Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Veliaj do e zhvendosë rrugën ‘Ukraina e lirë’ sërish pranë ambasadës ruse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama: Veliaj do e zhvendosë rrugën ‘Ukraina e lirë’ sërish pranë ambasadës ruse
AktualitetLajmi i fundit

Rama: Veliaj do e zhvendosë rrugën ‘Ukraina e lirë’ sërish pranë ambasadës ruse

Published: September 23, 2022
Shpërndaje

A jeni i kënaqur që në kontekstin e integrimit në Bashkimin Europian, ju dhe Serbia  në njëfarë mënyre do t’u duhet të zhvilloheni në mënyra të ndryshme, por në të njëjtën kohë, ndërkohë që edhe marrëdhëniet i keni të mira?

Edi Rama: Nuk është çështje e të qenit i kënaqur, por është çështje e faktit që më në fund është kuptuar se është e pamundur t’i zgjedhësh fqinjët tuaj dhe se fqinjët tuaj janë aty për të qëndruar. Kështu që zgjedhja është shumë e qartë; ose do të kërkosh për telashe, dhe natyrisht telashe do të kesh,  që do të ta bëjnë jetën edhe më të vështirë, ose do të kërkosh paqe dhe bashkëpunim. Kështu, duke punuar në këtë drejtimin e dytë, ne do të mund të shohim më tepër dobi për të ardhmen dhe do të mund të ndërtojmë paqen që kemi nevojë. Kurse drejtimi i parë na ka treguar për qindra vjet me radhë se fundi i tij është tmerrësisht i padrejtë për brezat e ardhshëm.

Ne folëm për Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor, por natyrisht njerëzit do të flisnin ndoshta edhe për Kinën dhe Hungarinë. Nëse keni lexuar një artikull të fundit të gazetës “New York Times”, thuhet nëse flitet për Ballkanin Perëndimor, atëherë Rusia, Kina dhe Hungaria duhet të konsiderohen të gjitha si forca mundësisht anti-perëndimore që veprojnë  në Ballkanin Perëndimor. 

- Publicitet -

Edi Rama: Dëgjoni, për shkak të historisë sonë, ne, Shqipëria, jemi në një situatë tepër të veçantë. Gjatë historisë sonë, këtu kemi patur bustin e Stalinit në mes të sheshit kryesor deri në vitin 1990. Kjo sepse udhëheqësit tonë të asaj kohe mendonin që Hrushovi  ishte tepër i butë dhe se perandoria e Bashkimit Sovjetik ishte një bandë tradhëtarësh, të cilët e braktisën Stalinin dhe bashkë me të edhe kauzën e tij. Kështu ata u larguan nga blloku sovjetik, dolën nga Traktati i Varshavës, dhe i drejtuan Kinës. Por bashkë me Stalinin, fituam një të keqe tjetër edhe më të madhe nga Kina, Revolucionin Kulturor të viteve ’60-të. Kjo e bëri Shqipërinë një vend ku as Rusia, as Kina nuk shikohen vërtet si shpëtimtarët tanë, apo si ajo që ne kemi nevojë të dëshpëruar për të. Praktikisht, ne jemi një vend që mbështetemi 100% në energjinë e rinovueshme, pasi prodhimi i energjisë elektrike në vend mbështetet në burimet hidrike dhe për pasojë nuk kemi gaz rus, nuk kemi prani ruse në asnjë formë a mënyrë, përveç një ambasade, e cila e ka zhvendosur së fundmi selinë e saj, për arsye se rrugën ku gjendej ambasada ruse ne e emërtuam me emrin “Ukraina e Lirë”  dhe për këtë arsye u zhvendosën në një adresë tjetër. Kam marrë vesh tani se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ndërmend ta zhvendosë sërish emërtimin pranë selisë së re të ambasadës së tyre. Kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë. Kina po ashtu nuk është edhe aq e pranishme në Shqipëri. Kemi marrëdhënie normale, por  jo edhe aq shumë marrëdhënie. Por përtej kësaj, më duhet të sjell në vëmendje një çështje. Në Evropë po flasin gjithnjë e më shumë për gjeopolitikën, po flasin përditë e më shumë për Ballkanin Perëndimor, dhe po flasin gjithnjë e më shumë për të mos lejuar ata që i quajnë “aktorë të tretë”, që të mbushin boshllëkun. Dhe gjeje çfarë? Kur ra pandemia, të gjitha vendet përfshihen nga një periudhë pasigurie dhe kaosi. Ata bashkohen dhe i shpërndajnë vaksinat brenda vendeve anëtare të BE-së dhe neve nuk na u dha asnjë dozë. Pra, ne jemi siç thashë në mes të Evropës dhe jemi të lidhur me jetën evropiane në të gjitha mënyrat, me njerëzit që jetojnë në Evropë, me TV nga Evropa, dhe jemi ndjerë si peshqit jashtë ujit. Dhe ajo që bëmë, ishte t’i drejtoheshim Turqisë, Kinës dhe në Rusisë. Dhe ishte Turqia ajo që dha vaksina për shqiptarët, ishte Kina që dha vaksina për Serbinë dhe pjesë të tjera, ishte Rusia ajo që ofroi një sasi për disa vende të tjera. Pra, pa këto tre vendet, këto tre koka “ të djallit” le të themi, nuk do të kishin mbijetuar.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • LEON says:
    September 23, 2022 at 8:07 pm

    Ti je hasmi Rusise,,aq sa Ajo: Me marsh te keqen,,ora 5 ke dyqani qumeshtit.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    September 23, 2022 at 8:12 pm

    oi.
    do analizojë ky marrëdhëniet Shqipëri Rusi dhe Kinë.
    po na shanka Hrushovin
    ti o ramut ta lavdërosh Hrushov revizionistin se po të mos ishte për revizionizmin modern, sot bota do ishte pothuaj socialiste, ti tani do ishe ndonjë pedagog i rëndë, me shum mundësi në burg për pikpamjet e tua neofashiste.

    Reply
  • mali says:
    September 23, 2022 at 8:26 pm

    Nuk kuptoj .Ky trap nuk ka pune tjeter por vetem te kenaqe vehten me trapalleqe qe nxjerr nga goja,sepse vete flet ,vete degjon.Kjo eshte shenje e “narcizmit”qe bie ne dashuri me vehten.A i duhet kombit nje person i tille?Nuk ka kombi te nxjerre burra per se mbari?Apo eshte kthyer ne nje diktator qe vret mendimin e lire brenda partiseMe duket se edhe Kim eshte e kenaqur,mbase nga ndonje oferte e Rames derisa nuk artikulohet emer tjeter ne politiken shqiptare.

    Reply
  • ?+ says:
    September 23, 2022 at 8:28 pm

    edvin ramuti është fashist makiavelist

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  • 13 qershor 2026
  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Komentet e Fundit

  1. K R on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet zbulojnë skemën si janë vjedhur tokat në Zvërnec
  2. nastradini on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. tu. me. on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  4. Shit Side on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. Emigranti on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?