Në përfundim të vizitës faktmbledhëse, deputetët e Parlamentit Europian thonë se qeveria shqiptare nuk u dha garanci që zona e mbrojtur në Zvërnec nuk do të shkatërrohet nga një projekt për ndërtimin e një resorti turistik, që u bë shkak për protestat masive në vend që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Delegacioni i deputetëve të Parlamentit Europian përfundoi të mërkurën misionin faktmbledhës për kërcënimin që po i bëhet Zonës së Mbrojtur të lagunës Vjosë-Nartë nga një projekt turistik, në kundërshtim me standardet e Bashkimit Evropian, si edhe për të parë nga afër protestat e përdithshme në Tiranë kundër qeverisë.
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik në një konferencë për mediat nga Europa House në Tiranë tha se nga vizita në terren në Zvërnec – ku u rrethua toka dhe u bënë disa punime për t’i hapur rrugën projektit, kishte dëmtuar në mënyrë tronditëse dhe serioze këtë zonë.
“Dëmet e shkaktuara deri tani përbëjnë shkelje të qarta të Direktivës së BE-së për Shpendët dhe Direktivës për Habitatet”, tha ajo, ndërsa shtoi se janë dëmtuar dunat e rërës, pyjet, ligatinat dhe është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës.
Por, Strik pranoi se pavarësisht justifikimeve për këtë projekt, qeveria shqiptare nuk kishte dhënë garanci për mbrojtjen e mëtejshme të zonës.
“Ministri këmbënguli se këto ndërhyrje ishin të nevojshme për kryerjen e vlerësimit të ndikimit në mjedis,” tha ajo.
“Ne i shpjeguam se nuk mund të ndërtosh fillimisht dhe më pas të vlerësosh nëse ndërtimi është i pranueshëm”, shtoi Strik duke përshkruar bisedën me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj.
Duke e perifrazuar këtë bisedë me shumë ‘mospajtime’, Strik tha se ministri kishte premtuar një afat 20 ditor për konsultime publike dhe ishte justifikuar për mungesën e tyre me faktin se projekti bëhet në një pronë private, gjë që për eurodeputeten nuk qëndron pasi bie ndesh me standardet e BE-së.
“Megjithatë, nuk morëm asnjë garanci se aktivitetet do të ndalen”, theksoi ajo duke shtuar se “shqetësimet tona mbeten”.
As për shfuqizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për Zonat e Mbrojtura, kërkesë e miratuar në rezolutën e PE-së në qershor, ministri Jaupaj nuk kishte dhënë garanci, duke ia faturuar këto ndryshime procesit të harmonizimit të ligjeve me ato të BE-së deri në fund të vitit 2027.
“Nuk mund ta përkeqësosh fillimisht situatën dhe më pas të thuash se pas një viti e gjysmë do ta harmonizosh me standardet evropiane,” tha Strik duke iu referuar qëndrimit të saj në takimin me Jaupaj. “Deri atëherë dëmi është bërë”, shtoi ajo.
Strik ishte propozuesja e amendamentit 27 që u përfshi në rezolutën e PE-së për progresraportin e Komisionit Europian për ecurinë e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.
Në këtë amendament të votuar me shumicën dërrmuese të anëtarëve kërkohej që qeveria shqiptare të vendoste moratorium ndërtimesh brenda zonave të mbrojtura deri në shfuqizimin e paketës ligjore që u ka hapur rrugë këtyre ndërtimeve.
Por ditën e seancës plenare kur u votua rezoluta drejtues parlamentar të Partisë Socialiste në pushtet ndërmorën një hap të papreçedentë duke u kërkuar anëtarëve të PE-së që të mos e votonin këtë amendament, siç e denoncoi publikisht deputetja gjermane Jutta Paulus gjatë vizitës në Tiranë.
E pyetur nëse ky veprim ishte një gjë normale apo konsiderohej si presion nga eurodeputetët, Strik vlerësoi se bëhej fjalë për këtë të dytën.
“Detyra jonë është të ushtrojmë kontroll demokratik mbi mënyrën se si Bashkimi Evropian vlerëson situatën në Shqipëri, si edhe të sigurohemi që në Shqipëri të mos ndodhin shkelje të standardeve evropiane,” tha ajo.
“Prandaj, një thirrje kaq e drejtpërdrejtë drejtuar eurodeputetëve do ta konsideroja një formë ndërhyrjeje politike”, shtoi Strik.
Strik vlerësoi protestat qytetare dhe thirrjen e tyre “Shqipëria nuk është në shitje”, ndërsa kritikoi sjelljen e qeverisë ndaj protestuesve.
“Në vend që t’i marrin seriozisht protestuesit paqësorë, politikanët po i sulmojnë me fushata denigruese dhe forma intimidimi,” tha ajo.
“Kjo është e papranueshme dhe nuk përputhet me standardet e një demokracie të mirëfilltë”- theksoi Strik.
