Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama zbut sërish Berishën, tjetër leje për kompleks në Farkë ortakut të dhëndrit, Fatmir Bektashi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Rama zbut sërish Berishën, tjetër leje për kompleks në Farkë ortakut të dhëndrit, Fatmir Bektashi
Investigim

Rama zbut sërish Berishën, tjetër leje për kompleks në Farkë ortakut të dhëndrit, Fatmir Bektashi

Published: November 9, 2025
Shpërndaje

Biznesmeni Fatmir Bektashi, (ortak me dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin), me dy dosje në Prokurorinë e Posaçme, një që lidhet me ish-kompleksin Partizani dhe tjetra me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, vijon të marrë leje për komplekse të mëdha ndërtimi.

Pasi betonoi zonën pranë burgut të grave, duke ndërtuar 50 pallate pa bërë asnjë park të mirëfilltë për fëmijët, apo pa bërë një çerdhe, kopësht apo shkollë,  ai i ka vënë “syrin” zonës së preferuar të Farkës.

Disa kohë më parë, mori leje nga Bashkia e Tiranës për kompleksin “Aba”, duke ndërtuar disa godina nga 3 e 4 katë në një sipërfaqe të madhe ndërtimi. Pa përfunduar ende projektin në fjalë, Bektashi ka marrë një leje të dytë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, duke e quajtur projektin “Aba 2”.

- Publicitet -
Faksimile: Vendimi i KKTU-së për lejen e ndërtimit për firmën “Kontakt” në zonën e Farkës

Leja mban firmën e kreut të KKTU-së, kryeministrit Edi Rama, dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e marrë e pandehur për aferën e Tunelit të Llogarasë.

Bektashi (që posedon edhe pasaportë gjermane) është nën hetim për dy raste, ndërkohë që firma e tij “Kontakt” ka marrë leje edhe në zonën pranë Malit të Dajtit, në afërsi të Bulevardit të Ri, në Ali Dem, Farkë, Paskuqan e madje edhe në Parkun Kombëtar të Drilonit, një zonë e mbrojtur.

Lejet i janë dhënë edhe gjatë kohës që ka pasur dy dosjet e SPAK-ut mbi shpinë, teksa ai hetohet me masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Trualli ka një sipërfaqe prej 3.600 m2 dhe ka një distancë prej 900 metrash nga Liqeni i Farkës

Një nga lejet e fundit është ajo e marrë për kompleksin e radhës në zonën e Farkës. Sipas dokumenteve, KKTU-ja ka zbardhur ditët e fundit lejen për objektin “ABA 2”, një kompleks banimi me godina 2-3 kate dhe 1 kat nëntokë, në Rrugën e “Turdive”, në Njësinë Administrative Farkë.

“Sheshi aksesohet nga rruga e ‘Turdive’ në perëndim, nga rruga që lidh Farkën me Liqenin e Farkës në jug dhe nga rruga që lidhet me zonat përreth liqenit në lindje. Megjithëse nuk ka kontakt dhe shikueshmëri të drejtpërdrejtë, trualli ka një afërsi prej rreth 900 m në vijë ajrore me Liqenin e Farkës” shkruhet në dokumente.

Kompleksi do të ketë 6 godina, ngjitur me njëra tjetrën në një sipërfaqe të pjerrët 3600 metra katorë.

Sipas VoxNews kompleksi është reklamuar prej shumë muajsh, megjithëse leja nuk ishte zbardhur nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit. Një skemë që përdoret nga të gjithë ndërtuesit, të cilët shesin apartamentet para se të hapin gropat. Kjo me qëllim që me paratë e klientëve të ndërtojnë edhe godinat.

Firma “Kontakt” e ka reklamuar projektin para se leja të zbardhej nga KKTU, teksa ka shitur edhe apartamentet

Nga agjentët e shitjes së “Kontakt” është mësuar se shumica e apartamenteve janë shitur. Kjo evidentohet edhe në internet, ku rezulton se pjesa më e madhe e banesave rezultojnë “shitur”.

Duket se, firma “Kontakt” ka sfiduar edhe ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga vetë qeveria. Kjo e fundit ka nxjerrë udhëzime që të ndalojnë shitjen e apartamenteve që në gropë.

—-

Materialet e paraqitura në këtë rubrikë janë artikuj të gazetarëve dhe mediave të cituara dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht hetime të redaksisë

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, vazhdon estrada në KLP: Anëtarët kërkojnë sërish përjashtimin e njëri-tjetrin
  • Rama: Çdo deputet që do fusë dikë në punë me telefon do jetë vepër penale
  • Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse
  • Rama: “Pasqyrë Albania” për të gjithë shtetin, të përfshihen edhe pushteti legjislativ dhe gjyqësori
  • EMRI: Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve

Komentet e Fundit

  1. Vl on Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse
  2. Detari on Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse
  3. Dashi on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. vezhguesi on Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  5. Populli on Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?