Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i Bankës Botërore: Çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten në vendet në zhvillim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Raporti i Bankës Botërore: Çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten në vendet në zhvillim
Ekonomi

Raporti i Bankës Botërore: Çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten në vendet në zhvillim

Published: August 2, 2022
Shpërndaje

Sipas një raporti të Bankës Botërore, inflacioni i ushqimeve është rritur në pjesën më të madhe të vendeve në zhvillim që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe ka futur disa nga vendet më të pasura në një cikël rritje çmimesh.

Organizata e Zhvillimit me bazë në Uashington tha se lufta në Europën Lindore do të godasë shumë vende me një rritje të faturave ushqimore me vlerë më shumë se 1% të të ardhurave të tyre vjetore kombëtare (PBB), ndërsa vendet e tjerat do të dështonin të frenonin ndikimin dhe do të zhyten në një krizë të madhe borxhi.

Libani ishte një nga vendet më të goditura nga inflacioni, tha Banka Botërore, pasi një shpërthim në një fabrikë drithërash në Bejrut dy vjet më parë kishte dëmtuar aftësinë e vendit për të ruajtur dhe shpërndarë misër dhe grurë për 6.8 milionë banorët e tij.

- Publicitet -

Inflacioni i ushqimeve në Libani arriti në 332% deri në qershor, e ndjekur nga Zimbabve me një rritje prej 255% Venezuela me 155%. Turqia ishte e katërta me një shtim të inflacionit ushqimor prej 94%.

Hendeku midis inflacionit të ushqimit në Liban dhe inflacionit të përgjithshëm – i cili shfaq shifrën e saktë të “inflacionit real të ushqimit” – ishte më i ulët, në 122%, por përsëri mbetet norma më e keqe në të gjithë vendet e botës, kryesisht për shkak se kostot e larta të energjisë e çojnë normën e përgjithshme të inflacionit të Libanit mbi 150%.

Një marrëveshje muajin e kaluar midis Ukrainës dhe Rusisë, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara , për të lejuar anijet me kontejnerë që transportonin drithëra të largoheshin nga portet e Ukrainës, ndihmoi në uljen e çmimeve të mallrave.

Të dhënat e Bankës Botërore treguan një ndryshim drastik të çmimeve të drithërave në tregjet globale dhe një rënie të vlerës së produkteve bujqsore duke iu afruar niveleve të vitit të kaluar.

Të hënën, anija e mallrave me flamurin e Sierra Leone “Razoni” u largua nga porti ukrainas i Odesa- s duke transportuar më shumë se 26,000 ton misër me destinacion Libanin.

Kostot e orizit janë rritur gjatë muajve të fundit, pasi ranë në nivelet më të ulta gjatë pandemisë.
Javën e kaluar Bangladeshi i bëri thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për mbështetje financiare pasi rritjet në kostot e ushqimeve dhe energjisë së importuar kërcënoin të minonin ekonomin e vendeve të Azisë Jugore.

Bangladeshit mendohet se ka nevojë për rreth 4.5 miliardë dollarë, por vetëm 1 miliardë deri në 1.5 miliardë dollarë janë në dispozicion sipas marrëveshjeve aktuale të FMN-së.

Sri Lanka ka kërkuar për një paketë ndihme nga fondi me bazë në Uashington pasi i mbaruan depozitat e gatshme për të blerë importe jetike, ndërsa në qershor u rinegociua një marrëveshje me Pakistanin për një hua prej 6 miliardë dollarësh nga FMN.

Çmimet e ulëta të ushqimeve kanë dominuar rritjen globale në dekadat e fundit, duke u kompensuar nga kostot e larta të shërbimit të borxhit dhe importeve të karburanteve për vendet në zhvillim.

Megjithatë, Banka Botërore tha se rritja tronditëse e çmimeve të ushqimeve gjatë muajve të fundit po prek shumicën e ekonomive, përfshirë ato me të ardhura relativisht të larta.

“Është rritur ndjeshëm numri i vendeve me të ardhura të larta të cilat po përballen me inflacion të lartë me rreth 78.6%. Vendet më të prekura janë në Afrikë, Amerikën e Veriut, Amerikën Latine, Azinë Jugore, Europë dhe Azinë Qendrore”, thuhet në raport.

Banka Botërore paralajmëroi gjithashtu prodhuesit e mëdhenj të grurit, si Francën, Spanjën dhe Italinë, se do të duhet të përshtaten me temperaturat në rritje dhe kushtet e pasigurta të motit të nxitura nga kriza klimatike për të ruajtur nivele të larta të prodhimit./The Guardian, Monitor

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?