Po ashtu ajo theksoi se protestat e nisura për mbrojtjen e lagunës së Vjosë–Nartës kishin nxjerrë në pah probleme më të mëdha në vend si: mungesa e konsultimit publik, mungesa e transparencës dhe korrupsioni në nivele të larta.
Në këtë kontekst ajo vlerësoi punën e organeve të drejtësisë dhe i bëri thirrje politikës që të mos bëhet pengesë.
“Politikanët nuk duhet të mbrohen apo të pengojnë hetimet”, tha ajo duke kërkuar po ashtu që “qeveria të punojë seriozisht për një sistem funksional të shtetit të së drejtës, me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe procedurave të padrejta të prokurimit publik”.
Kryetarja e delegacionit të PE-së, Strik, e cila është raportuese në hije për Shqipërinë u shoqërua në këtë vizitë nga eurodeputetët Jutta Paulus, Cristina Guarda, Anna Strolenberg, Nicolae Ștefănuță dhe Daniel Freund. Delegacionit iu bashkuan gjithashtu Boris Mijatović, deputet i Bundestagut gjerman; Jelena Miloš, deputete e Parlamentit të Kroacisë; këshilltarja bashkiake finlandeze Hanna Partanen; si dhe bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër Evropiane, Vula Tsetsi.
Ata morëm pjesë në protestën e së hënës në mbrëmje ku dhanë mesazhe mbështetëse ndaj protestuesve që kundërshtojnë prej më shumë se 1 muaji projektin në Zvërnec dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë të cilën e bëjnë fajtore për korrupsionin e lartë dhe shkatërrimin e natyrës nëpërmjet projekteve të ngjashme të debatueshme për ligjshmërinë dhe transparencën e tyre.
Blerina Gjoka – Reporter

E tmerrshme !
A nuk ju thashe qe eshte bllokuar Delta e Vjoses.
Ishte qe te nesermen e protestave e deklaruar nga specialistet ne artikujt e botuar ne bote..
Ky maskara ben nje masaker te tille, dhe genjen hapur fare
Delta e Vjoses duhet te cbllokohet urgjentisht
Protesta, cfare prisni?
Iku koha e llafeve
Ka nevoje per aksion
BE te pezulloje negociatat ,kapitujt,grupkapitujt,Procesin e antarsimit me Edi Ramen.,Te shpalle non gratas ne BE Edi Ramen .
Ky nga njëra anë premton harmonizim ligjor me BE-në duke njoftuar fundin e ligjit 55/2015 deri në fund të vitit, dhe nga ana tjetër nxiton të mbyllë marrëveshjet me klientët strategjikë përpara se afatet të skadojn
Eshtë hileqar dhe dinak i madh
Kjo eurodeputetja Hute Paulus a ka ndonje lidhje me heroin e luftes se dyte boterore, hitlarianin Von Paulus, qe gjalleroi mjedisin Ne TE gjithe Europen, deri ne Stalingrad?
Paska Minister te Mjedisit qe quhet Sofjan Jaupaj,
E mbushi parlamentin dhe qeverin me anonim qe vetem firmosin cfar do ky
Kush ta la lene Kristaqi?
Si mund te arrij nje kryeminister qe i thot vetes artist deri ketu??
“Nuk mund të ndërtosh fillimisht e pastaj të vlerësosh dëmin” !!!!
klika e PiSit nuk kan fytyre. Ne vend te saj kan byth. Jane fytyr-bytha te gjithe pa perjashtim.
Ministri i radhes i haremit, Sufjan-bytha, nuk skuqet as sverdhet kur publikisht i thote te zezes e bardhe.
Si u ka thene inspektoreve me siper.
Me kete soj po tu flasesh ke rene ne kurthin e tyre se ben lojen e tyre. Ndaj Media nese nuk i bojkotonketa , do bojkotuar ajo vete.
Ky soj ka uzurpuar pushtetin dhe po mbahet me thonj e me dhembe s’e leshon.
Keta te gjelbrit te lene pa buke. Jane variant komunistash per te paketuar bukur. Me degju keta edhe ku ska diell duan panela diellore. E bene Gjermanine te varur nga Rusija per energji pse ja hoqen centralet atomike. Te gjithe marrin rroge ne shtet e duan vetem bicikleta dhe tym cigare hashashi. Keta jane te mire kur ske ku i con leket.
Moratorium kafshes Edvin Betoni.Me kollaj behet majmuni njeri,se behet Edi Rama .
Si sheshi i Teatrit pas prishjes ne 6 te mengjesit. .
Nxitoi “Shitesi i Fiqve” te deklaronte qe “tani kemi vetem shesh” se i digjte pak ai vendimi i Kushtetueses.
Do ta bejne Shesh Zvernecin dhe pas studimit do thone s’ka as natyre madje s’ka patur asnjehere. Me “Teatrin” e hengren shqiptaret por me lagunat nuk e hane andej nga Europa.