Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku
AnalizaLajmi i fundit

Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

Published: July 17, 2026
Shpërndaje

Komisioni Europian vlerësoi progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi dhe rezultatet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, por ngriti shqetësim të fortë për sulmet politike ndaj institucioneve të drejtësisë dhe pengesat ndaj hetimeve, sidomos pas hetimeve për rastin të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në raportin vjetor për Sundimin e Ligjit të publikuar të premten, Komisioni Europian theksoi se reagimet e ekzekutivit dhe shumicës parlamentare ndaj hetimeve të SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë përbëjnë përpjekje për ndikim të papërshtatshëm mbi drejtësinë dhe dëmtojnë besimin publik te institucionet.

Komisioni ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në reformën në drejtësi, por paralelisht ka kritikuar ashpër sulmet politike ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, duke i cilësuar ato si përpjekje për ndikim të papërshtatshëm mbi sistemin gjyqësor.

- Publicitet -

“Pezullimi nga detyra i një zyrtari të nivelit të lartë, i urdhëruar nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut, si edhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit parlamentar të këtij zyrtari, shkaktuan reagime të forta negative nga pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ, përfshirë sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore”, thuhet në raport.

Komisioni shton se institucionet drejtuese të sistemit gjyqësor reaguan publikisht duke dënuar presionin politik mbi drejtësinë, ndërsa kujton standardet europiane sipas të cilave “të gjitha pushtetet e shtetit duhet të nxisin dhe mbrojnë besimin e publikut te institucionet kushtetuese, përfshirë gjyqësorin”.

Qëndrimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes qeverisë dhe SPAK-ut u tensionuan ndjeshëm pas hetimeve që prekën zyrtarë të lartë të mazhorancës, përfshi ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Gjatë muajve të fundit, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të Partisë Socialiste kanë akuzuar publikisht SPAK-un për tejkalim kompetencash dhe kanë paralajmëruar ndryshime në legjislacionin procedural. Paralelisht, deputetë të shumicës propozuan amendamente në Kodin e Procedurës Penale që do të zgjeronin kategorinë e zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra gjatë hetimeve. Edhe për këto zhvillime Komisioni shpreh shqetësim në kapitullin mbi balancën e pushteteve.

Raporti kujton se Kuvendi refuzoi të heqë imunitetin e Ballukut të kërkuar nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, duke theksuar se ky vendim “ngriti shqetësime lidhur me parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe barazisë përpara ligjit”. Po ashtu, Brukseli vëren se propozimet për të kufizuar pezullimin nga detyra të zyrtarëve gjatë proceseve penale “mund të dëmtojnë efektivitetin e hetimeve penale, përfshirë hetimet për korrupsion në nivele të larta, dhe koha e paraqitjes së tyre mund të kontribuojë në perceptimin e pandëshkueshmërisë”.

Megjithatë, vlerësimi për punën e SPAK-ut mbetet pozitiv. Komisioni thekson se struktura e posaçme “vazhdoi të demonstrojë pavarësi dhe kapacitete të forta për të dhënë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht përpjekjeve të raportuara nga media dhe politika për ta diskredituar, ushtruar presion dhe ndikim të papërshtatshëm”.

Në një tjetër pjesë të raportit, Komisioni evidenton se gjatë periudhës së monitoruar pati edhe kërcënime fizike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke bërë që tetë magjistratë të vendoseshin nën mbrojtje. Raporti po ashtu përmend ngarkesën në sistem sidomos në gjykatën e Apelit dhe problemet e tjera përfshi mungesën e resurseve njerëzore.

Ndryshe nga theksi i vendosur nga raporti mbi presionin ndaj drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, në reagimin e saj pas publikimit të dokumentit, u përqendrua kryesisht te vlerësimet pozitive.

“Raporti i këtij viti konfirmon se progresi i arritur në reformën në drejtësi po konsolidohet dhe se Shqipëria vijon të ecë përpara në përmbushjen e standardeve evropiane, në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria vuri në dukje gjithashtu se raporti vlerëson përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar, rezultatet në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe përmirësimet në efikasitetin e sistemit gjyqësor, ndërsa pranoi se Komisioni identifikon edhe fusha ku nevojiten përpjekje të mëtejshme për forcimin e sundimit të ligjit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Tata says:
    July 17, 2026 at 9:18 pm

    Nuk ka rast ne bote te akuzohesh per 1.3 miliard euro dhe te jesh e lire

    Me vdekje per 320 milion u denua kinezi

    Per 3 milion euro mori fund karriera e Mogerinit

    Reply
    • K R says:
      July 18, 2026 at 3:05 am

      Per 20.mij lek u arrestua nje polic pardje

      Reply
      • Koha eshte tani says:
        July 18, 2026 at 1:23 pm

        Ju te Keshillit te Europes mire e keni, po nuk vine llafet deri te Kryeministria.
        Me duket se jeni te pafuqishem per Shqiperine.
        Sa te mberije fjala Juan, Shqiperise nuk I mbeti as kocka.
        O sot o kurre tregojeni veten per popullin. Apo she ju jeni lemsh e li.

        Reply
  • demo says:
    July 18, 2026 at 2:32 am

    Cfare? Budalla e dini Ramen ju?Rama eshte shejtanBudalla. Mund te jete piktor i deshtuar,sportist i deshtuaR,Familje deshtuar,Kryeminister i deshtuar,por si hajdut nuk ka deshtuar hic,perkundrazi KA MBRETERUAR.E di shume mire kush ja mbush shpellen e Ali babes,prandaqj JETEN E JAPIM BALUKEN NUK E JAPIM.

    Reply
  • Edi says:
    July 18, 2026 at 6:50 am

    Rama per Ballukun eshte i detyruar mos ta leshoje te SPAK. Ka kercenimin me greve urie deri ne flijim te nje grupi te moshes 4 me ne krye Ethem traLalane nese Bela i shko prane Lali Erit.

    Reply
  • Mutdhënësi says:
    July 18, 2026 at 10:23 am

    Ha mut ha o demo kari .

    Reply
  • Valbona says:
    July 18, 2026 at 4:09 pm

    Demokracia do te fitoje ne Albanistan po qe se populli e detyron Kuvendin e Shqiperise te heqe Imunitetin Absurd per te gjithe shtetasit, pervec Presidentit te zgjedhur nga gjiri i tij.

    Reply
  • Rexha says:
    July 18, 2026 at 5:44 pm

    Rama e ben kete, jo se i dhimbset Balluku. Por, sepse mbron vehten. Balluku e Rama jane nje, ajo nuk ka bere asgje pa lejen dhe komanden e Rames

    Reply
  • edi says:
    July 19, 2026 at 3:40 am

    Ti o mutngrenesi qe kujton se duke ngrene mutin e Rames e ke mut te zgjedhur por te paska bere shume dem ne tru ! Me sa duket nga vererat e shtrenjta qe ai perdor je dehur edhe ti ! Ke humbur jo vetem edukaten por dhe sensin si njeri !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  • A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?
  • Anulohet koncerti i Kanye West në Kazakistan
  • Kërcënoi Vjosa Osmanin me ‘vdekje’, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes
  • ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror

Komentet e Fundit

  1. Arratisur on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  2. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?