Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama, takim me kryebashkiakët në Pogradec, i ‘tërheq vëmendjen’ Dritan Lelit: Fle gjumë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama, takim me kryebashkiakët në Pogradec, i ‘tërheq vëmendjen’ Dritan Lelit: Fle gjumë!
KryesorePolitike

Rama, takim me kryebashkiakët në Pogradec, i ‘tërheq vëmendjen’ Dritan Lelit: Fle gjumë!

Published: July 22, 2022
Shpërndaje

Në një takim me kryetarët e bashkive, Kryeministri i vendit Edi Rama ka listuar bashkitë që kanë bërë një punë shembullore dhe po ashtu nuk ka ngurruar që të përmendë dhe ata problematike. Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se është krenari që Partia Socialiste drejton Lezhën, por ka shtuar se ka bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje dhe mbështetje të madhe nga qeveria, por kryetari i bashkisë fle gjumë.

Edi Rama: Sot flasim për PS, jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin, nuk është uniformë në aspektin e cilësisë, është e larmishme. Kemi bashki që janë shembullore, kemi bashki që janë të mira kemi dhe disa që janë problematike. Të qenurit problematike do të thotë problematike për qytetarët.

Kemi gjithë kohën për t’i adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush. Ne kemi shembuj për të qenë krenarë. Është krenari që PS sot drejton Lezhën, po të shikojmë nivelin e higjenës në plazh dhe po të shikojmë nivelin e kënaqësisë për ata që pushojnë në Lezhë për shkak të punës që bën bashkia.

- Publicitet -

Të tillë shembuj ne kemi kudo në të gjithë Shqipërinë deri në bashki të vogla të cilat kanë mundësira të kufizuara, por për shkak të punës sistematike janë shembuj pozitivë. Që nga shembulli i Cërrikut që është një bashki me halle të trashëguara, që është një bashki që për shkak të pozicionit që ka, ka qenë e lënë pas dore, lidershipi i kryetarit të ri të bashkisë ka bërë diferencën. Belshi, vazhdon të jetë një bashki shembullore. Ngopja me pushtetin është e atyre që harrojnë se kush i ka çuar atje, nuk është e lidhur me sa herë njerëzit i kanë besuar. Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtë nga qeveria, por ka një kryetar bashkie i cili fle gjumë. Vlora me gjithë atë potencial dhe mbështetje që ka nuk duhet ta diskutonte të qenit xixë mëngjes drekë dhe darkë.

Po ashtu, Rama tha se Bashkia e Shijakut është bashki kampione sa i përket trajtimit të procesit të rindërtimit.

Edi Rama: Ne patëm një proces shumë të dhimbshëm, shumë të vështirë, kompleks, procesi e rindërtimit pas tërmetit dhe bashkia më shembullore në të gjitha bashkitë përfshirë edhe Tiranën është Shijaku. Në çdo hap, një përgjigje e institucionit sikur të ishte një institucion perëndimor. Në Shijak. Si ndodhi kjo? Mos vallë erdhën nga Gjermania apo Franca nëpunësit e Shijakut që nuk është shkelur asnjë fakt në dokumente? Shumica e atyre njerëzve që punojnë aty janë ata që punonin më përpara. Çfarë ndryshoi? Ndryshoi lidershipi. Bashkia e Shijakut nuk ka pasur kujdes të veçantë dhe ja ku është sot, është bashki kampione. Ndërsa dy bashkitë e mëdha, Durrësi dhe Tirana, në këtë proces, pavarësisht se kanë problematika më komplekse, kanë çfarë mësojnë nga bashkia e Shijakut.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama është ndalur dhe tek hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, për të cilat ka thënë para kryetarëve të bashkive se nuk janë një shtëtije në lëndinë, por një e përpjetë e thepisur me sfida të mëdha.

