Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik.
Gjatë vitit 2025, pritet që ekonomia shqiptare të rritet 3.8 për qind. Parashikimet janë publikuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian, ku janë marrë në shqyrtim vendet anëtare të BE-së, ato të eurozonës dhe vendet kandidate.
Sipas parashikimeve të Komisionit europian, pas një rënieje të shpejtë në vitin 2024, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3% të Bankës Qendrore vitin e ardhshëm.
“Ekonomia shqiptare vazhdoi trendin e fortë të rritjes në gjysmën e parë të vitit 2024, me rritjen reale të prodhimit të brendshëm bruto që u ngjit në 4,1%. Konsumi privat shënoi rritje të lartë (4,4% në tremujorin e parë, i ndjekur nga 6% në të dytin), i mbështetur nga rritja e pagave reale, rritja e fortë e kredisë dhe kushtet akomoduese financiare”, thuhet në raport.
Investimet u rritën më shpejt se në vitin 2023 dhe pritet të përshpejtohen në gjysmën e dytë të vitit për shkak të rritjes së shpenzimeve kapitale publike.
Bumi turistik shtyu eksportet e shërbimeve, ndërsa eksportet e mallrave vazhduan të tkurren për shkak të uljes se kërkesës nga eurozona, rënie e çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare dhe forcimi i kursit të këmbimit të lekut.
Komisioni europian evidenton se raport se “Punësimi u rrit në vitin 2023 dhe pritet të rritet më tej gjatë viteve 2024-2026, megjithëse me një ritëm më të moderuar. Shkalla e papunësisë pritet të bjerë më tej. Pavarësisht përmirësimeve në tregun e punës, emigracioni mbetet një problem.
Inflacioni është më shumë se përgjysmuar në 12 muajt e fundit në 1,9% në shtator të vitit 2024.
Sipas eksprtëve të komisionit europian, “Pozicioni fiskal i Shqipërisë u përmirësua në vitin 2023, me deficitin e qeverisë të ulur në 1,3% të PBB-së. Në nëntëmujorin e parë të 2024-ës, të ardhurat u rritën me rreth 10% në terma vjetorë, në përputhje me planin buxhetor.”
i.b./dita
Si u rrit konsumi, kush konsumoi. 768000pensionistë që nuk ju del për të ngrënë, punëtorë me rrogë 400-500euroqë me zor mbyllin muajin, (që përbëjnë shumicën e të punësuarve) apo flitet për të punësuarit që robëtohen si kafshe për të paguar qiranë se në moshë mbi 50 vjeç nuk kanë në kolibe mbi kokë. Një jetë, më normale dhe ndofta me një konsum mesatar mund të bëjnë intelektualët (me pagë të ndershme) dhe me ndihmën e fëmijëve në emigrim. Më në fund konsumi bëhet nga 5-7%epopullsisë ku bëjnë pjesë oligarkët dhe administrata qendrore(këto me abuzime dhe vjedhje fondesh publike të garantuara prej vitesh në poste shtetërore drejtuese) si dhe kompani ndërtimi si ajo që plasi në ersekë(dhe sa të tjera si ajo në 34vite) dhe lakejtë e partive politike si ato të Ilir Floririt dhe Sali Malokut(edhe këto nuk janë aq pak por konsumet i kanë të shumta.) këtu nuk po flasim për të ardhurat nga droga (që qarkullon me shumicë). Pikërisht kjo gjendje është një prognozë se si fitohen të ardhurat dhe kush i konsumon ato. Vazhdoni rreni veten dhe më thellë në fund të një rruge më të errët dhe pa dritë do ta çoni këtë vend. Zbukurimi i gjendjes ngaBE dhe mashtrimi që i bëni vetes do të çoj këtë vend në humnerë ndërsa ju jeni (qeveritarë dhe oligarkë) në parajsën tokësore(Shqipërinë me tragjedia katrostofale)
U rritën pagat e deputetve po, kjo ndodhi. Çmimet, pavarësisht se këtu thuhet se inflacjoni u ul, nuk kanë njohur ulje. Përkundrazi, çmimet nuk kanë për të shkuar më në vlerën që isbin përpara pandemi/luftë/inflacjonit. Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të jenë avadan edhe pse çmimet e lëndëve të para mëtu thuhet se “janë ulur”. Tjetrq, 50k+ apartamente bosh ndërkohë vetëm në tr..
Nuk e di dmth kush i bën këto artikuj propagando-pozitivë
Nuk e kuptoj çdo të thotë rritje ekonomike, nëse ajo nuk ndjehet tek xhepi i qytetarit.
Pra kujt ju rrit ekonomia politikanëve dhe oligarkëve (hajdutë)
Përfundimisht ne punojmë për ta, pra, populli le të shkojë në ferr.
Pa tjeter rritje te ekonomise do te kemi.
57% te prodhimeve shqiptare export iu mbyll dera per UE dhe USA.
Mollet e Dibres po ua hedhin derrave sepse molla e Maqedonise ka 30 vjet qe mbyt tregun shqiptar sa pemtaret e molleve te Korces jane terhequr nga kujdesi per pemtarine.Kane mare rruget e emigrimit Australi,Amerike.
Ne na gezon lajmi qe mijra shqiptare pershendetin Edi Ramen ne Londer.