, ne ate krah fli, tek haku i vulgut qe s’fal askend !

    Reply
  • XHAKOMO PUCINI says:
    September 17, 2023 at 2:08 pm

    Nje hartim i bukur i nje ” garipi ” ( gangsteri ) te Tirones per nje tjeter garip, jo kaq gangster sa hartimberesi.
    Shteti qe keni krijuar ju, dhe kundershtaret tuaj eshte nje shtet gangster dhe antipopullor, gje qe e tregon fakti se banoret e ketij shteti ikin cdo dite nga vendi dhe shumica ndenjese e ka mendjen per te ikur. te tjerat jane perralla horrasht, me demek antikomuniste kur komunizmi ka 33 vjet qe prehet ne varreza.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 17, 2023 at 2:13 pm

    Dielli i arafabrikakantiereve ishte ai Diell qe te zverdhte pak lekuren, po mbante gjalle gjithe popullsine me buke e me veshje, o qelbesire historike, qe vetem per nje gje ke punuar gjithe kohen. Per te vjedhur dhe per te shkaterruar Shtetin. Dhe kete e bere duke varrosur Partine e Punes. Ate Parti, qe i kendon Funeralin sot, po ate Parti qe vazhdon te jep dhe sot voten ty, o qelbanik i pijanecit Nano.
    Flamuri i grisur i Komunizmit, vertet u tha e u rreckos, po pasuria Publike ngeli aty me gjithe ato “arafabrikakantieret” e qelbesire e veteshpallur. Ngelen aty qe ju ti kullufisnit te gjitha per vete, per ta lene popullin me brekegrisur nga cishte, dhe per ta perzene nga Shqiperia me breza, jo njehere e dy here.
    Keshtu pra, o bashkepenembajtesi i timonit te Makines gerdalle qe u ringjall nga shoferet dhe timonieret.
    Po Ringjallet qebesirat e Partise Socialiste nen targen e Partise se Punes, dhe i kthyet ne Hajdute Profesioniste, aq te pacipe, sa dhe vete Nano habitet me progresin e “turnit te dyte” qe i tejkaloi dhe parashikimet diellore te turnit te pare.
    Keta vjedhin, dhe mburren
    Keta shesin Shqiperine, tallen me njerezit, shesin Sovranitetin, dhe dalin e urojne publikisht krimet e tyre si rrugen e ringjalljes.
    Vetezhvillim, thote bashkepenembajtesi, bashkeshofertimonieriimakinessepartisesocilaiste.
    Ecen me shpejtesi te madhe makina jote o timonier. Nuk ka me parti te punes ta ndaloje
    Jepi plako, se mbi germadhen e Partise se Punes u bere mbret. Ajo po te mban me petulla e po ha me luge floriri. Pa sharjet mbi komunizmin e dime sa te vlejne, te vlejne te shesesh lekuren tende prej halabaku me shtrente se lekuren e Nanos. Je me i shpejte

    Reply
  • Vlora 9 says:
    September 17, 2023 at 3:23 pm

    Bravo Aldrin!

    Reply
  • Katiu says:
    September 17, 2023 at 7:23 pm

    Alabakëria ka simpati për garipët .

    Partia apo qeveria me në krye një garip, heret apo von ,( kjo varet nga populli që I mban në krye ) do të dështojnë . Fjala turke garip , nuk është lëvdatë. Është fatkeqësi për shqipëtarët , të kenë në krye garipë .

    Garipëria politike I ka mbërthyer për fyti shqipëtarët , s’kanë nga lëvizin vetëm se nga shiu në breshër .

    Garipët të bëjnë të qeshësh edhe kur je duke vdekur . Për ketë t’i duam ?

    More , a ka burra shteti ky vënd , ku janë , kur do I shohim ?!

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    September 17, 2023 at 7:49 pm

    Si e thua ate fjale ti Katiu, a nuk te duket burre ty skenderbeu i spiropalit, udheheqesi ballkanik, me fal boteror ?!

    Reply
  • Arber iliri says:
    September 18, 2023 at 12:43 am

    O Rama te dija me modern, dhe te drejtperdrejte,Nano eshte pjese e cirkuitit qe e la Shqiperine kaq mbrapa per 30 vite.Sic e keni nis do filloni te levdoni edhe Enver Hoxhen.Cudi mendoja se ishe dicka me ndryshe.PO fjete me qente,me pleshta do zgjohesh.Kur te vdese Saliu do mbash fjalim malkengjyes mesa shoh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?