Edi Rama: Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, por një e përjetë e thepisur me sfida të jashtëzakonshme, me kërkesa strikte dhe të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për secilin që ka një funksion publik në të gjithë piramidën e administratës shtetërore, por dhe për vetë shoqërinë, komunitetet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Zonat e vdekura urbane prodhojne probleme sociale ( sherre, vrasje) dhe gelltisin fondet e buxhetit says:
    July 22, 2022 at 8:27 am

    Ka ardhur koha qe disa qendra dikur industriale te shuhen, sepse jane mthyer ne zona fantazma, pa banore dhe tu jepet prioritet atyre qendrave qe ofrojne punesim dhe cilesi jete.
    Marrim rastin e Divjakes, e cila mund te urbanizohet edhe më shume duke u lidhur me lagje deri ne Lushnje. Ky qytet i madh mund te kete edhe
    universitete dhe pse jo, te kthehet ne qender universitare. Puna eshte te shfryhet Tirana, duke krijuar qendra te medha qe ofrojne punesim dhe kjo zone ofron cdo mundesi per nje jete cilesore. Det, prodhime bujqesore dhe me mundesi te pafundme edhe per investime ne fusha te tjera prodhuese.

    Reply
    • Anduel Tahiraj, i zgjuari qe kenaqet ne heshtje me 15% says:
      July 22, 2022 at 3:00 pm

      Lelin heren e pare e vuri Kocua. Rames nuk i pelqeu, nuk donte ta vinte heren e dyte, por nuk ia prishi Damianit qe kishte marre nje shifer marramendese nga Leli.
      Mandatin e dyte Leli do bente leket qe i dha Damiani, ndersa Damiani i donte te gjitha. Nisen grindjet, Damiani i nderseu gjithe larot vlonjate kunder dh ikerkoi Rames ta hiqte. Rama ra ne kurth.
      Leli ngaqe nuk kish bere zullumet e Gjikes nuk e hengri presionin, duke u qurravitur vazhdon te qendroje madje shpreson edhe te mandati i trete.
      Keta jane o bandite, o te paafte por asnjeri nuk eshte socialist e nuk mendojne per fukarenjte por per xhepat e tyre.
      Rama, Gjiknuri, Ahmetaj e larot vlonjate e kane vendin ne burg. Leli te ike se eshte as mish as peshk, mos u genjeni nga mosfirmosja per ujesjellesin, grabitja tjeter e radhes.
      Vjeshta do kete surpriza te forta …

      Reply
  • demo says:
    July 22, 2022 at 8:43 am

    E ke marre me sy te keq Lelin,qekur nuk pranoi te bindej per doreheqjen e urdheruar..
    Shihe dhe njehere ate Lelin mos eshte zgjuar,po ben sikur fle,se e bere si Voltana Ademin.
    Eshte nga Nahija jone,o tu mbyllte,nuk eshte i Armikut,,
    Shih mos ja konpenson gjekundi ate borxhin me Ujesjellesin,Nje Amnisty Fiskale,si bere me Cunat e Londres! Cfare te beje Leli qe Bashkia Vlores nuk prodhon droge???!!

    Reply
  • them une says:
    July 22, 2022 at 9:34 am

    Nje te keqe ka Leli, punon por flet pak. “E keqja” tjeter e Lelit eshte se nuk u kap me korrupsion. Leli ka vertet nje problem: Lejoi investime shperfyturuese( sipas idese se Kryeministrit) te Sheshit te Flamurit!
    Mirpo dicka tjeter, e pa thene deri me sot nga asnjeri prej tyre, qendron ne kete mes! Se ne ç’kallo te Kryeministrit ka shkelur Leli, koha do ta tregoje.

    Reply
  • info analitike says:
    July 22, 2022 at 9:39 am

    Qy kendesi kriekaqol a mban ndonje pergjegjesi per vendosjen e ketyre kriebashkiakeve problematike apo ay nuk di as cfare firmos e nuk mban asnje pergjegjesi! Tere fajin e ka Leli se keta te tjeret e ndriten.
    Qy po ia kalon edhe saliut me cmendurit e tij, vetem burgu e ve perfije.

