Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shifrat e raportit ILO për Shqipërinë: 19 përqind e pagesave, nën kufirin e varfërisë 5.5 USD në ditë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shifrat e raportit ILO për Shqipërinë: 19 përqind e pagesave, nën kufirin e varfërisë 5.5 USD në ditë
EkonomiKryesore

Shifrat e raportit ILO për Shqipërinë: 19 përqind e pagesave, nën kufirin e varfërisë 5.5 USD në ditë

Published: August 15, 2022
Shpërndaje

Në Shqipëri gati gjysma e të punësuarve punojnë pa pagë në biznesin e familjes, por një kategori e madhe e të punësuarve morën paga mujore nën kufijtë e varfërisë më 2021.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në publikimin për pagat në nivelin e varfërisë verifikoi se, gati 17 për qind e të punësuarve në Shqipëri me pagë paguhen në intervalin 3.2-5.5 USD në ditë.

Shqipëria u rendit në vendin e 62 në mesin e 117 vendeve të botën për nivelin e varfërisë në punë. Gjithashtu vendi ynë numëron rreth 2 për qind të punësuarve që marrin nga 1.9-deri në 3.2 dollarë në ditë.

- Publicitet -

Të dhënat e institucionit ndërkombëtar që merret me treguesit e punësimit tregojnë se, në vitin 2021, gjithsej 19 për qind e të punësuarve në vend paguhen më pak se 5.5 USD në ditë ose rreth 130 dollarë në muaj.

Zakonisht kategoritë e punonjësve në varfëri punojnë në sektorët e bujqësisë dhe shërbime. Puna e tyre është e përqendruar në sezone dhe me paga shumë të ulëta.

Megjithëse kjo kategori punonjësish numërohet si e punësuar, të ardhurat e tyre nga puna janë nën kufirin e varfërisë relative 5.5 USD në ditë.

Teksa varfëria në botën e zhvilluar shpesh shoqërohet me papunësinë, varfëria ekstreme që ekziston në pjesën më të madhe të botës në zhvillim është kryesisht një problem i personave të punësuar në këto shoqëri. Për këta punëtorë të varfër, problemi është zakonisht ai i cilësisë së punësimit, shpjegon ILO.

Prandaj, ulja e varfërisë në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm kërkon rritjen e mundësive të punësimit dhe të të ardhurave të të varfërve që punojnë, atyre njerëzve që janë të punësuar, por nuk janë në gjendje të ngrenë veten dhe familjet e tyre mbi pragun e varfërisë.

Për shkak të strukturës së ekonomisë, puna në vendin tonë ka vlerë të ulët. Sipas statistikave kombëtare gati gjysma e punonjësve në vendin tone paguhet në nivelin e pagës minimale. Kjo ndodh pasi rreth 40 për qind e të punësuarve janë në sektorin bujqësor që kanë fitime shumë të ulëta nga puna.

Pagat në Shqipëri janë rritur me ritme të ulëta gjatë dekadës së kaluar, ndërkohë që karakterizohen nga një informalitet i lartë. Përveçse mijëra persona punojnë në informalitet total, deklarimi i pjesshëm i pagës për efekt tatimi është një fenomen i përhapur në vendin tonë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Kush says:
    August 15, 2022 at 6:53 am

    Me politikat shfrytezuese te kapedanit pjelle e komunizmit keto rezultate do te kete.
    Institutinqe ka bere statistiken shyqyr qe nuk ka pare dhe cmimet e ushqimeve dhe qerave se do lemeriteshin krejt.
    Shqiptaret duhet ta ngulisin mire ne koke qe qeveria qellimisht tenton te na mbaje te mbyllur, te varfer, injorante dhe si rrjedhoje me te nenshtruar.
    Por kjo ka dhe anen tjeter te medaljes, qe shume shoejte do ti dali koka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?