Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i EUROSTAT: Shqiptarët, të dytët në listë që u është refuzuar hyrja në vendet e BE-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti i EUROSTAT: Shqiptarët, të dytët në listë që u është refuzuar hyrja në vendet e BE-së
AktualitetEkonomiShoqëri

Raporti i EUROSTAT: Shqiptarët, të dytët në listë që u është refuzuar hyrja në vendet e BE-së

Published: May 5, 2023
Shpërndaje

Shqiptarë kryesojnë listën e shtetasve të cilët u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar nga territori i një vendi të caktuar të Bashkimit Europian gjatë vitti 2022. Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Statistikave Eurostat publikuar të premten reth 9950 shqiptarët janë kthyer në një vend tjetër pas një urdhëri largimi nga një vend i Bashkimit Europian. Lista pasohet nga shtetasit gjeorgjianë me rreth 8040 persona dhe shtetasit sirianë me rreth 5590 persona.

Shtetasit shqiptarë me urdhra largimi janë zbuluar se jetonin në mënyrë të paligjshme në një nga vendet e BE-së, ku gjatë vitit 2022 u zbuluan rreth 1.08 milionë persona që jetonin në mënyrë të paligjshme. Shtetasit shqiptarë udhëtojnë pa viza në Bashkimin Europian prej Dhjetorit të vitit 2010 por në rastet e zbulimit “si të paligjshëm” nga autoritetet e një vendi të Bashkimit Europian ata kanë shkelur afatin e qëndrimit tremujor në vendet e zonës Shengen apo kanë kryer veprime jashtë programit të vizës për qëllime turistike. Sipas raporteve për migrimin në vendet e Bashkimit Evropian, aktivitetet e personave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përshi Shqipërinë, të cilat përbëjnë shqetësim janë të lidhura kryesisht me punësimin, zënia e një pune apo vetëpunësimi, në një kohë kur kushtet e vizitave afatshkurtra nuk e lejojnë një gjë të tillë. Një aspekt tjetër, i lidhur me këtë, ka të bëjë me veprat penale ku mund të përfshihen vizitorët afatshkurtër.

Sipas Eurostat numri i shtetasve joanëtarë të Bashkimit Europian, të urdhëruar për t’u larguar nga një shtet anëtar i Bashkmit Europian, ishte 422400 por rreth 96795 shtetas nga vendet jashtë Bashkmit Evropian, me të cilëve dhe shetasit shqiptarë, u kthyen në një vend tjetër pas urdhërave të largimit gjatë viti 2022. Sipas raportit, Franca ka numrin më të lartë të shtetasve të kthyer, rreth 14240, ndjekur nga Gjermania me rreth 13130 persona dhe Suedia me rreth 10490 persona.

- Publicitet -

Ndërkohë shetasit shqiptarë renditën të dytët edhe në listën e refuzimit të hryjes në një vend të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2022 . Sipas Eurostat rreth 15630 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja, ndërkohë që lista kryesohet nga shtetasit Ukrainës me 28890 persona dhe në vend të tretë për nga refuzimi i hyrjes në Bashkimin Europain renditen shetasit e Rusisë me 10 860 persona. Në vitin 2022, rreth 141060 shtetasve nga vendet jashtë Bashkimit Europian , raporton Eurostat iu refuzua hyrja në Bashkimin Europian. Numri më i madh i refuzimeve të hyrjes sipas Eurostat u raportua nga Polonia me 23 330 persona, ndjekur nga Hungaria me 15 780persona, Kroacia me 11 800 persona dhe Irlanda me 9 240 persona.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania

Komentet e Fundit

  1. Sazan Sahani on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. REDAKSIA ONLINE on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Kokpalari 21 janarit on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Vlora e satëme on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. AI on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?