    Reply
  • vlora.vlora says:
    July 22, 2022 at 10:13 am

    Ka te drejte Rama ,vjet vlora qelbej nga plerat koshat neper trotuar rralle i shikoje zbrasur saqe dhe lengjet kishin ndotur gjithe vendin rreth koshit as nuk dezefektoheshin fare ,nuk e di se cfare pune kryen bashkia ,por nje gje eshte e sakte ,,Leli ka qene dhe do ngelet i pa afte ne kete drejtim

    Reply
  • kaltra says:
    July 22, 2022 at 10:16 am

    Lavdëroje edhe k/bashkiakun e Sarandës që shiti gjithë vijën bregdetare te mitingashët tuaj.Duhet te ecin me km njerëzit për të vajtur tek plazhet publike,çdo ditë ka turistë vendi e të huaj që zbohen nga të fortët tuaj.

    Reply
  • Qytetar vlonjat says:
    July 22, 2022 at 10:39 am

    Une qe po shkruaj jam ne Vlore, ne vendin ku duhet maksimumi I pastertise dhe mirembajtjes. Ec e shikoni ju qe I dilni ne krah “gjumashit” qe, qofsha gabim, por per mua ai eshte, raki, verë, mish e peshk. Papastertia, kazanat qe qelbin, anet e trotuateve qe jane gerrmuar qysh para nje viti dhe nuk shikon njeri te punoje. Rrugica e sheshe midis pallateve ne Lungomare te pa shtruata, me gropa dhe ku ngrihet pluhuri ne maje kur kalon makina. Trotuaret (sidewalk), jane jashte çdo standarti normal, nuk mund te kaloje as karroca e femijeve, as invalidi dhe as qytetari e turisti pa “thyer” kemben. Ky eshte kryebashkiaku qe merret ne mbrojtje vetem nga urretjtja per Edi Ramen, apo nga qe eshte “doctor”, apo nga qe eshte nga Kuçi e ku ta do une…

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    July 22, 2022 at 10:59 am

    Humor i kendshem nga sulltanpiktori.Bashkiaket flene n”,ndersa ministreshat 24 ore ne pune duke studjuar bemat e Skenderbeut.

    Reply
    • Skelar says:
      July 22, 2022 at 4:36 pm

      Ti je Qytetar Vlonjat???

      Ti je thjesht je militant i ndyr partie ripjellje….me shum gjasa Patronazhist..

      Vlora nuk ka problem madhor plerat qe duhet ti pasyroj firma Duka.

      Vlora Ka problem se qe nga viti 2015, firma Dibrane fusha dhe Bashkim ulaj, ka shkur cdo gje me urdher te KM.

      Plur, tym inerte, shkaterrim…ky eshte produkti.

      Fillojne punimet ne 15 maj dhe mbyllen ne 15 shtator, Saktesisht gjat sezonit turistik..

      Leli mund te ket probleme e drejtimin e Bashkise(padyshim qe ka), por ju zagaret e partise i shikoni problemet e pastertise se qytetit vetem Kur dhe ku ju ndersen Liderri madheshtor i partis…

      Pse nuk ndiheni ju pseudoqytetar per faktin se Ay, liderri, Asgjesoj Monumentin e Pavarsise, sheshin e Flamurit..?

      A thua se ja kishte len e jema…..

      Pse nuk u ndiet ju kur prishi lulishten tek varri i Ismail Qemalit??

      Pse nuk ndiheni ju per Karabinan Antiligjore te Sulo shehut, qe u nis per tu shpronsuar, dhe sot nuk dihet se kush e zotron.

      Pse nuk ndiheni ju per kaburantin e Kastratit ne lungomare, qe e zgjeron pa leje, dhe liderri juaj i jep bekimin nga Tirana..???

      Ti sje as Vlonjat, e as Qytetar…..

