Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama zbardh detaje për takimin e “Open Balkan” në Ohër: BE të kthejë sytë nga ne
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama zbardh detaje për takimin e “Open Balkan” në Ohër: BE të kthejë sytë nga ne
AktualitetPolitike

Rama zbardh detaje për takimin e “Open Balkan” në Ohër: BE të kthejë sytë nga ne

Published: June 7, 2022
Shpërndaje

Nga Samiti rajonal i transportit për projekte strategjike që u zhvillua në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për takimin e Ballkanit të Hapur që do mbahet sot dhe nesër në Ohër.

“Është një ditë që nis këtu sot me transportin sigurinë e rrugëve qëndrueshmërinë e zhvillimit të të gjithë sistemit tonë të transportit dhe që vazhdon në Ohër me një tjetër Samit të Ballkanit të hapur në funksion të ecjes sa më shpejt në funksion të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve të mallrave kapitaleve dhe shërbimeve dhe jetësimit sa më shpejt të 4 lirive në BE. Këto 4 liri janë pa asnjë diskutim ajo çka për ne është jetike, ajo çka për sigurinë në këtë rajon është jetike ajo ccka për paqen dhe zgjidhjen e konflikteve në këtë zonë të Evropës është jetike. Më vjen mirë që sot kemi hyrë në një fazë tjetër edhe falë planit Evropian të zhvillimeve”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka kërkuar sërish vëmendjen e BE mbi Ballkanin Perëndimor.

- Publicitet -

“Të humbasim më pak kohë, sepse ne nuk kemi kohë për të humbur. Kemi shumë më pak kohë për të humbur se sa koha që ka BE-ja. Ecuria e Ballkanit perëndimor të jetë pjesë e vëmendjes dhe mbështetjes se strukturave të Bashkimit Europian.

Sepse të presësh disa vite per segmentin hekurudhor Tiranë-Durrës për shkak të burokracisë ne institucionet europiane krijon frustrim dhe shkon kundër qëllimeve të mëdha të përbashkëta dhe qëllimi të madh në vetvete të Bashkimit Evropian”.

Në datat 7 dhe 8, pra sot dhe nesër, do të zhvillohet takimi i radhës për Open Balkan. Këtë herë takimi i liderve do të bëhet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Për herë të parë në të do të marrë pjesë dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, duke argumentuar se kjo është një iniciativë që e afron Ballkanin e Hapur me Bashkimin Europian.

Ditën e sotme parashikohen vetëm takime informale, ndërkohë punimet kryesore të këtij Samiti zhvillohen në mërkurën. Në datë 8 do të nënshkruhen disa marrëveshje mes vendeve pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet Konferenca me gazetarët.

Për këtë takim, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se “po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” Ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë në tetor të vitit 2019, nga nga Rama, Vuçiç dhe Zaev.

Pasi u bashkua dhe Mali i Zi, janë dy shtete që ende kanë qëndrim kritik ndaj kësaj iniciative, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

AXHENDA

E martë, 7 qershor

17.45 – Mbërritja në Ohër

18.30 – Darkë pune mes liderëve dhe delegacioneve

E mërkurë 8 qershor

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)

10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)

11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar.

12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)

12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve

13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve

14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit

15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë

15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.Branko Azeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre

18.15 – Kthimi për Tiranë

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • silvana says:
    June 7, 2022 at 9:28 am

    forca GJIGAND

    Reply
  • D O K L E A TVI says:
    June 7, 2022 at 2:10 pm

    BE ktheji syte nga Shqiperija.Ne do kthejme bythen nga ju. Rruga per ne BE eshte Stambolli dhe Beogradi e jo Berlini !

    Reply
  • anti anarkisit says:
    June 7, 2022 at 4:07 pm

    Shkrim qëllimkeq, primitiv, gënjeshtar dhe mashtrues. Serbët qe prej se ekzistojnë /afro dy shekuj/ kështu gënjejnë, tradhtojnë dhe vazhdojnë të ankohen si qaramanë para bote dhe njeherit bëjnë gjenocid për interesa të tyre, të Rusisë e Francës. Duhet të jesh i verbër të besosh në këto sepse gati për dy shekuj ketë politik të asgjësimit të kombit shqiptar e bëjnë dhe qe 13 vite zvarrit bisedimet dhe aplikimin e marrëveshjeje e nënshkruar me Kosovën duke prit momentin që ta sulmoji shqiptaret dh Kosovën. Ju megjithatë besoni dhe thoni se është politikan i moderuar sepse qenka mjeshtër mashtrues ordiner e servil.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?