Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i Ministrisë britanike të Mbrojtjes: Rusia krijon njësi për t’i vrarë dezertorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti i Ministrisë britanike të Mbrojtjes: Rusia krijon njësi për t’i vrarë dezertorët
AktualitetBote

Raporti i Ministrisë britanike të Mbrojtjes: Rusia krijon njësi për t’i vrarë dezertorët

Published: November 4, 2022
Shpërndaje

Gjeneralët e presidentit rus Vladimir Putin kanë vendosur njësi speciale që kërcënojnë të qëllojnë dezertorët, që është një tjetër tregues se ushtria ruse ende po lufton me moral jashtëzakonisht të ulët, njoftoi të premten Ministria britanike e Mbrojtjes, shkruan BBC.

Në raportin e fundit të inteligjencës britanike thuhet se për shkak të moralit të ulët dhe hezitimit për të luftuar, forcat ruse kishin filluar të vendosin “njësi bllokuese”.

Këto njësi kërcënojnë të qëllojnë mbi ushtarët e tyre që tërhiqen dhe janë përdorur nga forcat ruse në konfliktet e mëparshme.

Gjeneralët rusë kërkuan që komandantët e tyre të përdorin armë kundër dezertorëve, duke përfshirë lejen për të vrarë ata që shpërfillin paralajmërimet. Gjeneralët gjithashtu duan që bazat të ruhen me çdo kusht, madje deri në vdekje.

“Taktika e të shtënave ndaj dezertorëve ndoshta dëshmon për cilësinë e ulët, moralin e ulët dhe mosdisiplinën e forcave ruse”, shtohet në raportin e Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Taktika të ngjashme u përdorën nga forcat sovjetike në Luftën e Dytë Botërore gjatë mbrojtjes së Stalingradit. Atëherë komisarët e Ushtrisë së Kuqe urdhëruan të qëllonin të gjithë ata që refuzuan të sulmonin pozicionet gjermane.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 5, 2022 at 4:44 am

    Nje cdo lufte dezertoret denohen me vdekje.Hulumtoni dhe do e gjeni ne cdo vend!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?