      Reply
  • zgalem says:
    July 22, 2022 at 2:14 pm

    Kritika e sotme e Rames , kunder Dritan Lelit , nuk qendron . Dritani eshte mjek dhe mbi c’motiv u kandidua , per Kryebashkjiak, nuk eshte e qarte . Sot eshte me i afte se sa kur u propozua nga Edi . Cili eshte kriteri , qe zgjidhen kryebashkiaket . Kete duhet te shofi Edi . Te mios kujtohet , pas te korrave . Per detyren e kryebashkiakut , Dritan Leli eshte aftesuar nepermejt punes . Llogjikisht eshte me i afte se sa ka qene , por kritikohet , kur nuk ju bind urdherit , per te dhene doreheqjen . Qe ta provoi Dritan Leli , sa gabim e ka Edi Rama , vleresimin e kandidimit te kuadrove te c’do niveli , le t ekandidoi i pa varur , ne zgjedhjet e arthme . Ka shume mundesi te fitoi , mbi ate , qe do propozoi Rama. Kur propozohen drejtusit , duhet te mbani parasysh , qe do te paguhen nga taxapagusit e varfer . Zgalem

    Reply
  • spata says:
    July 22, 2022 at 2:36 pm

    Te nderuar komentues te Rames per lelin . Jeni gabim qe merrni disa shembuj per te mbeshtetur shprehjen, qysh para 4 viteve te Rames, se me ate te vdekurin, qe fle gjume, punet e Vlores nuk shkojne mire . E perkethyer ne komunizem do te thote .Kur flet partija te gjithe duhet te degjojne e ta mbeshtesin te Madhin. Pra vlonjatet si berthama kryesore e komunizmit nuk bejne dote ndryshe vecse zbatojne urdherat e te Madhit .Kjo e keqe ,qe Rama nuk e ka vlersuar tek vlonjatet, nuk demton lelin por gjithe frymen patriotike te vlonjatve si te majte .Kur shanin drejtorin ,ne komunizem ,ndermarja merrte rrukullimen ,shkolla degjenerohej e ushtrija shthurej . Ja se cfare i ka bere Vlores Rama .
    Une e vizitova Vloren ne muajn qershor . Pa e ekzagjeruar, sic komentojne disa,Vlora ne drejtim te ambjentit vuan dhe ka probleme si cdo qytet ne zonart ku s’jane bere investime .Mos vlersoni, vetem pjese te vecanta te saj, ku jane bere investime te medhaja . Vlora vuan ne brendesi e jo ne vijen bregdetare .Kete jo Leli por te mblidhet e gjithe qeverija me Ramen nuk e stabilizojne pa nje plane gjithe perfshires investimesh .
    Por ka dhe nje te keqe qe lidhet me ato cka nenvizova me larte. Ambjentin paster e mbajne banoret .Ne Vlore ka shume dyndje nga rrethet dhe fshatrat .Keta kane sjell me vehte kulturen ku kane jetuar . Afer pallait ku u strehova gjysmat e mbetjeve urbane te hedhura aty ketu e gjysmat ne kazane. Ne ambjentet rreth pallateve mbeturina nga me te ndryshmet. Orendi shtepijake te hedhura pirg se bashku me inerte qe s’dihen nga kane dale .Cudija me e madhe, qe me la me goje hapur ishte,parcela me domate e zarzavate ne sheshin perreth pallatit .Nuk po hidhem tek qendrat e tregut ,sheshe ku mblidhen pensjonista e bizxhoxhinje , ku spash nje pasterti e kulture sherbimi .Ajo qe me pelqeu kete radhe kishte te bente me mbylljen e rrjedhjeve ne sistemin e ujit .Banesa ku u strehova kishte pothuajse uje gjate gjithe dites .Pershtypje me bene punimet ne sheshin e Flamurit dhe pylli me piramiden e dheu ne qendren e Skeles .Plazhet 80% ishin publike dhe per qytetaret pjeset u derdheshin mbeturinat urbane .Kame vizituar, shume vende bregdetare te Evropes dhe vendeve te treta ,por piramida dheu e pyll ne buze te detit nuk me ka zene syri .Kur pyeta disa qytetare te Vlores me thane .Ate e di i Madhi qe e do shume Vloren .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?