Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i KE: Shqipëria me ecurinë më të dobët ekonomike në rajon, në tremujorin e dytë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti i KE: Shqipëria me ecurinë më të dobët ekonomike në rajon, në tremujorin e dytë
AktualitetEkonomi

Raporti i KE: Shqipëria me ecurinë më të dobët ekonomike në rajon, në tremujorin e dytë

Published: October 18, 2022
Shpërndaje

Shqipëria dhe Serbia janë dy shtetet e rajonit, që kanë pasur ngadalësimin më të lartë të ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit, sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potencial kandidate.

Sipas raportit, rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor vazhdoi të zbutet në tremujorin e dytë të 2022. Megjithëse ngadalësimi ishte më i butë se në tremujorin e parë dhe rritja mbeti në përgjithësi e lartë. PBB-ja e rajonit u zgjerua me 4.2% me bazë vjetore, krahasuar me 4.8% në tremujorin e mëparshëm. Ngadalësimi u shkaktua kryesisht nga një ecuri më e dobët në Shqipëri dhe Serbi.

Në Shqipëri, rritja reale e PBB-së u ngadalësua në 2.2% nga 6.5% në tremujorin e mëparshëm, për shkak të tkurrjes së investimeve dhe konsumit publik. Pjesërisht kjo shpjegohet dhe nga baza e lartë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, konsumi privat dhe eksportet kanë mbetur të forta dhe kanë qenë nxitësit kryesorë të rritjes.

- Publicitet -

Në Serbi, rritja vjetore e prodhimit u ngadalësua në 3.9%, nga 4.3% në tre muajt e mëparshëm, pasi rritja e qëndrueshme në konsumin e familjeve dhe publike, si dhe kontributet më të moderuara të investimeve dhe inventarëve, u kompensuan nga kontributi negativ i eksporteve neto.

Në Kosovë, rritja reale e PBB-së u zbut në 2.1% me bazë vjetore në tremujorin e dytë të 2022, kryesisht për shkak të konsumit më të ulët të qeverisë dhe rënies së formimit bruto të kapitalit fiks, duke reflektuar tkurrjen e investimeve publike. Rritja është mbështetur në konsumin e familjeve dhe eksportet e mallrave, kombinuar me zgjerimin e fortë të eksporteve të shërbimeve.

Në të kundërt, rritja ekonomike në Mal të Zi u përshpejtua ndjeshëm në tremujorin e dytë të 2022 në 12.7% në vit, nga 7.1% në tremujorin e mëparshëm. Ai u nxit kryesisht nga konsumi privat, si rrjedhojë e rritjes së pagave neto reale pas heqjes së kontributeve shëndetësore dhe rritjes së pagës minimale si dhe nxitjes së mëtejshme të punësimit, që u ndikua nga rimëkëmbja e turizmit.

Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut, ekonomia u rrit lehtë në 2.8% në vit, nga 2.4% në tre muajt e mëparshëm, e ndikuar nga një rritje e investimeve, pjesërisht për shkak të efekteve bazë, dhe përmirësimi i konsumit privat.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, rritja reale e PBB-së u përshpejtua lehtë në krahasim me nga tre muajt e mëparshëm në 5.9%t, e nxitur kryesisht nga konsumi dhe investimet e familjeve.

Në tërësi, PBB-ja e rajonit të Ballkanit Perëndimor u rrit me 4.2% në tremujorin e dytë të 2022, nga një normë mesatare rritjeje prej 4.8% në tre muajt e mëparshëm.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • njëri says:
    October 19, 2022 at 6:55 pm

    kjo piktura ktu ësht e bukur shum.
    portofoli bosh fare.
    ndërsa portofoli im jo vetëm që ësht bosh por ësht i shqyer

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
  • Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur, ndalohet një 15-vjeçar
  • Certifikata false dhe gjurmë gishti në lateks: Në pranga mjekët që favorizuan narkotrafikantin Dritan Rexhepi
  • Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK
  • SPAK ka kërkuar pezullim dhe arrest në shtëpi, por kreu i SHISH nuk ndodhet në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on EMRAT: Pas Hysenit dhe Prodës, në pranga shefi i Laboratorit Shkencor dhe një person në Durrës
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on SPAK ka kërkuar pezullim dhe arrest në shtëpi, por kreu i SHISH nuk ndodhet në Shqipëri
  3. Detari on SPAK ka kërkuar pezullim dhe arrest në shtëpi, por kreu i SHISH nuk ndodhet në Shqipëri
  4. Qelbur peshku nga koka on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi
  5. Kokpalari 21 janarit on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?