Partia Demokratike kundërshtoi si antikushtetuese shpalljen zgjedhjeve të pjesshme vendore në Himarë, pas heqjes së mandatit të Fredi Belerit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë, opozita nuk do të bojkotojë procesin dhe t’i lerë terren të lirë socialistëve në këtë bashki. Për këtë qëllim kanë nisur diskutimet për identifikimin e emrit që do të garojë përballë Vangjel Tavos, të zyrtarizuar tashmë nga Partia Socialiste.
Burime nga PD citojnë marrëveshjen që kanë me PBDNJ-në e Vangjel Dules, sipas të cilës Himara është terren i lirë për partinë e minoritetit grek. Kjo do të thotë se emri që do të kandidojë më 4 gusht do të propozohet nga Vangjel Dule.
Alternativat nuk janë të shumta dhe vendimi i Dules nuk pritet të ketë surpriza. Emri që do të propozohet, thonë burimet, është ai i Petro Belerit, djalit të Fredi Belerit. Arsyet janë disa, por kryesorja është se kandidatura ka krijuar një marrëdhënie gati personale me Kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis, marrëdhënie që do t’i sigurojë opozitës mbështetjen e Athinës në Himarë.
Nëse mbështetja dhe influence e Athinës pritet që të jetë e fortë në këto zgjedhje, nuk mund të thuhet me siguri e njëjta gjë për mbështetjen e Partisë Demokratike. Tashmë me vulë dhe sigël në duart e Sali Berishës, partia më e madhe opozitare, thonë burimet, po shqyrton me kujdes strategjinë që do të ndjekë në Himarë për të shmangur kritikat që ka marrë deri më tani për mbështetjen e kandidaturës kontraverse të Fredi Belerit.
Burimet pohojnë se strukturat vendore të partisë do të angazhohen në mbështetje të kandidatit të propozuar nga Vangjel Dule, por për të mos marrë kosto elektorale para zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, figurat qendrore të partisë do të distancohen nga fushata aktive.
j.l./ dita

Rama vendos Tav me kos…pastaj kryesia e PS zgjedh Tavon!
Mut Tavo e batak kanali opodhita. Une e kuptoj qe te vesh nje himariot kandidat eshte vetevrasje se ai do tu pergjigjet gjithe fisit, shoqerise, krushqise etj etj etj sic e dime qe funksionon ne Shqiperi….dhe korrupsioni eshte 1 me 1 ….poooor nuk kishte ndonje emer tjeter pak me te “paster ” , qofte edhe ndonje himariot te rritur ne perendim ,me shkolle dhe educaten e duhur ??? (jo Itali e Gerqi) …eh Rame o Rame je thjesht kokeforte por jo i zgjuar ne kete rast. Ke levizur pak nga realiteti shqiptar.!!!
E mo!Ki Tavo ,si Bejleri kriminel lab,i vetshallur grek ,a kane pune me drejtesine!!?
Nuk kishte Laberia e Bregut djale tjeter per te zgjedhur?Po na solle nje grekoman me te poshter dhe me hajdut se Belleri?
Do fitoje djali Bellerit dhe nuk ke me cfare justifikimi te nxjerresh.
Themi Himara nuk ka qenë asnjëherë greke, por propozojmë një minoritar për t’i bërë qejfin Greqisë!!!
Vota vendos z.demo.T’i rroje popullit qe e zgjedh.
Ja ku e ne krye te shtetit Ramen.
Populli I votoi bashkiaket e PS qe tani jane ne burg,populli votoi Ramen ,keshtu shkurt hesapi z.demo me gjak ftohte.
Rama bën gabim parimor trashanik me vendosjen e Tavos, jo se Tavoja s’ia vlen si njeri, por se ai s’ka asnjë lidhje me Himarën. Dhe, duke vënē njē minoritar pa lidhje me zonën ku e kandidon, Rama lë të nënkuptohet që pranon të pavërtetën absolute: që gjasme Himara është zonē minoritare. Kjo është shfaqje e thyerjes para presionit të ndyrë grek, presion ky që historikisht ka rezultuar me gllabërimin e territoreve shqiptare prej tyre. Kjo sjellje në thelb është antishqiptare.
Me keto marifete qe po kurdis ky klowni,,Po emeron nje grek te diskretituar ne vend te nje dallkauku te veteshpallur grek,,ky edi rama do haje koken e vete.Do votojne jo vetem homogjenet per djalin e Bellerit,por edhe shqiptaret.
Hilera me rregjistrime fallco,me blerje votash,me kompjutera nuk ben dot me greket,se greket jane nena baba dajua i Hilerave.
Demo ti e di qe politika eshte pune muti.
Opozita shqiptare është në gjendje ti ve flaken Himares dhe Shqipëris vetëm e vetë që ta marr pushtetin.
Bravo Xhafe, kurse Pushteti Rama po ben c’mos qe atje ne Himare te mos fitoje ngaqe eshte merzitur ne pushtet.
Ja se ne cfare derexheje eshte katandisur Politika shqiptare. Vijne “Bejleret” e bejene xhingla ne mes te dites. Shqiptaret shohin e degjeojne e nuk kane se ci bejen Vraseve Kriminelve dhe Antishqiptarve. Turp.